Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gërvalla përplaset me Daçiç në OKB, ia thotë shqip e serbisht: Je vrasës, duhet të shkosh para drejtësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Gërvalla përplaset me Daçiç në OKB, ia thotë shqip e serbisht: Je vrasës, duhet të shkosh para drejtësisë
Kosovë

Gërvalla përplaset me Daçiç në OKB, ia thotë shqip e serbisht: Je vrasës, duhet të shkosh para drejtësisë

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për raportin e UNMIK-ut për Kosovën nisi me një padrejtësi.

Kryesuesi, ambasadori i Rusisë në OKB, Vasili Nebenzia, favorizoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe nuk lejoi që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të fliste në gjuhën e saj amtare.

“Daçiç foli me gjuhën e popullit të tij dhe jo në gjuhën angleze, siç bëjnë të gjithë. Edhe unë dua të flas në gjuhën shqipe, që është gjuha e popullit shumicë në Kosovë, por më është mohuar kjo e drejtë”, tha ministrja Gërvalla.

- Publicitet -

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziade vlerësoi marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e Ohrit duke bërë thirrje për zbatimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo tërhoqi vëmendjen duke kritikuar tensionet e krijuara mes palëve duke thënë se i çuan ato afër skajit për konfrontim fizik.

“Pa një mekanizëm për bisedime të vazhdueshme situata mund të rëndohet akoma më shumë në Kosovë me pasoja edhe për stabilitetin në rajon”, u shpreh Caroline Ziade, shefe e misionit të UNMIK.

Megjithatë Serbia vijon që të shkelë marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën dhe këtë herë, në sytë e mbarë botës.

“Serbia nuk mund dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, deklaroi Daçiç.

Kryediplomati serb pretendoi se situata për serbët në Kosovë është ende e pasigurt dhe për këtë kërkoi formimin e asociacionit. Nga ana tjetër, ministrja e jashtme e Kosovës i tregoi të pranishmëve se kë kishin mes tyre.

“Ivica Daçiç tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë është përgjegjës për vrasje masive, dhunim si armë e luftës dhe krime lufte. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte. Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ishte dora e djathtë e kasapit të Ballkanit, Millosheviç”, zbuloi për të pranishmit Gërvalla.

Gërvalla pati kritika të mëdha për raportin e UNMIK-ut duke e konsideruar atë me shumë probleme pasi nuk paraqet realitetin në terren, përfshirë angazhimin e Kosovës për paqe, samitin e Tiranës dhe as atë të Berlinit si dhe as marrëveshjet e dala prej tyre.

Gjithashtu iu përgjigj homologut Daçiç duke thënë se Kosova i ka zbatuar gjithmonë ujditë, por se është Serbia ajo palë që vetëm mashtron.

Ministrja tha se ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë dhe po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Beogradit. Ndër të tjera, kryediplomatja e Kosovës, para mbarë botës akuzoi Serbinë se do të kishte nisur një luftë po të mos ishte për prezencën e NATO-s dhe SHBA-ve.

“Rusia si aleati më i afërt i Serbisë është kërcënimi i rajonit. Vuçiçi, Daçiçi dhe Shesheli jetojnë në supremacinë ruse. Serbia ka vendosur si program qeveritar një version 2.0 të Serbisë së madhe, një dokument patologjik, i ideologjisë hakmarrëse në vend që t’i kthej sytë nga e ardhmja”, përfundoi kryediplomatja e Kosovës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  • Mbi 200 viktima e qindra të zhdukur në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet, u shkëput një akullnajë
  • Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
  • Alarme të njëhershme për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  5. Sara Gunawan on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?