Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Armë e fshehur në Portin e Durrësit, në kërkim kosovari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Armë e fshehur në Portin e Durrësit, në kërkim kosovari
AktualitetKronike

Armë e fshehur në Portin e Durrësit, në kërkim kosovari

Published: 7 Qershor, 2025
Shpërndaje

Tre armë zjarri dhe fishekë luftarakë janë kapur nga Policia Kufitare në një automjet në portin e Durrësit. Mësohet se armët u gjetën në një automjet tip “Land Rover”, që ndodhej i mbyllur në sheshin e kontenierëve në port që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore.

Në njoftim thuhet se është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, një 24-vjeçari nga Kosova. Gjithashtu policia thotë se ai dyshohet të jetë poseduesi i armëve dhe i përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos.

Ndërkohë armët e zjarrit do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Njoftimi i  policisë:

- Publicitet -

Port Durrës

Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, gjetën  të fshehura  në një automjet  tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna për kapjen e tij

Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022.

Kontenieri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontenierëve  në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore dhe më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi kryerjen e procedurës së hapjes dhe kontrollit te këtij kontenieri.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin Land Rover shërbimet e Policisë konstatuan  në brendësi të automjetit në një hapësirë të përshtatur 2 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1580 fishekë luftarakë  të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe asaj Kufitare të Portit Durrës për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të posedimit të armëve dhe të përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos.

Konkretisht u shpall në kërkim shtetasi kosovar Y. I, 24 vjeç dhe vijon puna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për lokalizimin dhe kapjen e tij. Armët e zjarrit  do  dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve   teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse  janë përdorur  në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës po vijojnë veprimet hetimore  në bashkëpunim dhe me autoritet kosovare  për dokumentimin e plote ligjor të këtij rasti me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Tartari në Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  2. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  4. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  5. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?