Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komunikuar në telefon me Gjergj Zefin, administratorin e portalit “Pamfleti”, i cili u godit me sende të forta nga persona ende të panjohur në rrugën “Bardhok Biba”, në Tiranë.
Mësohet se ministri Balla i ka garantuar Zefit se policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët dhe për t’i vënë para drejtësisë. Zefi po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia njoftoi se me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, e nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
p.c. / dita
