Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Oficerët po përgjohen? Gjermania nis hetimet pas publikimit të një bisede nga mediat ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Oficerët po përgjohen? Gjermania nis hetimet pas publikimit të një bisede nga mediat ruse
BoteLajmi i fundit

Oficerët po përgjohen? Gjermania nis hetimet pas publikimit të një bisede nga mediat ruse

Published: March 3, 2024
Shpërndaje

Gjermania tha të shtunën se ka filluar hetimet për atë që dyshohet se është përgjim i një bisede telefonike, pasi Moska tha se regjistrimi i një oficeri gjerman tregonte se po bisedonte rreth armatimeve për Ukrainën dhe sulmeve të mundshme nga Kievi në një urë në Krime.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë tha të shtunën se Zyra Federale e Kundërzbulimit Ushtarak po hetonte mbi atë që duket se është një rast përgjimi dhe nëse ekzistonte mundësia që regjistrimi të jetë modifikuar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur gjatë një vizitë në Romë, e quajti rrjedhjen e mundshme “shumë serioze” dhe tha se “tani çështja po shqyrtohej me shumë kujdes”.

- Publicitet -

Margarita Simonyan, një gazetare e televizionit shtetëror rus dhe drejtuese e kanalit “Russia Today” postoi audion në profilin e saj në rrjetin social Telegram dhe tha se në audio oficerët gjermanë dëgjohen “duke diskutuar se si të godasin urën e Krimesë”, e cila lidh Rusinë me gadishullin ukrainas që Moska e aneksoi në vitin 2014.

Reuters dëgjoi regjistrimin 38-minutësh, por nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tij.

Në bisedë, personat e përfshirë diskutojnë dërgimin e mundshëm të raketave Taurus në Kiev, një pretendim që kancelari Scholz deri më tani nuk e ka pranuar. Ata gjithashtu flasin për stërvitjen e ushtarëve ukrainas dhe objektivat e mundshme ushtarake.

Ambasada e Rusisë në Berlin nuk iu përgjigj një kërkese për koment të dërguar me email të shtunën nga agjencia e lajmeve Reuters në lidhje me akuzat për spiuanzh të mundshëm. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse tha në mediat sociale të premten: “Ne kërkojmë një shpjegim nga Gjermania”, pa dhënë më tepër hollësi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov foli me gazetarët të shtunën për “planet dinake të ushtrië gjermane, të cilat u bënë të dukshme për shkak të publikimit të këtij regjistrimi. Ky është një veprim flagrant”, tha zoti Lavrov.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letërkëmbimi pasionant mes Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, dy prej mendjeve më brilante të një shekulli
  • Protestat në Tiranë, reagon OKB: Ndalni dhunën, palët të angazhohen në dialog
  • Policia largon autobotin e ujit, komandanti i FNSH: Ju vaftë mbarë, vazhdoni në mënyrë paqësore
  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  2. Saliu i Fundit on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Sh on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. Kokpalari 21 janarit on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. Kris sumën on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?