Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjiknuri inspekton punimet për rehabilitimin e një tjetër rruge në Cërrik: Qeveria do të vijojë me mbështetjen e vazhdueshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Gjiknuri inspekton punimet për rehabilitimin e një tjetër rruge në Cërrik: Qeveria do të vijojë me mbështetjen e vazhdueshme
Politike

Gjiknuri inspekton punimet për rehabilitimin e një tjetër rruge në Cërrik: Qeveria do të vijojë me mbështetjen e vazhdueshme

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Vijon puna për rehabilitimin e rrugës në fshatin Malasej, Njësia Administrative Gostimë nga e cila përfitojnë rreth 3500 banorë. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë Cërrik Andis Salla inspektuan punimet në këtë rrugë, që është një tjetër premtim i mbajtur për banorët e zonës që e kishin kërkuar prej kohësh këtë investim.

Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut u shpreh se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Cërrikut. “Më vjen mirë që Bashkia e Cërrikut dëgjoi një kërkesë të kahershme të banorëve. Janë 3500 njerëz që preken nga kjo vepër në kuptimin pozitiv që lidhet me rrugën nacionale. Është një vlerësim i punës së kryetarit të bashkisë, angazhimi i tij. Pikërisht për këto arsye ky jam i bindur që e meriton mbështetjen e njerëzve sepse e jep fjalën dhe e mban. Mbi të gjitha duhet thënë që këto janë investime të mirëadministruara nga fondet e Bashkisë së Cërrikut”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve siguroi se Bashkia e Cërrikut do të vazhdojë të ketë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare. “Janë vepra që nuk janë të fundit. Jam i bindur që do të vazhdojnë. Andi ka treguar veten si një njeri që di të bëjë projekte, di të komunikojë me autoritetet në Tiranë, ka ide për zhvillimin e qytetit. Unë ju garantoj këtu, si drejtues politik, bashkia e Cërrikut do të vazhdojë të ketë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Ca me fondet e tij si bashki, patjetër dhe qeveria me fondet e tjera më të mëdha për vepra të tjera më të mëdha”, shtoi ai.

- Publicitet -

Drejtuesi politik Damian Gjiknuri shprehu bindjen se qytetarët e Cërrikut do të dinë të vlerësojnë ata që punojnë. “Jam i bindur që qytetarët e Cërrikut do dinë t’i vlerësojnë këto se janë gjëra pune. Ne nuk merremi me fjalë. Ne nuk duam të bëjmë ato betejat politike të Tiranës këtu. Ne duam që atë që themi ta bëjmë në dobi të qytetarëve të Cërrikut. Kështu që kryetar, ke përgëzime bashkë me stafin me të gjithë ekipin. Ta gëzoni dhe mezi pres të vij bashkë me ju ta inaugurojmë këtë rrugë që jam i bindur do të jetë dhe një rrugë shumë e bukur sepse kjo krahinë është shumë e bukur”, tha Gjiknuri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?