Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjiknuri në takimin e Partive Europiane Socialiste: Vendet e Ballkanit perëndimor i kanë përmbushur obligimet për integrimin në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Gjiknuri në takimin e Partive Europiane Socialiste: Vendet e Ballkanit perëndimor i kanë përmbushur obligimet për integrimin në BE
Uncategorized

Gjiknuri në takimin e Partive Europiane Socialiste: Vendet e Ballkanit perëndimor i kanë përmbushur obligimet për integrimin në BE

Published: June 25, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste (PES) për Këshillim Europian me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PES, Sergei Stanishev.

Të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ku u rikonfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane ishin dhe Kancelari Scholtz dhe përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme Joseph Borrell.

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri thekson se partitë simotra të së majtës europiane konfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane si garanci stabiliteti dhe sigurie në një Europë të trazuar.

- Publicitet -

“Pata kënaqësinë të ndjek nga afër mbledhjen e partive europiane socialiste, pra gjithë familja e social-demokratëve europianë me liderë kryesorë Olaf Scholtz dhe shumë liderë të tjerë të familjes së majtë ku u ritheksua edhe njëherë mesazhi i rëndësisë së zgjerimit. U shpreh keqardhja dhe zhgënjimi që edhe kësaj radhe rrezikohet përsëri procesi i zgjerimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ai.

Gjiknuri shton se në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste u theksua edhe një herë nevoja imediate e zgjerimit, pasi vendet i kanë përmbushur të gjitha obligimet e tyre.

“Gjithçka mbetet thjesht pjesë e politikës konservatore ku vendet mbajnë peng njëri-tjetrin dhe nëse do të vazhdojë kështu, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian do të rrezikohet. Ky qe një mesazh i të gjithë partive të majta, bënë thirrje ndaj të gjithë vendimmarrësve që ky proces të ecë sa më shpejt përpara në të mirën e sigurisë europiane, për të mirën e Bashkimit Europian”, nënvizon Gjiknuri.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Nje mergimtar says:
    June 25, 2022 at 2:00 pm

    Pretendohet se jane plotesuar kriteret e nevojshme ,sic ka thene Europa.Shqiperia nuk ka permbushur nje kusht themelor:Parlamenti Shqiptar asnjehere nuk ka dale me nje ligj unanim (pervec rasteve kur behet fjale per interesat e tyre,ligjevenesve).Edhe pas ketij vendimi te Komisjonit Europian mazhoranca shpreh pikellimin kurse opozita ngazellehet per deshtimin.Fatkeqesi qe na shoqeron.Parimi i zilise “Ne nuk kemi e nuk marrim per vete,po mos u jepni kenaqesi dhe atyre.”)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?