Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gjithë Shqipëria ty të do…” Portrete të atyre që i mblidhen poshtë Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Gjithë Shqipëria ty të do…” Portrete të atyre që i mblidhen poshtë Berishës
Lajmi i funditPolitike

“Gjithë Shqipëria ty të do…” Portrete të atyre që i mblidhen poshtë Berishës

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Ishte e papritur kur ish-kryeministri Sali Berisha  ndërsa është me arrest shtëpie vendosi të fliste me mbështetësit e tij që ishin mbledhur jashtë shtëpisë së tij më 3 janar nga dritarja, por tani kjo është kthyer në një normalitet të ri.

Irfan Shkodranit, një 70-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, nuk i intereson nëse i duhet të udhëtojë rreth 80 kilometra në ditë vetëm për të marrë pjesë në një protestë ndryshe në kryeqytet, Tiranë.

Një rrugicë e ngushtë e mbushur me kafene është kthyer ditët e fundit në një shesh proteste për qindra mbështetës të liderit historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

- Publicitet -

Ai tani qëndron në shtëpi në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe me vendimin e fundit të gjykatës duhet të kalojë ditë e net brenda banesës së tij.

Por për kënaqësinë e Shkodranit dhe qindra mbështetësve të tjerë të Berishës, ai ndonjëherë kap një altoparlant dhe i drejtohet turmës nga dritarja e banesës së tij.

Shkodrani thotë se vjen çdo ditë për të dëgjuar Berishën. Fillimisht merr autobusin nga Elbasani. Kur kthehet, miqtë e çojnë ndonjëherë në shtëpi me makinë. Te Berisha sheh “shpresë, besim dhe fitore”.

“Unë e kam mbështetur Berishën që në vitet 1990… Përveç Berishës, askush nuk do ta mundë liderin socialist dhe kryeministrin Edi Rama. Jam nga Elbasani dhe vij çdo ditë. Vij me autobus dhe këto tre ditët e fundit jam kthyer me makinë”, thotë ai. Ai ka lot në sytë e tij.

Më 30 dhjetor, një gjykatë urdhëroi “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, pas shtyrjeve të shumta gjatë asaj jave, ku politikani 79-vjeçar humbi imunitetin e tij parlamentar.

Sipas masave kufizuese, Berisha mund të komunikojë vetëm me familjarët me të cilët jeton. Vendimi i gjykatës mund të ankimohet brenda pesë ditëve.

Berisha i ka kundërshtuar akuzat ndaj tij si një “gjyq politik” dhe këmbëngul se do të vazhdojë kundërshtimin e tij ndaj qeverisë së Ramës.

“Vendim i padrejtë”

Figura dominuese politike në Shqipëri pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 dhe sërish në vitet 2000, Berisha u akuzua në tetor 2023, së bashku me dhëndrin e tij, për “korrupsion pasiv” që daton që nga viti 2008.

Akuzat lidhen me një ndryshim legjislacioni të bërë nga qeveria e tij e atëhershme në 2008 për të lejuar privatizimin e komplekseve sportive të shpronësuara në komunizëm.

Prokurorët thonë se ky ishte një nga një sërë ndryshimesh ligjore të ndërmarra nga qeveria e Berishës për të lehtësuar zhvillimet e biznesit në të cilat ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, kishin një interes financiar. Prokurorët pretendojnë se ata të dy së bashku kanë marrë rreth 5.4 milionë euro ryshfet.

Ndërsa Malltezi u arrestua, Berishës iu ndalua largimi nga Shqipëria dhe u urdhërua të paraqitet rregullisht në polici.

Mbështetësve të tij nuk u bën përshtypje lista e akuzave apo urdhri për arrest shtëpie.

“Vendimi i gjykatës nuk është i drejtë”, thotë Irfan Shkodrani, ndërsa shikon aparatamentin e e Berishës në mes të një shiu janari, të cilin ai e mposht me një çadër.

Ashtu si Shkodrani, ka shumë të tjerë që kanë qenë mbështetës besnik të tij që nga viti 1990.

Çdo ditë në orën 17:30 ata mblidhen në të njëjtën rrugë, disa prej tyre mbajnë fjalime dhe për disa minuta dëgjojnë Berishën teksa u flet nga dritarja me mikrofon. Pastaj shkojnë në shtëpi, për të ardhur sërish të nesërmen.

Disa vijnë nga qytete të tjera, por ende këmbëngulin se do të vijnë çdo ditë. Berisha gjithashtu është zotuar se do të flasë me ta çdo ditë. “Asnjë prokuror nuk mund të më ndalojë të flas me ju”, thotë ai.

“Kushtetuta ka një nen, Nenin 17, i cili përcakton se asnjë kryeministër, asnjë gjykatë dhe asnjë prokuror nuk mund ta mohojë lirinë e fjalës. Kjo mund të ndodhë vetëm me ligj”, tha ai më 3 janar, ndërsa turma u përgjigj: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Berisha u vu nën “arrest shtëpie” pas akuzave për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit apo të të zgjedhurve vendorë”, më 30 dhjetor.

Nuk dihet nëse Berisha ka shkelur me megafonin e tij masën e sigurisë për të mos komunikuar me askënd përveç personave me të cilët jeton, por gjykata ende nuk ka reaguar.

Disa nga mbështetësit e tij, disa prej të cilëve vijnë nga qytete të tjera çdo ditë, i thanë BIRN se masa e sigurisë që i është caktuar, është “jo e drejtë” dhe se arrestimi i tij është “politik”.

Berisha është i njohur për mbështetësit e tij të përkushtuar dhe besnikë, shumica e tyre e kanë mbështetur që nga fillimi i viteve 1990 – ndoshta sepse e lidhin atë me rënien e komunizmit dhe ndryshimin që solli demokracinë në vend.

“Ai është i burgosur politik i Ramës”

Pëllumb Dervishaj, nga Patosi, në jug të Shqipërisë, thotë gjithashtu se ai vjen çdo ditë në rrugën ku ndodhet apartamenti i Berishës dhe se do të vazhdojë të vijë çdo ditë për ta mbështetur. Ai e ka ndjekur edhe Berishën që në vitet ’90.

“Vij çdo ditë nga Patosi për të mbështetur liderin historik, profesor Sali Berishën. E kam mbështetur që në fillimet e demokracisë në vitet 1990. E vlerësoj për shumë gjëra, është një listë e gjatë të mirash që ai ka bërë për Shqipërinë. Nën qeverisjen e Berishës, ne hymë në NATO, u liberalizuan vizat për në Evropë dhe shumë e shumë gjëra të tjera”, tha ai për BIRN.

I pyetur se çfarë mendon për masën e sigurisë së gjykatës, ai thotë: “Ka diçka që nuk shkon”.

“Ka diçka që nuk shkon sepse, për mendimin tim, nuk ka prova, fakte, dokumente, argumente, ndaj mendoj se është një arrestim politik”, tha ai për BIRN.

Një tjetër mbështetës Zyhdi Kashari, 74 vjeç, nga Tirana, thotë gjithashtu se do të mbështesë Berishën çdo ditë.

“Jemi mbledhur për të çliruar shqiptarët nga diktatura. Jemi kthyer në diktaturë dhe po mblidhemi për të mbrojtur Sali Berishën, i cili ishte themeluesi i Partisë Demokratike. Ai solli pluralizmin që ne gëzojmë sot”, tha ai për BIRN.

“Unë e kam mbështetur Berishën që nga viti 1990. U largova nga Tirana për një ditë; vetëm një ditë nuk pata mundësinë të dilja dhe të protestoja”, shtoi ai.

I pyetur se çfarë sheh te Berisha, ai thotë: “Gjithë të mirat. Ai është njeri i drejtë, ai është njeriu më i shenjtë për mua.”

Ai gjithashtu e quan të padrejtë masën e sigurisë së gjykatës. “Është nga diktatori që ka dhënë urdhrin në gjykatë. Ka kapur gjithçka”, thotë ai duke iu referuar Ramës.

Shan Luxhaj, 61-vjeçari nga Kurbini në veri të Shqipërisë, vjen çdo ditë në Tiranë për të mbështetur Berishën.

“Unë shoh shumë padrejtësi. Berisha është një i burgosur politik i Ramës. Ai është lideri historik i Partisë Demokratike dhe i Shqipërisë, ka Zotin me vete, popullin dhe është patriot”, tha ai për BIRN.

“Berisha po sfidon sistemin gjyqësor”

Një ekspert i ligjit, Gentian Serjani, i cili drejton organizatën “Drejtësi Sociale”, me qendër në Tiranë, tha për BIRN se komunikimet e Berishës janë shkelje e masës së sigurisë.

“A po shkel urdhrin e gjykatës për të mos komunikuar me persona të tjerë? Po. Por që ky urdhër të zbatohet, duhet që gjykata të tregojë se si duhet të ekzekutohet ky urdhër”, tha Serjani.

“Dhënia e këtij urdhri, për të mos komunikuar me persona të tjerë, rrallëherë ndodh të jetë pjesë e disponimit, pasi edhe masa e arrestit shtëpiak e përfshin këtë”, sqaroi ai.

“Berisha po sfidon sistemin gjyqësor, duke gjetur hendeqe ligjore dhe duke i përdorur ato në favor të tij”, shtoi ai.

Nëse shpallet fajtor, Berisha rrezikon 4 deri në 12 vjet burg.

Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara akuzuan Berishën për përfshirje në “korrupsion madhor” dhe deklaruan se ai nuk kishte më të drejtë të hynte në vend.

Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Vuk Karaxhic baba i Lexhendes says:
    January 11, 2024 at 10:47 pm

    Ene une per mecin tim Lexhenden protestoj ketej nga paradizo. Mbetshsni qunin tim ene te Shelqeres. Oh Shelqere sa me ke knoq ato dite Netori ’43. Ohhhhhh. I kujtoj ene prap prishem oj Shilqere. Kena bo qun jo shaka. Para lexhend… me ndero mu bsben tat bjoloxhik

    Reply
  • demo says:
    January 11, 2024 at 11:15 pm

    Aty te pafsha me gjithe keta zagare qe lefin poshte..

    Reply
  • Baftjari says:
    January 11, 2024 at 11:53 pm

    Atehere i bie qe Shqiperia eshte nje shtet me 120 banore (gomere) …sepse vetem keta shkojne dhe pellasin o Sali o Hero githe Shqiperia ty te do…pra gjithe gjithe Shqiperia eshte 120 banore…

    Reply
  • TIRONA says:
    January 12, 2024 at 1:51 am

    Perkrahesit e saleh karaxhit kane surbitur corben e keqe kane perfituar te padrejten because nqs do te kishin humbur pronat e trasheguara te ligjeshme DO DRIDHESHIN NDRYSHE!
    Aj dru me pre!

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2024 at 4:11 am

    Or du ta shof ATJE si Alo Qosen,si Fuat Qorrin,,se si nje cope malok telendisi Inteligjencen Kombetare.
    Une i shifja maloket Sali Berisha,Mehmet Elezi,lysienko Bashkurti,Besnik Mestafa,kur ngjisnin shkallet e Redaksise ‘Zerit Rinise,si koka te medha.Keto plehra qe atehere i urrenin qytetaret,por nuk e cfaqnin.I peshpeshnin Remzi Lanit:-Kush ja botoi ciklin filanit?Aaa shpellar qen biri qenit aty te pafsha!
    Mos ja hiq tapen,,Edi Rama!!!!!!!!!!!Me kacarrum misri mbyllja shishen!At unaze qe ja ke ngul ne turi ,,sille verdalle maje hololit si ariu Tahir Bacoves,,
    Ato 50 vete qe rrijne poshte mullarit,,ato s`jane qytetare,,Ata jane katundare duuur,duure,qe kane zdryp ne qytet.Katundari brezi pare eshte sherbetor,nuk i ndihet zeri,,Bresi dyte behet rrugac,ganhsterr,,.Keta jane brezi dyte..Leri keta,se duhen per spektakel.Si palaco Cirku.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 12, 2024 at 6:32 am

    cdo i denuar me arrest shtepie, mund te mbledhe nja dyqind-treqind veta te protestojne poshte shtepise se tij, po te mblidhet farefisnia, shoqnia dhe krushqia.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 12, 2024 at 7:41 am

    Ata që shajnë Enverin,
    Atë e kan gjallë,
    Ai që i puthte dorën,
    Në katin 8 si gërdallë..!
    -Enveri nuk u dënua,
    Fëmijt i la fukarenj,
    Sala u dënua se,
    Fëmijt po i miliardier..!
    -Të korruptuarve,
    Enveri u priste KOKËN,
    Sala oligarkve,
    I merte afër votës..!
    -Ky është dallimi,
    I regjimeve të shkuara,
    Ndaj Salës duhet thënë,
    Pagua pasurit e popullit të rrafshuara.!
    -Ej,drejtësi e vonuar,
    Mblidhi mën e kokës,
    Sna duhet Saliu në burg,
    Por pasuria e këtij si MAKUT..!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 12, 2024 at 7:43 am

    Ata që shajnë Enverin,
    Atë e kan gjallë,
    Ai që i puthte dorën,
    Në katin 8 si gërdallë..!
    -Enveri nuk u dënua,
    Fëmijt i la fukarenj,
    Sala u dënua se,
    Fëmijt po i lë miliardier..!
    -Të korruptuarve,
    Enveri u priste KOKËN,
    Sala oligarkve,
    I merte afër votës..!
    -Ky është dallimi,
    I regjimeve të shkuara,
    Ndaj Salës duhet thënë,
    Pagua pasurit e popullit të rrafshuara.!
    -Ej,drejtësi e vonuar,
    Mblidhi mën e kokës,
    Sna duhet Saliu në burg,
    Por pasuria e këtij si MAKUT..!

    Reply
  • Edi says:
    January 12, 2024 at 7:52 am

    Shko e qaj te varri Enverit or matuf Ethemi se mbase mallengjehet e ngrihet e te ben vend aty prane vehtes…Ahahahaha

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 12, 2024 at 8:14 am

    Sa bukur xha Ethem
    ti qenke një poet
    të rrjedhin vargjet lumë
    gjithë pathos e lezet.

    Enverit xha Ethem
    i thurre një kurorë
    e lulet më të bukura
    i mblodhe në dëborë.

    “Non gratën” e dërrmove
    e mbylle në katua
    nga komentet e tua
    njaj Sala u tërbua.

    I them Blendi Fevziut
    Ethemin ta ftojë në debat
    të flasë ashtu si duhet
    për jetën aty në fshat.

    Reply
  • edi says:
    January 12, 2024 at 8:19 am

    O Ethem trapi me shkolle te larte ne Zall herr. Ti kujton se duke i perseritur nga 2-3 here komentet dukesh burre i mençur ?! A nuk na tregon se per çfare po vuajne femijet e Enverit ( megjithese e meritojne) para vuajtjeve tona ne kohen e tij. Ndoshta ti ke te drejte sepse me servilizmin tend ti ushqehesh me te gjithe pushtetet.

    Reply
  • edi says:
    January 12, 2024 at 8:35 am

    Jore Baftjar, nuk jane ato Shqiperia,Shqiperia jeni vetem ju socedvinistet si ty , demo e Tirona ( qe vetem tironca e qytetare nuk jeni) sepse e tregoni veten qe jeni aq te kulturuar e qyteteruar sa nuk leni rast pa ofenduar Shqiptaret e veriut ( dhe per kete keni te drejte) sepse ju jane bere pjese ne tokat e pallatet qe zaptuat ju jugoret ne kohen e Enverit! Ta gezoni Ramen bashke me Tiranasin tjeter Ethem Lalaj.

    Reply
  • TRAPAJANI says:
    January 12, 2024 at 10:33 am

    Shqiptari eshte si Ari, por Shqiptari eshte si magjari (gomari).

    Sala me ken burr hidhet nga ballkoni e i pershnet krejt keta budallat poshte

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 12, 2024 at 10:36 am

    PS:
    -Pasi lexova servilët,B..lëpirsit e Sb që i shkojnë çdo ditë te kulla për të dëgjuar PORDHËT e Tij me të njëjtin REFREN..Kundër SHBA,BE,E.RAMËS,SOROSIT,SPAK(SKAP)GJJKO-BANDË,etj..Po ju përsërisë:
    1.Sb vdiq përfundimisht politikisht.Pasi NON GRATA Amerikane,Angleze,etj është KANCER i pa shërueshme.Sb do qëndroi me LIRINË(Sllobodankën) me nënën Sërbe kolonele e UZNO(UDB)shumë gjatë,Edhe si agjent i shumfisht që u shërben që në vitet 1976,70,80 me pseudonimet “PENICILINA”,BISTURIA”,Të akuzuar nga Azem Hajdari,të cilin e nxori në pritë për ta vrarë F.Haklaj që Sb i vrau vëllan-Shkëlqimin dhe më von të 4 vëllezrit gjithsejt 200 djem Tropojan pse ishin me PS DHE UÇK-në që Sb e quante BANDË.
    2.Afera korruptive madhore për Kl.Partizani me firmën e Tij si KM ishte shkaku për ta izoluar Sb dhe dhëndrin e Tij për ndërtimin e 19 kullave dhe 25 pasurive përrallore në gjithë Shqipërinë deri në Gjermani për Gocën e Tij(Malltezit) të blerë me 340.000 €.
    • Ata që thon se për Sb nuk ka FAKTE,Ju kujtojmë 21 janarin,Gërdecin,ÇEZ-DIA,97,98,09,011,..dhe vrasjet që nga 2 prilli 1991 Shkodër deri 21 prill 2021 Elbasan= me mbi 20.000 të vrarë.
    3.Arrestimi Sb u bë nga SPAK+GJKKO me ndikim AMERIKAN dhe jo nga E.Rama që nuk po mbron as Ministrat e Tij,pasi Sb në vënd që të ulte kokën për Korrupsion madhor,Minim të demokracisë,Shpërfillje të drejtësisë..Hodhi Amerikën në GJYQ dhe sulmon DREJTËSINË QË E VOTOU VET NË 2016,Ndose me kokën ulur dhe 2 gishtat lart nga frika e Ambasadorit LUUU..!!
    4.Sb do të ngelet pa PARTI,LOGO E VULË dhe foltorja do të futet nën BREKËT E LIKE FLORIRIT NË ZGJEDHJET E 2025..Për të ngrënë BAR PËRJETSISHT(Yuri Kim).
    5.Sb është kuruar me psikotrope që në 1970 nga Dr.YLVI VEHBIU,Ndaj duhet të çohet orgjent në VLORË OSE ELBASAN,pasi mund të hidhet nga kati 8-të për tja lën fain E.Ramës të cilin e konsideron ARMIK se nuk e mund dot me zgjedhje,përveç një herë në 22.03.1992 me ndryshimin e sistemit,Ku Sb pretendon se si KOMUNIST 100 KARAT RRËZOI KOMUNIZMIN E VDEKUR.
    -O militant lum e përrua,
    Lëre Salinë shif hallet e Tua,
    Saliu u la shëndenë,
    Kur Shqipërisë i nxori THEMELË..!
    -FLM DITA

    Reply
  • Tironci says:
    January 12, 2024 at 11:08 am

    Fjale me fend ket rrot hajvani, kur te vdese mos e qani /
    por mbulojeni me bujashka, vetem sumen lejani perjashta /
    qe kur Ethem Laja te nise te dhjese, Fjala me fend ta pershendese /

    Reply
  • Tani says:
    January 12, 2024 at 11:20 am

    Doli psikopati

    Reply
  • Arber iliri says:
    January 12, 2024 at 3:52 pm

    Me i riu prej mbeshtetesve te Saliut 62 vjec,te tjeret 70 deri 80 vjec,nga te gjitha viset.Pra shume te vjeter ne moshe dhe shume pak nga gjithe vendi.Konkluzioni se berishizmi vetem tek pak te moshuar,njesoj si enverizmi.Shqiperia pra ndodhet para mundesise te nje hopi cilesor ne politike.Uroj te vijne burra e gra te mencur,te pergatitur,me mentalitet modern dhe mbi te gjitha patriòte dhe te ndershem.Rama mendoj se do te ike pas me pak se 5 vite.

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    January 12, 2024 at 4:11 pm

    U desh ky arrest shtepie per Saliun qe shqiptaret te shihnin se banon ne nje apartament ne katin e fundit te nje pallati…ndryshe nga Edi Rama, ky Kryetari i asaj PS “prane shtresave ne nevoje” qe rron ne nje Keshtjelle te vockel 1+1 atje ne Surrel qe e ka ndertuar me ato 3000 Euro pasuri qe ka deklaruar me sinqeritet pa ju skuqur e zverdhur hic surrati!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?