Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO cakton arrest shtëpie për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku lë qelinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > GJKKO cakton arrest shtëpie për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku lë qelinë
KronikeLajmi i fundit

GJKKO cakton arrest shtëpie për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku lë qelinë

Published: February 27, 2024
Shpërndaje

Ditën e sotme GJKKO ka marrë vendimin për të liruar nga qelian ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, duke e lënë atë në masën e sigurisë “Arrest shtëpiak”. Vangjush Dako është caktuar në arrest shtëpie për shkak se i kanë kaluar afatet e paraburgimit.  Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

Dy javë më parë, gjyqtarja e hetimit paraprak i kërkoi Prokurorisë që deri në datën 27 Shkurt të plotësojë dosjen edhe me një akt ekspertimi në lidhje me projektin e vijës bregdetare, për të cilën Dako dhe disa ish-zyrtarë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën. Prokuroria pretendon se ata kanë përllogaritur gabim fondin limit duke e shumëfishuar atë dhe pasi kanë rënë në dijeni të këtij fakti, nuk e kanë rregulluar gabimin.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

- Publicitet -

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Aldrin says:
    February 27, 2024 at 3:22 pm

    Gjynah Dako, cojeni ne shtepi se u la ne burg per turp. Rama ka hapur garen e shkaterrimit te mjedisit, ca do Dako brenda? U be deti kos, i takon dhe atij pjesa e Betonizimit

    Reply
  • Sul Koburja says:
    February 27, 2024 at 4:17 pm

    Gjushi ,gjynaf mos paca thone se ka bere shume mekate.

    Reply
  • mali says:
    February 27, 2024 at 10:08 pm

    Ne burg duhet te Cohen politikane te moshen mbi 78 vjec.E para e kerkon shtepia sepse behen te bezdiseshem neper shtepi.Prapa hekurave I kane te gjitha sherbimet deri ne nderesat e bebelinave.
    Ky eshte I ri .Merini ca para per te mbushur arken e shtetit qe eshte bosh sepse Rama ia qiu gopen e semes me verdallosje me Carter bashke me haremin e tij.
    Edhe ata qe vjedhin bicikleta ,hiquni nje dru dhe leshoini.
    Burgjet mbaini vetem per ata qe kane qejf t’i bien me dore dhe te mos I shohe gruaja.

    Reply
  • mali says:
    February 27, 2024 at 10:26 pm

    Zj.Dita ,perse nuk hap komente lidhur me temen per gjuhen shqipe?
    E ke nderuar profesorin te jape pikpamjet e tij per nje problem ketij per kombin.
    Eshte mungese respekti per personin jo debati lidhur me problemin.
    Hiqni dore nga mendesi te se kaluar se mendimi I tjetrit eshte pa vlere.Ju keni fiksime ne tru per keto gjera sepse nuk e kuptoni demokracine. Nuk e di kur do te cliroheni nga idete se njeshi ne qeveri eshte perendia.

    Reply
  • durrsaku says:
    February 28, 2024 at 7:16 am

    Gjushit i takon te lirohet sepse ka bere shume per partine. Besoj se me shpalljen e amnistise ( fale kjo dhe PD-es se vules) do ja heqin fare denimin. E meriton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: I pastrehu në Durrës u braktis nga spitali në port, i prenë këmbën. U tha që vdiq, pastaj iu rikthye pulsi në morg
  • Vala e zjarreve në Europë, humbin jetën 3 zjarrfikës në Kretë; Mesdheu ‘zonë e kuqe’ e rrezikut
  • Tirana, mes tregjeve më të shtrenjta, qiratë e zyrave arrijnë deri në 40 euro/m²
  • Rusia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për themeluesin e aplikacionit “Telegram”
  • Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës

Komentet e Fundit

  1. Detari on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  2. Detari on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  3. K R on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  4. Vava on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Xha Teme analisti on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?