Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO kaloi dosjen për gjykim, Veliaj kërkesë Kushtetueses për shfuqizimin e vendimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > GJKKO kaloi dosjen për gjykim, Veliaj kërkesë Kushtetueses për shfuqizimin e vendimit
AktualitetKronike

GJKKO kaloi dosjen për gjykim, Veliaj kërkesë Kushtetueses për shfuqizimin e vendimit

Published: April 10, 2026
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në të cilën kërkon shfuqizimin e vendimit nr. 29, datë 09.02.2026, të GJKKO-së (vendim i gjyqtarit te seancës paraprake znj. Etleva Deda), si dhe për pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e këtij vendimi.

Në një deklaratë për median, avokati Plarent Ndreca shprehet se krahas kësaj, kërkesa përfshin edhe shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në të njëjtat kushte.

“Ky proces është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet; Parimi i barazisë së armëve është cenuar, pasi prokuroria ka vepruar në avantazh të plotë procedural; Gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës; Z. Veliaj është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave ku ai duhet të mbrohet i lirë”, shprehet Ndreca.

- Publicitet -

Deklarata e plotë:

Të nderuar përfaqësues të medias,
Në vijim të praktikës sonë për të informuar opinionin publik mbi çdo veprim ligjor të ndërmarrë nga mbrojtja e z. Veliaj, ju bëjmë me dije se sot kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit nr. 29, datë 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe për pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e këtij vendimi.
Kërkesa jonë përfshin gjithashtu shpalljen si antikushtetuese të dy dispozitave ligjore që kanë kontribuar drejtpërdrejt në cenimin e të drejtave kushtetuese të z. Veliaj, si dhe të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, që ndodhet në të njëjtat kushte.

Thelbi është i qartë:

Ky proces është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet; Parimi i barazisë së armëve është cenuar, pasi prokuroria ka vepruar në avantazh të plotë procedural; Gjykimi është zhvilluar në kushte që cenojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës; Z. Veliaj është trajtuar në mënyrë të tillë që cenon prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor, përfshirë mbajtjen në kushte izolimi gjatë seancave ku ai duhet të mbrohet i lirë.

Në këto kushte, vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq është marrë mbi një proces të kompromentuar në themel, duke prodhuar një proces antikushtetues dhe për rrjedhojë, të pavlefshëm, i cili nuk mund të prodhojë pasoja juridike të vlefshme.

Për këto arsye, i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese:

të shfuqizojë vendimin e seancës paraprake;

të shpallë të pavlefshme veprimet e kryera mbi bazën e tij;

të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 14 të ligjit nr. 95/2016;

të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 332/gj të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo nuk është thjesht një çështje individuale. Është një sfidë për rivendosjen e rendit kushtetues dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon drejtësia në këtë vend. Ne do të përdorim çdo mjet ligjor për të garantuar që Kushtetuta dhe standardet evropiane të mos mbeten deklarative në letër, por të zbatohen realisht, ashtu siç sovrani – populli shqiptar – ka shprehur vullnetin e tij përmes miratimit të Kushtetutës.

Faleminderit.

Av. Plarent NDRECA

Mbrojtësi i z. Erion Veliaj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    April 10, 2026 at 9:23 am

    Vete hajdut
    Hajdut Avokati
    Gruan hajdute
    Te rene nga Vakti.

    Reply
  • ErVelia - Miss Hajduteria says:
    April 10, 2026 at 9:50 am

    Deri tani u shqye duke kerkuar daljen per gjykim e tani qe GJKKO e kalon dosjen per gjykim, Veloja kerkon shfuqizim vendimi!
    Asnje fjale as ai e as avokat Ndreca i tij (i akuzuar per korrupsion kudo ku ka qene ne detyre) per akuzat, gjithe llafollogjia drejtuar te Prokurori, thua se ai e ka paditur per vjedhje te prones tij private.

    Reply
  • ILIR says:
    April 10, 2026 at 11:51 am

    Akoma me kete dhelper qelbesire do merey drejtesia ? Ai po lufton si hileqar ti shpetoi drejtesise me afate.Po perpiqet te beje te njejten sic beri Basha. Mendoj se per SPAK dosja Veliaj do te jete vendimtare per vete ekzistencen e tij

    Reply
  • Berlin says:
    April 10, 2026 at 12:07 pm

    Po vuajn ate sistem qe e kane ngritur vete per vite te tera.

    Reply
  • xxx says:
    April 10, 2026 at 2:46 pm

    E pesove kot se koti, me Babale te futi brenda SPAKU i PDHit mbeshtetur nga nderkombtaret.
    Je shume ok krahasuar me pisat e tjere, megjithe vendimet pro privatizimeve, shembjen e Teatrit, sheshin e shemtuar Skenderbej, lejet e medha td ndertimeve, leshimeve qe i bere Edvinramutit mbi territorin e kryeqytetit, e lidhjeve qe bere edhe ti me cifutet.
    Por, shtrove rruge me peme e me kanalizime deri ne skajet e periferise se kryeqytetit, sistemove nje qytet qe e gjete si Kandahari, sistemin urban, shkolla e kopshte e qendra shendetsore, te gjitha qe jane baza e nevojave popullates qytetese, i bere ti! Ndaj te perndoqi PDHi dhe amerika me spak, e te tradhtoi Edvini i 100 flamujve.
    Tiranasit ti shohin me dylbi nevojat e tyre qytetare kur infrastruktura e re te filloj amortizohet, e do filloj shpejt se qytet super i dendur, gjysma vendit e ngucur ne Tirane, si kazerme.

    Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    April 10, 2026 at 3:40 pm

    Ajola shpetoi shyqyr me shtatezanine. Tani edhe lali me mender juristin do ja dalin me shtatezani afatesh e procedurash. E njejta strategji si Lyl Basha, Saliu, Argita dhe SjamArBeri…

    Nderkohe edhe Ogerta nuk e meriton bashkine. Tirana me takon mua se jam dhe i fort dhe i zgjut.

    Rrofte Nasta dhe Nesti! Poshte Edi Rama!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?