Gjykata e Posaçme la të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Astrit Avdylin, të arrestuar dy ditë më parë në banesën e tij në Shijak.
Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit.
Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën dhe Vis Martinajn.
Gjithashtu SPAK thotë se Avdylaj ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylaj, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.
j.l./ dita