Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjoba për mungesat në Kuvend, njihuni me deputetët ‘dembela’ në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjoba për mungesat në Kuvend, njihuni me deputetët ‘dembela’ në Shqipëri
Lajmi i funditPolitike

Gjoba për mungesat në Kuvend, njihuni me deputetët ‘dembela’ në Shqipëri

Published: August 12, 2024
Shpërndaje

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për mungesë të pjesëmarrjes në seancë plenare apo në komisione.

Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

- Publicitet -

Rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Oriola Nebiaj ka sërish shifrën më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Deputetja Andia Ulliri është dënuar me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë 13 deputetë në radhët e së djathtëve, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës. Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë.

Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto. Pikërisht në maj të vitit të kaluar Parlamenti votoi për rritjen e pagave për deputetët, ministrat, presidentin, kryeministrin dhe punonjësit e administratës publike. Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve u dyfishua nga 156.770 lekë në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 euro).

Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, pagat iu bënë thuajse 400.000 lekë (3.636 euro) nga 228.000 lekë. Paga e presidentit shkoi në 425 mijë lekë (3.863 euro) nga 257 mijë lekë. Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit. Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.

Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • muçua I tanes says:
    August 12, 2024 at 11:46 am

    po çfare nxirni o debile, ju plasi k…debuteteve per mbledhje, ata e kane perfunduar betejen pas marmes se mandatit….dhe kjo eshte e perjeteshme, parte,rushfetet,sexin, …..

    Reply
  • Artan says:
    August 12, 2024 at 12:33 pm

    Si eshte ajo gazmorja me ate doganierin qe kishte filluar pune sefte dhe qe pyeti: Pse,paskemi edhe rroge ne? ! Edhe shume deputete besoj nuk e dine qe marrin rroge. Bejani nenen atij vendi me keq se ia keni bere.

    Reply
  • demo says:
    August 12, 2024 at 3:19 pm

    Qenkan kepute! Rende i paskerkan denuar.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    August 12, 2024 at 3:22 pm

    VOTONI L. BASHËN!7×7=42!

    Reply
  • Arja says:
    August 13, 2024 at 6:24 am

    Deputetët duhet të kenë një pagë bazë por jo më shumë se rroga mesatare në vend dhe të marrin bonuse sipas kontributit që japin se kështu disa shkojnë në parlament flenë gjumë atje dhe ngrenë kartonin për votim në,se janë zgjuar në atë moment ose po i zgjuan….

    Reply
  • Gjin Gega says:
    August 13, 2024 at 12:00 pm

    Po per pensionistët a do të mendojë kush apo veç Zoti qe eshte ne qiell qe një deputet të marrë 3 5 milionë lekë te vjetra ne muaj qe nuk janë duke bere asgjë dhe pensionisti 150 mijë lekë te vjetra qe nuk i dalin as per te marrë ilaçet mujore, po per te henger e pire,per te pritur dhe përcjellë dasma e vdekje e vizitat tek doktori etj etj a mund ti përballojë kush a mund të me thoni zotërinj parlamentare e pushtetarëve?
    Po ju kryeministri i Shqipërisë Edi Rama çfarë mund të thuash. Po ju kryeparlamentare,e per ju zoti president e di qe jeni një kukull qe kemi pas vene ne kopshtet tona per te mos me na i marrë msysh kopshtin. Pash kishen e Shnanojt a do ta ktheni koken ndonjë herë. Unë veç se kam shkruar kot se e di qe as nuk do të thoni as një fjalë.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    August 14, 2024 at 6:04 pm

    A mendoni se “Ndofta Parlamenti Jone” nuk ka nevoje per kaqe shume deputete?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?