Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mbajti një qëndrim neutral për grevën e minatorëve të minierës së Spaçit, duke e parë çështjen thjesht si konflikt mes punonjësve dhe kompanisë private, por deputetët e opozitës dhe mazhorancës këmbëngulën se minatorëve u ishin shkelur të drejtat kushtetuese dhe kërkuan ndërhyrje.
Ministrja Delina Ibrahimaj dha sqarime të martën para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për përgjegjësitë që kjo ministri ka për zgjidhjen e kërkesave të minatorëve grevistë të minierës së Spaçit.
Ibrahimaj foli me një gjuhë të drunjtë për rolin e ministrisë, duke e parë këtë rol thjesht si ndërmjetësues mes minatorëve dhe kompanisë koncesionare “TETE Albania”, pa fuqinë ligjore për të ndërmarrë masa konkrete ndaj kompanisë për pushimin nga puna të 67 minatorëve grevistë.
Ajo tha se i druhej një gjyqi nga ana e kompanisë nëse do të ndërhynte në këtë moment për marrje masash vetëm në bazë të pretendimeve të minatorëve dhe aludoi se greva kishte nisur pa përmbushur kushtin për ndërmjetësim.
“Do të verifikojmë situatën dhe zbatimin e kushteve të punës pasi të mbarojë e gjithë kjo”, tha ajo, ndërsa shtoi se “nga momenti që ne nuk kemi një verifikim institucional të pretendimeve, nuk mund të marrim masa me supozime”.
Sipas Ibrahimajt, “në të kaluarën ka ndodhur që kur janë marrë masa pa dokumentacion, kompanitë kanë fituar gjyqe dhe kanë shkaktuar kosto shtesë”.
Ministrja bëri një tablo të situatës së krijuar dhe tentativat që dikasteri që ajo drejton ka bërë për të zgjidhur konfliktin mes minatorëve dhe kompanisë. “Nuk ka konstatime konkrete të shkeljeve sindikale nga punëdhënësi në këtë fazë”, tha ndër të tjera ajo, ndërsa pretendoi se “greva nisi pa njoftim paraprak, gjë që kërkon vlerësimin e mëtejshëm”.
Duke i qëndruar rolit ‘neutral’, Ibrahimaj theksoi disa herë se nga ana e ministrisë i ishte kërkuar kompanisë koncesionare që të rikthente në punë grevistët e pushuar nga puna dhe se u kishte sugjeruar Konfederatës së Sindikatave “kthimin e grevistëve në punë për të mos përkeqësuar situatën sociale të tyre”.
Ibrahimaj nuk përmendi në asnjë moment kërkesat për të cilat minatorët kanë dalë në grevë, që lidhen me të drejtën për të krijuar sindikatën e tyre, kushtet e vështira në punë, mungesën e sigurisë dhe pagat e ulëta.
Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se “e drejta e punës dhe e drejta e grevës është e drejtë kushtetuese që duhet të respektohet”, duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës, ligjeve vendase dhe konventave ndërkombëtare dhe tej çdo parimi moral dhe etik atë që ka ndodhur me pushimin nga puna të minatorëve grevistë.
Edhe deputeti socialist Erjon Braçe e diskutoi çështjen si një të drejtë themelore të minatorëve që nuk mund të negociohet. “Kur kompania thotë nuk do të kesh sindikatë se s’dua unë, s’ke çfarë të negociosh. Nuk negociohet Kushtetuta me askënd, pavarësisht statusit që ke”, iu drejtua ai ministres.
Sipas Braçes, minatorëve u është mohuar e drejta kushtetuese për t’u anëtarësuar në një sindikatë dhe është pushuar nga puna përgjegjësi i turnit, duke bërë që minatorët të mos pranojnë të hyjnë në galeri. “Ka refuzuar një marrëveshje të korruptuar në raport me pronarin”, tha ai, duke iu referuar pushimit nga puna të përgjegjësit të turnit.
“E vetmja zgjidhje është që ata të kthehen në punë dhe pastaj negocioni për kontrata kolektive apo pagat, por jo të drejtën kushtetuese”, këmbënguli ai, duke ngritur gjithashtu shqetësimin se minatorët punonin 26 ditë në muaj, ndryshe nga parashikimet ligjore.
Edhe deputetë të tjerë nga opozita dhe mazhoranca e shtruan çështjen në të njëjtën formë, duke vënë fokusin tek e drejta e punëtorëve dhe i kërkuan ministrisë të ushtronte përgjegjësitë për zgjidhjen e çështjes në favor të tyre.
“Të dyja palët bëhen bashkë dhe kjo është kërkesë institucionale që të riktheni minatorët në punë, më pas bëni hetimet administrative që kanë nevojë të kryhen”, kërkoi Tabaku nga ministria.
Greva e minatorëve vijon që prej fillimit të tetorit, ndërsa një javë më parë ata u dëgjuan në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku parashtruan kërkesat e tyre. Ata kërkuan mbështetjen shtetërore dhe akuzuan Inspektoratin e Punës dhe Ministrinë e Ekonomisë për neglizhencë ndaj këtyre kërkesave.
Blerina Gjoka – Reporter

Tabaku kërkon të përfitojë politikisht duke dalë më sociale se sa socialistët. Problemi është që në sistemin kapitalist janë më të kufizuara ligjet që rregullojnë marrëdhënjet punëdhënës dhe punëmarrës. Qeveria cakton disa kritere si paga minimale, orët e punës, festat, taksat, siguracionet,etj., por jo numërin e punonjësve për të kryer punën. Shkurtimet në punë janë në kompetencë të firmës që ka marrë konçensionin ose pronën dhe po u dërgua në Arbitrash është e sigurtë që e fiton gjyqin. Të shkurtuarit, apo të pushtuarit, duhet të gjejnë punë tjetër dhe nuk ka lidhje me të drejtat e njeriut, sikur shkruhet. Ju ngatëroni sistemin e dikurshëm me këtë të sotmin. Nuk mund të jetë ndryshe Shqipëria nga vëndet perëndimore dhe kjo ka lidhje me investimet e huaja, ku investitorët pyetjen e parë këtë kanë, se sa të lirë janë që të largojnë një punonjës që nuk i bën punën.
Jam i kenaqyr me diskutimin ne komisjon te Deputetit luftarak Agron Shehaj,qe perfaqeson te djathten e vertete.
Bqs ky deputet do te bente thirrje per nje tubim kunder vjedhjeve te Qeverriswe,te Lubise dhe te Velise,me siguri pjesemarrja do te jete me e larte.
Kjo eshte ministrja me e dobet profesionalisht dhe shume e ashper ne taktin e komunikimit, pa llogjik ne komunikim dhe gjykimin e problemeve ne kabinetin qeveritar. Megjithate eshte si eshte ajo gjithmon ka qene ne poste ministrore, i ka pelqyer k/ministrit Rama dhe e mbane ne keto poste, ska rendesi se sa shume njerez hallexhinj qe ju mungojn te drejtat e tyre prek mendimi, vendimi apo sjellja e saj me ne. Keshtu jane te tere ne kabinetin qeveritar, ato jane aty per te marre rrogat dhe per te vjedhur se per pune dhe zotesi ne profesion nuk e shohe te shkelqej ndonjera prej tyre. Me kujtohet se pikerisht kjo para 2-3 vjetesh kur diskutohej pensioni minimal i pensionisteve, kjo u shpreh se pensionistet taman e kane 140,000 leke Tte reja) pension, me aq ata i plotesojn nevojat e tyre. Kjo eshte ajo qe bashke me Anila Denaj i falen Bankers Petroleum 104 milion Euro gjobe, edhe kjo Denaj nuk eshte me e mire se kjo. Po kush eshte e mire nga ato, Denaj, apo kjo Ibrahimaj, apo Balluku, apo Manastirlliu, apo Buzhaqka Muzhaqka ca e quajn ate apo bidona Bilali apo Spiropalka qe ka nderruar fytyren me operacione plastike me leket e korrupsionit dhe eshte veshtire ta njohesh me kush eshte, duket si ato cupat foshnore ne klasat e fillores, apo Krifca, etj. te gjitha njelloj jane. Po keshtu jane edhe burrat, se mos jane me mire. Kjo qeveri nuk afron njerzit e punes por i shikon dhe zgjedh nga paraqitja e jashtme. Prandaj, keto se kane mendjen tek puna po kush e kush te vjedhi me shume dhe largqofti k/ministri nuk i ka penguar, ja ka krijuar te gjitha kushtet per te vjedhur sa me shume. Qeveri mediokersh, njerz pa ide dhe pa pergatitje profesionale. Tregon jo vetem nivelin e tyre profesional por qe i pershtatet mire edhe k/ministrit. Qeveria shpreh fytyren e k/ministrit se ai i zgjedh ne keto funksione shteterore.
Ore njereze me mentalitet komunuste, nuk I zgjidhe partia te gjitha problemet si ne kohen e dulles? Sindikata, avokati popullit, organizatat e te drejtave te njeriut ( mgjths keto kane qene te zene me ceshtjen e LGTB)
Patriot Leshi ( thjesht bythlepires i Rames dhe qeverise ), A nuk e spjegon per Cfare duhen gjithe keto ministri , thjesht vetem per te na vjedhur ? A nuk na thua ku shkuan sindikatat qe u zhduken me ardhjen e Rames ne pushtet ? Ti Patriot ! Nje patriot qe mendon per qeverine dhe jo popullin , mbi te gjitha punetoret ! Nje patriot qe nuk i bashkohet asnjehere diskutimeve kunder qeverise sepse ata qe ankohen oer rritjen e çmimeve , ata qe ankohen per pagat e pensionet e ulta jane berishiste, ata qe flasin per vjedhjet e Ballukut jane Berishiste ! Duhet me patjeter te jesh me Ramen qe te jesh patriot !
VO:
Derisa diskutohen problemet me mentalitetin KOMUNIST-SALIST-DEMO-IST..Medjet do të quhen KËNETË E VIÇIDOLIT 99 % QË NË 2005.!
-Në këtë sistem që zgjodhëm QEVERIA ËSHTË RREGULLATOR DHE JO IMPONUES TE PRIVATI.Se si jan bër privatizimet (PPP)është tjetër gjë.
-Minierën e menaxhon PRIVATI dhe nuk ndërhyn dot MINISTRIJA,ndryshe alijnë gjibat e majme, shkojmë në SOCIAKIZMË.
-Sindikatat nuk i krijon dhe shkrin Ministria,por vetën puntoria.Sindikatat VDIQËN QËKURSE GËZIM KALAJA(i cili vodhi mbi 3 mil.$ prona të puntirusë së E.Hoxhës),ishte cili DEKOROI KRYEMINISTRIN MË TË KORRUPTUAR NË PLANET NË ZYRËN E PRESIDENTIT NISHANI.!
-Ky është KAPITALIZMI që deshën Ata që dogjën Shqipërinë në 1990-2013 mbi 500 mild.$ me në krye SPIUNIN E SHUMFISHT BOTROR.!
-Fatkeqsia e këtij vëndi në 35 vite është Ai që po shkon çdo ditë në SPAK+GJKKO(fatkesia nr.2) dhe nuk ndëshkohet për 101 krimet e tij.
-Anonimët e tipit DEMO e Ko..le ti bien fyellit me 1 vrimë.
VO:
Derisa diskutohen problemet me mentalitetin KOMUNIST-SALIST-DEMO-IST..Medjet do të quhen KËNETË E VIÇIDOLIT 99 % QË NË 2005.!
-Në këtë sistem që zgjodhëm QEVERIA ËSHTË RREGULLATOR DHE JO IMPONUES TE PRIVATI.Se si jan bër privatizimet (PPP)është tjetër gjë.
-Minierën e menaxhon PRIVATI dhe nuk ndërhyn dot MINISTRIJA,ndryshe valojnë gjobat e majme, shkojmë në SOCIALIZMË.
-Sindikatat nuk i krijon dhe shkrin Ministria,por vetën puntoria.Sindikatat VDIQËN QËKURSE GËZIM KALAJA(që vodhi mbi 3 mil.$ prona të puntoruëisë së E.Hoxhës),i cili DEKOROI KRYEMINISTRIN MË TË KORRUPTUAR NË PLANET NË ZYRËN E PRESIDENTIT NISHANI.!
-Ky është KAPITALIZMI që deshën Ata që dogjën Shqipërinë në 1990-2013 mbi 500 mild.$ me në krye SPIUNIN E SHUMFISHT BOTROR.!
-Fatkeqsia e këtij vëndi në 35 vite është Ai që po shkon çdo ditë në SPAK+GJKKO(fatkesia nr.2) dhe nuk ndëshkohet për 101 krimet e tij.
-Anonimët e tipit DEMO e Ko..le ti bien fyellit me 1 vrimë.!
Ethem Gaveta, ai KM jot(gjigandi pallosh), para
tre vitesh nepermjet televizionit Italian RAI 3, ftonte investitoret e ketij vendi te vinin e te rripnin ate vend pa zot, shprehej tekstualisht: keshtu:” hajdeni ne shqiperi te investoni s’e atje, nuk ka sindikata”, shkurt fjales, beni c’te doni me mjeranet, majmuni po me trajtoni mire vetem parazitet e mi me uniformen e shtetit.Po kete u tha edhe zevendsja e tij, Ballukja-Halldupeve te Erdos, bile ajo shkoi me larg me fantazite e saj si stermbese Osmanlliu, bekoi gjithe sulltanet pushtues, i dhjeu siper historise, dhe i beri “investitore strategjike”, qe kishin ardhur ne keto ane, te na zhvillonin e civilizonin. Prandaj, ka te drejte Ibrahimja qe as e rruan fare per ata minatore te shkrete, qe trajtohen me keq nga sklleverit e dikurshem te callmes turke, jo vetem ata, por edhe Kurumi, Bankers etj, kete model ndjekin, kjo ishte “partia socialiste, prane shtresave ne nevoje”?!. Ibrahimja dhe ish ministrja A.Denaj, i falen ate gjobe te majme Bankers-it, nga kjo Lubi qe vjedh pasurine e shqiptareve, mbushen xhepat edhe funksionare te larte te shtetit te degraduar Ramist, si E.Deda e A.Hyseni , dhe ata naftetare te shkrete, si minatoret e Spacit, jane ne greve urie.Kjo eshte ministrja qe burri i saj ordiner, dy vite me parei plagosi me thike ne nje sherr po ordineresh, vartesin e saj ne ministri, ki eshte shteti i banditeve dhe s’ka asnje ndryshim nga ai i Saliut, o Ethem Gaveta qe tere jeten, e ke kaluar si ushkarak parazit.