Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjukanoviç i ‘vë’ syrin karriges së kryeministrit në Malin e Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjukanoviç i ‘vë’ syrin karriges së kryeministrit në Malin e Zi
AktualitetBoteRajoni

Gjukanoviç i ‘vë’ syrin karriges së kryeministrit në Malin e Zi

Published: June 11, 2023
Shpërndaje

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pas votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare tha se pret që qeveria e re të formohet shpejt. Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse ka mundësi të jetë kryeministër i ardhshëm, ai e ka pranuar se “është i interesuar”, nëse do i jepej mundësia.

“Unë vetëm pak kohë më parë jam tërhequr nga politika, sigurisht që tashmë e kam thënë që dikush që ka bërë 35 vite në politikë nuk mund të jetë kurrë i pa interesuar. Unë jam i interesuar, jam i interesuar mbi të gjitha që ky vend të mos braktisë objektivin e tij strategjik, të bëhet anëtar i BE-së”, tha Gjukanoviç para gazetareve.

Por, sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të vazhdojë në rrugën evropiane pa u ndalur. Gjukanoviç po ashtu është pyetur se me kë mund të bëjë koalicion pas zgjedhjeve, derisa ky fundit shtoi se me të gjithë ata që duan që “Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.

- Publicitet -

“Gjithkush që është i gatshëm të punoj për reforma është partner i dëshirueshëm. DPS nuk deklarohet me fjalë, DPS ka bërë gjithçka qe një dekadë e gjysmë”, shtoi ish-presidenti malazez. Ndryshe, këtë të diele të 11 qershorit në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Votimi është parë si mundësi që do të ofrojë indikacione nëse anëtari i vogël i NATO-s në Ballkan do të kapërcejë ndarjet e thella politike dhe paqëndrueshmërinë që kanë penguar rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rreth 542 mijë votues kanë të drejtë të zgjedhin midis 15 partive dhe koalicioneve që paraqesin kandidatë, duke filluar nga grupet që janë fort pro-perëndimore deri te ato që janë pro-serbe dhe pro-ruse.

Zgjedhjet do të jenë të parat e Malit të Zi në më shumë se 30 vjet që nuk paraqesin Milo Gjukanoviç, i cili shërbeu pothuajse vazhdimisht si kryeministër ose president i vendit që nga viti 2001. Ai humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe ka zënë vendin e dytë në politikë.

Sondazhet dhe analistët parashikojnë se lëvizja centriste “Evropa Tani”, e udhëhequr nga eksperti financiar, Milojko Spajiç, dhe presidenti aktual, Jakov Milatovic, ka shumë të ngjarë të jetë fituesja e shumicës, por pa vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri të re më vete.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?