Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Të përhapësh dije pa moral është mungesë e jashtëzakonshme përgjegjësie” – Uejn Xherard Trotmën (Shkrimtar dhe dramaturg anglez)
Muzika rep ( rap) është një zhanër muzikor e krijuar fillimisht nga pjesa më e pakultivuar e shoqërisë amerikane të periferive të Nju-Jorkut në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Edhe sot, në shumicën dërmuese të rasteve, kjo lloj muzike krijohet dhe interpretohet nga individët më pak të zhvilluar të shoqërisë kudo në botë.
Mjafton të kujtojmë që, përveç mungesës së cilësisë artistike dhe nivelit interpretues, shumica e këngëtarëve të këtij zhanri muzikor iu përkasin kategorive shoqërore më të pakulturuara dhe më të padenja në raport me etikën dhe ligjin. Një numër jashtëzakonisht i madh i këtyre këngëtarëve, kudo në Perëndim, janë vrarë a vetëvrarë, janë përfshirë në shkeljen e rregullave të bashkëjetesës shoqërore ose në veprimtari të paligjshme që lidhen me drogën, armët etj..
Një nga këta individë është edhe reperja amerikane Danielë Bregoli (Peskoviç), e njohur ndryshe me emrin artistik Bhad Bhabie. Bregoli, adoleshente 19-vjeçare, e prejardhur nga një familje me probleme- babai e ka braktisur përfundimisht të bijën e cila e ka filluar karrierën muzikore shumë e vogël- ka shfaqur herët probleme të personalitetit, duke u përfshirë në kryerjen e akteve të paligjshme deri në mbajtje armësh pa leje dhe kanosje të individëve të ndryshëm. Për këto arsye u është nënshtruar trajtimeve në disa qendra të rehabilitimit për të rinj.
Mirëpo, si në shumë raste të tjera, media, për interesa të veta komerciale dhe aspak kulturore e morale, e ka popullarizuar shpejt dhe ngritur në idhull të miliona njerëzve. Nëse veprimtaria e medias nuk të bën shumë përshtypje, pasi ajo sot në botë është shndërruar në laborator të prodhimit dhe rritjes së idhujve të rremë dhe, jo rrallë, promovuese e veseve dhe e bartësve të tyre, të çudit fakti se si është e mundur që një institucion shumë prestigjioz si Universiteti i Oksfordit arrin deri aty sa të ftojë “për bisedë me studentët” një individ si Bregoli.
Universiteti i Oksfordit në Angli, mbi 9 shekuj i vjetër, qendër famëmadhe e dijes, në të cilin kanë studiuar tridhjetë kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar dhe 73 fitues të Çmimit Nobel në fusha të ndryshme, fton për të “mbajtur fjalim” një adoleshente me tetë klasë shkollë dhe me probleme të rënda të personalitetit, por që ka një “veçanti”: ka hapur dikur një llogari në portalin (platformën) onlajn OnlyFans dhe ka publikuar atje foto dhe video gjysmë pornografike dhe, si rezultat i kësaj, ka fituar rreth 50 milion dollarë.
Në Universitetin e Oksfordit janë ftuar dhe kanë mbajtur fjalime personalitete botërore të shkencës, dijes dhe kulturës si Albert Ajnshtajn, Dalai Lama, Nënë Tereza, Mbretëresha Elizabetë e Dytë e Anglisë, disa presidentë amerikanë, këngëtarja Shakira etj.etj. Do të ishte normale dhe e pritshme që në këtë qendër botërore të dijes të thirreshin edhe soprano apo tenorë të mëdhenj botëror, por duket e papranueshme të ftohet një individ i tillë, estetikisht e shpërfytyruar dhe etikisht e përbuzshme, duke iu drejtuar: “Është një nder për ne t’ju mirëpresim ju për të vazhduar traditën tonë të mrekullueshme”.
Kjo është padyshim e tepërt dhe vetëdiskredituese. Dhe, si për ironi, këngëtarja gjysmë analfabete pohoi se “Po eci në gjurmët e Ajnshtajnit”.
Se çfarë gjërash të vlefshme mund të dëgjonin dhe të mësonin studentët e Oksfordit nga një “personalitet” i tillë vetëm një perëndi e di.
Komercializimi i jetës shoqërore është një fenomen mbarëbotëror por, kur ky komercializim pushton qendrat kryesore të dijes botërore, atëherë njerëzimi nuk duket se i ka punët mirë. Duket qartë që e vetmja shtysë e Unionit universitar për të ftuar Bregolin ka qenë fakti që ajo u shndërrua “brenda natës” në milionere, jo për shkak të ndonjë arritjeje kulturore, shkencore apo humanitare, por thjesht dhe vetëm për shkak të ekspozimit ekstravagant të vulgaritetit, lakuriqësisë dhe perversitetit.
Një universitet që ka si moto të vetën “Dominus Illuminatio Mea” (Zoti është drita ime) nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi t’iu sjellë studentëve si shembull për t’u ndjekur një individ që është pasuruar nëpërmjet ekspozimit të veseve dhe që, në mos përbuzje, meriton thjesht mosvëmendje. Të pretendosh se “Zoti është drita ime” dhe të ngresh lart kultin e parasë ke shpërfillur vetë Zotin, që, nëpërmjet Biblës thotë se: “Nuk mund t’iu shërbesh njëkohësisht dy zotërinjve: edhe Zotit, edhe pasurisë”, do të thotë se sillesh e vepron me hipokrizi mashtruese.
Ishte e dhimbshme të shikoje disa qindra studentë që dëgjonin me vëmendje “leksionet” e Bregolit dhe e duartrokisnin atë (për çfarë?!) dhe të mendoje se atyre, dhe bashkëstudentëve të tjerë, iu është dashur, si nevojë për dije, të shpenzojnë mijëra orë e ditë mbi libra për t’u bërë “dikushi” dhe për të siguruar një jetesë normale me rrugë dhe mjete dinjitoze.
Jo pak prej tyre dhe studentëve të tjerë në botë duhet t’ju lind mëdyshja: Përse duhet të “shkoj dëm” jetën duke sakrifikuar mbi libra dhe në laboratorë kur mund të bëhem milioner nëpërmjet rrugëve të lehta, të pamundimshme dhe të paskrupullta që na ka ofruar shthurja e sotme e njerëzimit e shitur për “liri” dhe “zhvillim”?!
Promovimi i veseve në vend të virtyteve, i instinkteve në vend të arsyes, i ekstravagancës në vend të punës, dijes dhe jetës dinjitoze, më pak se kujtdo tjetër iu shkon qendrave të arsimimit, dijes e kulturës.
Rasti i motrave Kardashian në SHBA, të cilat janë bërë të famshme dhe të pasura falë mungesës së çdo skrupulli moral për të ekspozuar lakuriqësinë dhe ushtrimin e veseve e të instinkteve, tregon qartë se deri ku arrin etja për fitime materiale dhe në çfarë të tatëpjete rrokullisen virtytet dhe skrupujt në shoqërinë e sotme. Kur e pyetën në një intervistë televizive Kim Kardashian se cili ishte talenti i saj që e kishte bërë aq të suksesshme, ajo u përgjigj pa ngurrim se nuk e dinte deri atëherë se duhet të kesh talent për të qenë e suksesshme.
Ishte ky shkaku që gazetari dhe shkrimtari i njohur anglez Pjers Morgan i tha Kardashianit: “Talenti yt i vetëm ka qenë të mashtrosh kaq shumë njerëz për të besuar se je dikush i denjë për idhujtarinë dhe paratë e tyre të gabuara. Si e tillë, ti nuk duhet të jesh asnjë lloj modeli aspirues për brezat e rinj për t’u admiruar ose ndjekur. Ti nuk je ëndrra amerikane Kim! Ti je makthi amerikan”.
Nuk është i paktë numri i njerëzve, sidomos femra, që kanë bërë miliona dollarë nëpërmjet ekspozimeve në rrjetet sociale.
Fakti që ekspozimet e lakuriqësisë, vanitetit dhe ekstravagancës ndiqen nga miliona njerëz në rrjetet sociale nuk do të thotë se veset janë bërë virtyte dhe as amoraliteti është bërë arritje. Ato thjesht tregojnë se numri i njerëzve që i përkasin vulgut në botë është dëshpërimisht i madh dhe, rrjedhimisht, ndjekja e këtij vulgariteti që shfaqet po merr përmasa të frikëshme.
E keqja nuk është vetëm edukimi i njerëzve me antivlerat, por edhe fakti se duke u ndjekur banaliteti dhe amoraliteti nga kaq shumë njerëz, aty fillon edhe komercializmi, pasi bizneset paguajnë miliarda për reklamat e mallrave në ato faqe onlajn. Pastaj, konsumatorët, të pasur apo të varfër qofshin, do të paguajnë për mallrat që blejnë, qofshin ato këpucë apo makina, bashkë me çmimet e reklamave.
Kështu i takon që, pa dashjen tonë, ne të “blejmë” edhe lakuriqësitë dhe perversitetet që shfaqen në rrjetet sociale. Ngado të sillesh, nuk i shmangesh dot “blerjes” së detyruar të imoralitetit dixhital, duke u bërë kështu viktimë e shthurjes që ka kapluar shoqërinë njerëzore dhe që nxitet e promovohet përditë nga bota e biznesit.
Disa nga reperët tanë sillen njësoj si modeli i tyre amerikania Danielë. Në mediat shqiptare të shkruara apo vizive që “qajnë hallet tona” të përditshme, përbri apo ngjitur tyre gjejmë lavdërime pafund të veseve të ilustruar me kujdesin më të madh me gjokse e të pasme lakuriq, të shoqëruara me shkrime tërheqëse dhe përcaktimet joshëse si “VIP, modele, personalitet televiziv, influencuese, artist, moderatore etj, etj”.
Më së shumti shquhen në këtë shëmti portalet. Vizitori apo lexuesi klikon për lajmin, të mësojë si, ku dhe për ç’motive ndodhi vrasja, cila është vjedhja apo afera korruptive e bujshme etj. Por ato që bashkëshoqërojnë lajmet e bëjnë vizitorin të harrojë lajmin dhe të mos mendojë për përgjegjësitë dhe përgjegjësit konkret, për rreziqet që i kanosen seriozisht shoqërisë sonë. Kështu vesi dhe të këqijat e tjera, qeverisësit dhe të gjitha organet që kanë detyrë parandalimin e kriminalitetit dalin të fituara. I humburi i madh është virtyti.
E njëjta gjë ndodh edhe me jo pak emisione televizive “argëtuese”. Vulgariteti i tyre në disa raste futet brenda kufijve të pornografisë dhe formave të tjera të imoralitetit. Liria nënkupton të drejtën e individit për të bërë ato që dëshiron ai në dhomat e gjumit, por jo “të drejtën” për të na i ekspozuar ato publikisht dhe për të na i shitur për arritje dhe art.
Janë të shumtë ata që e kuptojnë se nxitja e veseve e ka shkakun te etja e bosëve të mediave për fitime, por çështja është se shoqëria duhet të ketë skrupuj dhe kod moral të mbrojtur me ligj e rregull. Për të frenuar përhapjen e të keqes nuk duket se ka nevojë të krijohen institucione të posaçme, janë të mjaftueshme ato që paguhen nga buxheti i shtetit. Çështja është të veprojnë duke koordinuar midis tyre.
Në të kundërt nuk duhet të çuditemi nëse shoqëria jonë dominohet një ditë nga “njeriu i ri kapitalist”, të cilin filozofi bashkëkohor francez, Mishel Onfrej e portretizon me këto fjalë: “Ky njeri i ri është një krijesë e sintetizuar në veprën e Sade: pa Zot, pa shpirt, pa arbitër të lirë, pa moral, pa humanizëm, është një hero i “120 ditëve të Sodomas”, një lloj makine e dëshirës paskristjane, që nuk ia ka frikën as Zotit, as djallit, që nuk i beson as parajsës dhe as ferrit, as të mirës dhe as të keqes”.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

KJO BOTE E CTHURRUR KAQ .KEQ
PRET TE LIND NJE HAMLET QE TA NDREQ
NE SE NDREQTE AS NGA QIELLI ATI
MBETET TA NDREQ PROLETARIATI
Artikull me vlere.
1.
Siç thote Populli: Janë çuar këmbët ti binë kokës.
Kur elemente te turrmes, pa aftesi krijuse,
“Ose me Mire”, qe nuk kane arritur te “gjejne potencialin e tyre”,
Qe stimulojne, aktiviziojne instiketet, por jo mendjen,
Hyne ne rrugen e “Vete Shkaterrimit” dhe ky fenomen shtohet,
Fillon procesi i “Degradimiti te Shoqerise”.
2.
Ky degradim paralizon mendjen,
stimulon budallekun, injorancen, dhe
“Ënderat e Sëmura” qe te shtyjne te kerkosh,
“Zgjidhje Magjike” te problemeve me te cilat perballohesh.
Sjell uljen e produktivitetit dhe varferine, dhe ne fund krijon,
Ndjejen e inferioritetit, mos besimit tek vetja.
3.
“Koncepti i Barazise” ka shkuar ne ekstrem,
Po i pngon individet te gjejne,
Ku i kane aftesite maksimale,
Që kur ti përdorin bëjnë nje jete te mire,
Te mos vuajne nga komplekset e inferioriterit,
Bile ndjehen superiore per produktin e punes se tyre
Dhe mbi te gjitha ndjehen te nderuar, respektuar.
4.
Te gjithe mund te behen speciale per diçka.
Ne kete fushe ato jane “Mjeshtra te vertete”
Lodhen dhe ne te njejten kohe mund te gezojne jeten.
Perpjekja per te bere “diçka per se mbari”, I bën,
Shume te kerkuar nga shume njerez.
Kur arrijne nje “kualifikim te tille” ato praktikisht,
Çdo dite “jane te kenaqur, pra jane te lumtur”.
5.
Pra “Koncepti i Brazise” kerkon nje “Interpretim te drejte”.
“Secili a ka potencialin” per u bere “mjeshter” per “diçka qe kerkohet”.
Nuk ka rendesi ne se je “Doktor apo Marangoz”, “Avokat apo Hidraulik”, …
Ajo qe ka rendesi eshte te jeshe “mjeshter ne punen qe ben”
Eshte me mire te jesh:
6.
Nje “Mjeshter Marangoz” se sa nje “Doktor i pa Afte”.
Nje “Mjeshter Hidraulik” se sa nje “Avokat i pa Afte”
Kur e ben mire, me cilesi te larte nje pune, je plotesisht “i kenaqur, krenar”.
Kur nuk e ben dot, je “I pa sigurte, I frikesuar”, me stresse te medha.
Pse shoqeria shqiptare e ka pranuar kete gjunjezim dhe nuk ka reaguar? Shqiptaret jane shume mendje medhenj dhe fodulle.
Te drejta jane si fakte neper bote,por akoma me keq beni ju qe nuk vini gishtin ne plage se cfare ndosh sot ne Shqiperi realisht,pastaj merruni me boten!
Televizionet shqiptare jane shthurur aq shume sa shumica e programeve jane gati pornografike!
Fillojne me emisionet e femijve qe shumica jane anti edukative,pa asnje vlere morale si Piter Pani i KLAN-ir ku femijet u bejne pyetje te rriturve sikur jane burre e grua ne krevat!
Emisionet gjoja humostistike jane bastarduar,fjalori prej rrugacesh aq sa eshte turp te shihen nga femijet!
Mbushen programet ditore me tema gjoja emancipuese se “Sa here duhet bere seks ne jave”?
“Kur duhet te filloje berja e seksir” etj @
Seks,seks,seks eshte bere cdo gje!
Femijet dhe rinia pas mesimeve nga qe shteti dhe bashkia nuk u ka krijuar asnje kusht ne vend banimet e tyre si lulishte,fusha sportive,shetitore,biblioteka,qendra kulturore,stola dhe tavolina pushimi etj “VRASIN” femijerine dhe rinine duke pare ne celular per ore te tera vidio me dhune dhe porno dhe pastaj mbushen emisionet televizive me ore te tera me biseda per rritjen e dhunes seksuale ne shkolla,rritjen e krimeve sepse te rinjve,nga qe pushteti nuk u ka krijuar kushte per t’u ushtruar me sport,art e kulture ne mjedise PUBLIKE FALAS,i ka privatizuar te gjitha sa shumica e fdmijve dhe te rinjve nuk arrijne t’i perballojne ato financiarisht!
E kunderta ndodh ne SHBA,mje super shtet me standartin me te larte td jeteses e ka PRIORITET ABSOLUR krijimin e te gjitha kushteve qe femijet,te rinjte dhe te moshuarit te kalojne kohdn e lird,td argetohen,te forcojne marddheniet ne komunitet me aktivitete kolektive duje u marre me sport art e kulture e jo thjesht me celular!
Filloni ju td DITA-s te paret propagandimin e ketyre fakteve ,se per teori jemi te vetmit!
Duhet treguar ujku e jo gjurmet evtij!
Nje rol anti edukativ deri KRIMINAL vazhdon te luaje kryeministri Rama me fjslorin e tij RRUGAC aq sa edge ne shoqerine e adoleshenteve jane te pa pranueshme!
Nje fjalor i tille i tij eshte tmerresisht i pa pranueshrm dhr duhet GODITUR fuqishrm!
Punon Rama,thone,por harrojne te shohin edhe te KEQIAT pa fund te tij!
Lagjet periferike te Tiranes jane GETO,por jo vetdm Rama dhr Veliaj qe nuk duan t’i shohin,por as ju media!
Ne keto lagje te braktisura nga shteti lindin,rriten dhe joshen nga krimi i organizuar mijra te rinj qe behen kontigjente te tij,sepse Rama dhe Veliaj arsyetojne kriminalisht se krimi luftohet me sa ne shume police dhd jo duje u krijuar femijve dhe te rinjve atje ku banojne te gjigha elrmentet e nevojshdm sic permenda me lart!
Sa me shume femijet dhe te rinjte te merren me sport,art e kulture ne mjedise PUBLIKE aq me pak dhune dhd jrime do kete,aq me shume njerezit do forcojne kolektivitetin ndryshe nga ngulitja me crlulare ne duar qe i efukon femijet me vetmine e tyre duje i larguar nga maredhdniet e shendosha kolektive!
INDIVIDUALIZMI ESHTE NENA E TE GJITHA TE KEQIAVE BE SHOQETINE NJEREZORE por kete gje NUK ARRIJNE TA KUPTOJNE RAMA DHE VELIAJ se iu eshte bere mendja TURIZEM dhe tendera,koncesione e PPP korruptive ndersa EDUKIMIN E FDMIJVE DHR TD RINJVE E KONSIDEROJNE SI KONCEP KOMUNIST!
Mjere ne cfare sharlatanesh dhe”VRASESISH” te femijerise se femijve tane kemi ne pushtet!
Nuk u gjunjezuan, por i vune përfund me “Pisqollen ne Kokë”.
1.
Ne kohen e rregjimit komunist individet me pese klase shkolle
beheshin drejtora ndermarjesh e pozita te larta.
Disa ne ushtri u bene edhe kolonele, gjenerale,…..,
Vetëm për besnikeri ndaj “Partisë të Punës”,
Qe predikonte se Puntori ka “vlera morale me te larta”,
Se Intelektuali “Pa shkolle Partie”.
Ky proçes çoi qe ne komande te ishin njerez te pa shkolluar,
Që më vonë moren “Diplomen”, 24 Karat, ne “Shkollat e Partise”,
Keto ishin “Intelektuale Marksiste Leniniste”.
Por çndodhi me vonë:
“Disa blenë diplomat” dhe u bënë me “dije ne letër” por “jo në koke”.
Kjo ndofta ishte se si ato “filluan te sterviten” e te behen “Korruptuse me Diplpmë”.
Me vone e kuptuan se “marja me politike” te krijon “avantazhe” dhe te jep “mbrojtje”.
Shum filluan te meren me politike, duke besuar se do arrijnë,
Të kenë munndesi, te ndihmojnë femijet e tyre.
Vulgaritetin e ke ne Albanistan ne te gjitha fushat.Mos kerko aq larg ne Amerike.
TV e shumta,pompojne individe bosh te Urbanit Tirane-Dubai,vajtje ardhje,,QE NUK I LENE ASGJE IMAGJINATES.Eshte epidemi qe ka perfshire Qeverrine deri ne fshatrat me te humbur. ,,edhe gjykateset brenda orarit te punes nuk u del gjeresia e koridoreve per te tundur bythet,Nje kryeminister qe e leqendisi kete vend me akte te panumurta vjedhje,pervetesimi te trojeve,hapesirave,vlerave monetare,Qe inkurajon zotesine e Cunave te Londres,kontrabanden drogen,korrupsionin,.Mbyll fabrikat,mbyll bisneset,dekurajon punen dhe prodhimin e fshatit shqiptar me cmimet stratosferike te karburanteve dhe bllokimin e tregut me produkte skarco te importit.VRAJE PUNEN!.PUNA E NDERSHME SJELL VARFERI.RROFTE KORRUPSIONI,VJEDHJA DROGA PROSTITUCIONI. RROFTE TURIZMI,.JAHTET,SKAFET,KULLAT,REKLAMAT, KETO NA DUHEN,.INDUSTRIA PER SKRAP,.BUJQESIA HASHASH.BUDALLENJTE MBJELLIN GRURE DHE ZARZAVATE.
kolombi i ke thënë të shumtat.
një replikë kisha me bletën.
ajo thotë që po nuk e ndreqi zoti tokën atëherë mbetet ta ndreqë vetëm proletariati.
atëherë unë po të them që zoti nuk ekziston, është thjesht pjellë e njeriut njëlloj si faqet potnografike që janë shpikje e njeriut.
botën do ta shpëtojë proletariati, klasa më revolucionare dhe e aftë të zhdykë çdo lloj shfrytëzimi ndaj diktatura e saj klasore ka aftësinë të krijojë një botë pa klasa pra komunizmin
O Arben k..i.Me qe I di mire keto pune, me thuaj nje me 5 klase te bere drejtor ne kohen e “komunizmit”. Qe ketu duket injoranca prej “reperi” qe te mund on shume,
dhunuesi dënon dhunën
perversi dënon pornon
kjo ësht çështja
a ka interes rama psh që përputhen të mbyllet?
po ai që ka top chanelin?
sigurisht që jo
ja kshu fitojnë kapitalistët.
çdo gjë mundohen ta shesin dhe ta tregtojnë bile edhe dashurinë.
dashurinë e tyre kapitaliste.
dashuri leku.
martohet goca 20 vjeç me plakun 70 vjeç veç për ti marr lekët pas vjedhjes.
ja që ideologët borgjezë kët e konsiderojn dashuri
Ne fakt, nga dicitura, fiks nga dicitura me dy gishtat lart dhe kofshet poshte, e pastaj nga titulli, mendova se shkrimi qe apostafat per ndonje emision te TopChanell. Ky TopChanelli s’me Ka pelqyer asnjehere, aq me teper i ngritur ne piedestal themeluesi i ndjere. I paragjykuar nga mungesa totale e njohurive mbi massmediat. Larg Ka shkuar autori gjer ne Amerike dhe Oxford e Cambrige. Ke para syve TopChanellin dhe TopStory dhe prezantuesen simpatike…Po le tre pikat per te mos prishur gojen. Por nqs ne Oxford studenteve i cojne per nje ore nje dava repiste pa’ arsimin minimal dhe pastaj per vite me radhe kane profesore te shquar, atehere kjo ore u vlen ta bejne diferencen. Keq eshte kur TV e parave qe mbine nga qielli bombardon emisione per publikun e gjere nga persona te mbushur me tituj shkencore e akademike dhe biografi politike e te shkuar zv/ministre diplomacie. Por ne thelb, fiks koncentrat i njohur i dicitures se artikullit. Driteroi e quajti kete periudhe Shkerdhatokraci, por ky fenomen po behet shembull i pakrahasueshem i suksesit.
C’do njeri ka te drejte te jape mendimet e tij dhe Media nuk eshte e censuruar,perkundrazi e kalon lirine e saj! Por nje gje me ka ngelur ne mendje qe: -si ka mundesi qe Enveri por dhe sigurimsat e tij apo dhe vete djemte dhe nuset e tyre ju dorezuan Saliut! A ishte dhe Enveri spiun i UDB dhe CIA? Tjetra! Si ka mundesi qe Saliu i vuri ne rradhe te gjithe inteligjencen e Tiranes dhe Shqiperise dhe i besuan atij! Eshte Shqiptari skllav apo Saliu na paska veti hyjnore? Po sot nje tufe “inteligjentesh” i vene prapa Saliut! Mendojne se do t’i marrin patkonjte” pas vdekjes,apo edhe sic bene osmanllinte pas vdekjes se Skenderbeut! Zot shpetoje Shqiperine nga ky njeri!
Z. Kolombi ! S’të heq dot asnjë presje. Mendimi i drejtë është si ushqimi i mirë. Respekte !
po ty o spaku kaps mendja të ka ngelur e robëruar skllave e salit përjetë që i ngjitesh si rrodhe.
” … dhe vjen një kohe, thoshte dokur Marksi, ku çdo gje, virtyti, dashuria, morali, shkenca, ndergjegjia etj, shnderrohen ne mall. Eshte koha e korrupsionit te pergjithshem, e shitjes universale.” Ndersa ne boten e zhvilluar kapitaliste kjo “profeci” e Marksit gjeti veten pas gati nje shekull, tek ne brenda nje dekade. A mund te na thone filosofet, sociologet e psikologet se qysh arritem te “pasurojme” doktrinen e Marksit, ala pa u vendosur tulla e pare e kapitalizmit?
?+ komentues! Dita qe Saliu do te largohet eshte clirimi i Dyte i Shqiperise, pas vitit 1989! Ne jemi nje popull nje komb! Saliu kerkon te krijoje kombin Verio- Lindor me gjysem analfabetet e tij! Kush e krijoi gheton ne Bathore dhe ne rethinat e Tiranes??
Arnautia o Spak nuk mund te clirohet nga Ndergjegja Osmane.
Ne qofte se Diktatura Komuniste ra nga renia e Rusise Arnautia nuk mund te bie.
Xhamite,Medresete,Skoliot turke, Italuane ne Vorio Epirin e Kastriotit jane ngulur thelle.
Ik tutje ti pis milet, vllahopontoevgjitb shqipfoles na ndot forumet ngado.
Në disa komente më sipër konstatova se shërimi do të vijë nga ‘proletariati’. Çfarë është ky, shtrohet pyetja. Sipas Marksit ai është individi që nuk ka asgjë, për veç prangave. Dhe kjo trupë nën udhëheqjen e komunistëve do sjellë Parajsën? Po ky eksperiment a nuk u bë njëherë dhe në shekullin XX, dështoi me sukses? Pyetje që uk ka bevojë për përgjigje, ose më mirë e ka atë brenda. Por, po bëj dhe një pyetje tjetër: Brenda proletariatit a ekziston vulgu, për pasojë dhe vulgariteti? Nëse, po, padyshim që po, atëhere sa përqind zë ky në të tërën? Sigurisht që shumicën. Pra të kërkosh zgjidhjen e plagëve të shoqërisë tek ‘proletariati’, kjo si gjetje komuniste, është si të kërkosh qiqra në hell apo edhe më!
NJe pyetje Viktor moralistit, ne cilen kategori talenti e fut veten?
Mbi cfare baze morale e mbeshtet akuzen per imoralitet?’
Thua te jete gazetar? Aspak. Vetem i sherben me zell padronit qe e paguan.
Qe ketu i bie fija me e holle e legjitimitetit per te qene i moralshem.
Dhe, kur kthehet ne imoral, cilen ka per platoforme “shitjeje” pervecse mashtrimit dhe devijimit te se vertetes.
Po te ishte me bole, nuk ke pse i referohesh intervistes se Morgan me Kar-dashen. Po intervistoje pak zotrote ate qindramilionerin, fshatarin e Rexhepajt, se ku e gjeti talentin te marri nje tender qindta milionesh dhe, per me teper ku e gjeti ate sekretin e pazbuluar te sterilizimit?
Apo intervisto RaMUTIN te na thote ku e ka origjinen kompania qe po merr Portin e Durresit.
Intervisto ate burrin e Xhackes te na thote, me sa qindra miliona dollare ka dale nga periudha e 90es, si gjithe shqipot, sa qindra miliona dollare ka patur kur i hyri karieres politike, dhe ku dhe si i ka perfituar te drejtat e Investitorit strategjik?
A ka baze morale kjo?
Ca me merresh me bythet e kofshet e vajzave te botes?
Apo te eshte ngritur humori, dhe po ja ngre dhe kurvave te Rilindjes.
Qe ti hapin shalet online ne Komisionin e ligjeve.
Dhe flet per talent pastaj. Dhe percmon injorancine..
Te kujt? Te Oxfordit!!??
Viktor Anonimi me kete shkrim tregon qe paska kaluar cdo kufi te injorances se vetemjaftueshme qe paraqitet si kulmi i kritikes objektive ndaj te tjereve. Elementet e censures totalitare te koncentruara ne nje tru jashte kohes prodhojne keshtu broçkullash perçmuese per nje kulture qe VIktor Anonimi jo vetem nuk e njeh, por per te cilen hamendeson nga qelia e vet qe ende ndriçohet nga nje qiri i vetem enverian. Viktor Anonimi me kujton perrallen “Bizelja” te Hans Kristian Andersenit ose sindromin e qorrit qe kujton se erresira ne te cilen ai ndodhet eshte drita universale.
Faktet qê sjell Viktor Malaj në fakt janë, për fat të keq, një pikë uji në oqeanin që dêshmon për rënien në pikiatë të vlerave të dikurshme perêndimore. Shkenca, morali, e drejta dhe e vërteta, puna dhe gjenia etj etj kanë kaluar në plan të dytê ose të tretë. Përparësi ka marrë degjenerimi moral, fitimi i parave me bythë dhe cica, martesat LGBTQ+ etj, droga, alkoli etj. Dhe kjo tendencë pohohet edhe në të gjitha anketat që janë organizuar në Perëndim, sidomos në Europën perëndimore. Konkluzioni i përgjithshëm është se Perêndimi gjendet në një rënie dhe zvetênim të pandalshën që ka nisur që nga 1968 dhe vazhdon edhe sot. Meqë autori permend fillozofin francez Mishel Onfré do të shtonja se ai sapo ka botuar librin e shumëshitur “Puissance et décadence” që mund të shqipërohet si ” Rënia e një qytetërimi”, ose ndryshe “Fuqi dhe zvetënim”.
Zeri dhe shkrimi i Viktorit me lart jane nje sinjal SOS ne nje katrahure tallazxhinjsh, ku askush e njeh, e degjon dhe e kupton thirrjen e tij! Lwre qe eshte edhe me vonese, xhanem!
Përshëndetje Viktor.
Drejtuesit e Oksfordit nuk i çuan studentët në kopshtin zoologjik por sollën në auditor një prej kopshtit.
Këndshikimi yt është pak interesant.
Studentët duartrokitën që shfaqja të shkonte deri në fund e hareshme.
Por në gojën e Hamletit u vunë vargjet e shqipëruar mjeshtërisht nga Fan Noli :
Ç’prapësirë o botë, o dreq,
Që paskam lindur të të ndreq. . .
Dhe për të ndrequr botën duhen njerëz të shkolluar dhe të fortë.
Nga shkollat e UK kanë dalë dhe kryeministra mashtrues patologjike, por jo Einshteini. . .
Dy budallenj te perhershem dhe te pandreqshem, njeri ” Aldrin ” dhe tjetri qe perdor per pseudonim dy pikepyetje te vena ne drejtime te ndryshme, iu versulen gazetareve te Dites me fyerje dhe lehje ” qensh pa zot “. Sipas tyre, nje vajze adoleshente e cila ka pasur shume here probleme me ligjin ne SHBA dhe ka kaluar nje kohe te gjate ne qendra rehabilitimi per te rinjt e paedukuar dhe te pasjellshem, qenka per tu marre si shembull i kultures dhe moralit dhe u dashka shpene neper universitetet me te mira te botes per te dhene leksione mbi moralin dhe kulturen. Sipas budallait me dy pikepyetje, autori i shkrimit paska dashur te censuroje kete ” intelektualen ” halabake dhe na percmoka kete fare kulture te saj. Eshte per te ardhur keq qe keta dy budallenj te klasit me te larte, qe fshihen pas perdes se kompjuterit, nuk paskan pasur ” fatin ” e madh te ishin te pranishem kur ” intelektualja ” 19 vjecare dhe me 8 klase shkolle ka mbajtur fjalim ne Oksford. Po te ishin aty ( duket qarte qe kane te njejten IQ me adoleshenten rrugace ) do te kishin mesuar shume dhe pastaj gjithe ate kulture qe do te merrnin aty do na e perhapnin neve neper gazeta dhe portale online me ” opinione ” dhe zhgarravina te tilla si komentet e tyre poshte shkrimeve ne gazeten Dita. Megjithate, duhet te jene te lumtur sepse jane pjese e shumices se kesaj bote, domethene e budallenjve te pasherueshem.
Bukur Qazim. Por mua më duket se Aldrini me dopio pikëpyetjen janë i njëjti person. Që jo shumë kohë më parë me një pseudonim tjetër dallohej si skizofreni i “Ditës” duke sharë gjithë dynjanë kur nuk ishin dakort me të!
“Budallai me gurë ne xhepa”,quhej baudallai i fshatit tim. Kur delte nga shtepia, sapo shihte dikë nga larg, i gjuante me gure. (Çudia ishte se rruget e fshatit ishin gjithë gurë, ai mbante xhepat gjithmonë ngarkuar)
Mu kujtua fatkeqi i lindur i fshatit tim, tek shoh disa komentues “me gur ne xhepa”, te cilet mezi presin nje publikim qe te gjuajnë me gur. E fillojne me autorin ,pastaj vazhdojne me komentuesit. Nuk munden ndrysh. Jane ne konflikt te lindur me veten dhe genjehen se çlirohen nga ky konflikt duke gjuajtur mr gure.
Pera doca ditesh redaksia fshihu dhe bllokoi komentet mbi nje shkrim te z. Tarifa. Veproi jashtezakonisht drejt. Kur lexova shkarravinat mendore te dikujt, mu kujtua filozofi italian Umberto Eko, tek thoshte: social media jane invaduar nga legjionet e imbeçileve, te cilet me parë flisnin flisnin vetem neper bare, para filxhanit te kafese, pa i bere dem kolektivitetit, tani kane te drejten e fjales te nje çmimi nobel. Èshte invazion i imbeçileve”
Po z. Viktor ky eshte fenomen i botes se sotme e cila bazohet tek ekonomia e tregut. Njesia matese e te gjitha vlerave njerzore eshte bere paraja. Çdo gje, sot, ka vlere nese kuotohet, konvertohet, këmbehet me para . Ne te kundert je i pa llogaritshem nuk vlen te permendesh je askushi. Shkrimi juaj ngre nje problem qe na perket, tregon drejtimin nga , fatkeqsisht, po ecet .
@bureto
revolucionarët e vërtetë kurrë nuk dorëzohen.
ti thua që ky”eksperiment” e quan ti por është një epokë, dështoi.
vallë duhet të dorëzohemi? jo
komunistët me metodën e tyre mohimin e mohimit, pjesë e dialektikës materialiste, prej nga rrjedh edhe lritika dhe autokritika komuniste vlerësojnë tërë faktorët objektivë dhe subjektivë që çuan në dështimin e kësaj epoke dhe readhës tjetëe nuk do bëjnë më të njëjtin gabim.
proletariati është klasa më e madhe dhe klasa më revolucionare në shoqëri.
proletariati është e vetmja klasë e aftë për të zhdukur çdo lloj forme shfrytëzimi pra e aftë të bëjë komunizmin shoqëeinë pa klasa.
ndaj ajo që ti e quan si gjetje e qiqrave në hell është e ardhmja.
komunizmi është e ardhmja.
kjo është e vërtetuar shkencërisht. sepse marksizëm leninizmi është shkencë
qe thua ti o Qazo, dhe ti coku Teme, kur nuk kupton nuk kupton. Kur je debil, je debil, Ske ca ben
o spak si the ti çlirimi i shqipëris erdhi në 1989.
ktu vërtetove që je super debil.
çlirimi ka ardhur në nëntor 44 nga ushtria heroike partizane dhe çlirimi i dytë do vijë kur nga shqipëria të shporren antishqiotarët duke filluar që nga kuvendi e deri te delia imperialiste e ambasadës amerikane
Ti “?” si nje ish hetues , apo ojelle e tij e qarte qe clirimi eshte ne diten e historise se vjeter ,me 1944 . Por ja qe nuk eshte ashtu ,e Sepse historia e re pas 1990 e ka etiketuar historine e vjeter si epoke e DIKTATURES dhe vitet pas 90 -tes , si ardhjen e demokracise , se lirise se fjales , Ate qe shpreh ti si me lart fale demokracise .Vendosja e diktatures ja heq meritat e cdo medalje si clirues . Ate diktature qe perjetuam nuk e e vendosi as Turku ,as italjani e as gjermani . Por vec kopili gjirokastrit .Prano faktet .
Tashti, krejt rastesisht pashe nje koment te shkelqyer te Qazimit dhe Lidheni Gomarin. E para, per te hequr cdo dyshim, une dhe Aldrini jemi dy persona po aq te ndryshem sa edhe Qazimi me Gomarin e Lidhur. E dyta, kurajo qe merr Qazimi per te quajtur “budalla” dike qe nuk e njef vetem sepse ky “budallai” pa shprehur asnje lloj aprovimi per ate “19 vjecaren”, por vetem objeksionin per Viktor Anonimin qe edhe ai merr kurajon te percmoje nje vendim te nje institucioni te mirenjohur dhe autoritar nuk eshte gje tjeter vecse kreditim per te me dhene mua kurajon t’i quaj qe te dy thjesht pordhace qe kujtojne se mendimi i tyre eshte ajka e kultures nderkombetare. Pra i bie qe shan tigani kusine se e ka bythen te zeze. Pra Qazua me Gomarin e Lidhur paskan te drejte te quajne budalla ke te duan vetem sepse ata na paskan nje koceptim te pagabueshem te kultures qe ua jep edhe Viktor Anonimi, Zoti na ruajt nga ata qe kujtojne se i dine te gjitha dhe gjykimin e tyre e kujtojne per absolut dhe nuk e kuptojne qe busulla e tyre e ka gjilperen te bllokuar dhe nuk ndjek veriun, por ketyre ju behet Veriu ngado qe e kthejne ata dhe jo nga eshte veriu i vertete. Nejse, edhe ty o Qazim edhe ty o Gomari i Lidhur, meqe po vjen edhe Viti i Ri ju bofte mire Gjeli i Detit dhe mos e therrni para kohe, shikoni kalendarin se kalendari e tregon daten e sakte, apo jo?
o rita që të njoh mit kush je: rita = intelektuali = fatos lubonja
pse paragjykon pa më njohur fare?
un të njoh ty po ti smë njeh mua
un kam lindur pas viteve 2000 ndaj ësht e kotë të më thuash hetues.
dita e çlirimit është 29 nëntor 1944.
ndaç quaje 28 nëntor 1944.
po ajo pseudodemokracia jote është një ndryshim sistemi i palnifikuar nga sistemi që po binte.
ditë çlirimi ti quan 2 prillin apo ndonjë datë tjetër o fatos?
Shkrim shume i “goditur”. Plot vlere dhe analize shume reale dhe e vertete.
Faleminderit Z. MALAJ!
“Imbecilet invadent ” , shume dakort me ty , kjo me duket fatkeqesia e koheve te internetit , me gjithe te mirat qe mund te kete ……..ndersa artikulli Malajt eshte i vlefshem , edhe se nuk jam shume dakort qe me lindjen e rap-it nga shtresat e “uleta “te shoqerise , duhet te anatemohet si nje degjenerim i vlerave te verteta te muzikes . Mjafton te kujtojme historine se nga ka lindur jaz-i (xhazi) , dhe si konsiderohet sot ai ….
“Te perhapesh dije pa moral…”,
kete ben Cifti Rama-Velia tek ne,
kudo qe te levizesh kanalet e TV,
keta dy surreter ne ekran i ke,
Dalin tregojne perralla,
japin direktiva gjithashtu,
keta dy zorzope hajdute,
nga mendja krejt Kercu,
Ai kulimi i Bashkise ngerdheshet,
para kamerave ben si gjynahqar,
Ai gallofi i qeverise mburret,
kur varferine e ka bo Mullar,
dalin surreterit e tyre ne TV aq shpesh,
sa nje Popull mbare kur i sheh ne ekran,
i “uron” – O Ram-Velia, ato …ku ti kesh!
Mund të mos i besosh parajsës apo ferrit, Zotit apo Djallit, por di shumë mirë diferencën midis së mirës dhe së keqes. Të besosh në idiotsirat e fesë të bën intelektual dhe me vlera? Pa vlerë ka të besosh që bota është shtuar vetëm nga dy njerëz, pra Adami dhe Eva, pra me inçeste (që është shkencërisht e pamundur përveçse perverse)? Pa kuptimi ka të besosh te Muhamedi , profeti mysliman (që më parë ishte bari delesh) që u martua me 13 gra nga ku njëra ishe minorene 9 vjeç?
Populli nuk e shan Ramen o populli
E voton prandaj fiton
Mund të mos i besosh parajsës apo ferrit, Zotit apo Djallit, por di shumë mirë diferencën midis së mirës dhe së keqes. Të besosh në idiotsirat e fesë të bën intelektual dhe me vlera? JO. Ça vlera ka të besosh që bota është shtuar vetëm nga dy njerëz, pra Adami dhe Eva, pra me inçeste (që është shkencërisht e pamundur përveçse perverse)? Ça kuptimi ka të besosh te Muhamedi , profeti mysliman (që më parë ishte bari delesh, një injorant) që u martua me 13 gra nga ku njëra ishe minorene 9 vjeç? Ja pra që ju nuk dini diferencën midis së mirës dhe së keqes, dhe vazhdoni prej mijëra vitesh tashmë me broçkullat fetare sikur Zoti është e mira kurse Djalli e keqja. I shihni gjërat përciptas pa u thelluar në analizën e fakteve dhe së vërtetës. Pse? Sepse nuk ju intereson. Sepse i dini pasojat po të pranoni mashtrimin e madh fetar. Dhe të gjitha të këqijat që janë deri më sot, vijnë pikë së pari prej fesë, sepse ajo është një gënjeshtër e madhe, dhe si e tillë është nëna e gjithë të këqijave.
EPOKA CIVILIZIMIT MBAROI
FILLOI MESJETA E LLUMIT
PUSHTETI NE DORE TE HICIT
VIPA BOSET E ZOLLUMIT
EPOKA CIVILIZIMIT MBAROI
FILLOI MESJETA E LLUMIT
PUSHTETI NE DORE TE HICIT
VIPA BOSET E ZOLLUMIT
MBAROI KOHE E CIVILIZIMIT
NISI MESJETA E LLUMIT
NE PUSHTET DEMONI
VIPA BOSET E ZOLLUMIT
MBAROI EPOKA E CIVILIZIMIT
FILLOI MESJETA E LLUMIT
NE PUSHTET DEMONI
VIPA BOSET E ZOLLUMIT
Të lumtë Viktor për “kapjen” dhe mënyrën e trajtimit të njërës nga sëmundjet më të rënda të botës së sotme dhe posaçërisht Perëndimit dhe Shqipërisë. Duket se ka riardhur koha e Sodomës dhe Gomorres. Kur imoraliteti quhet guxim dhe vlerë. Kur paraja ështê qëllimi i jetës. Kështu u ka ardhur fundi të gjitha perandorive në historinë e botës. Në fillim janë forcuar, kanë përhapur kulturën dhe qytetërimin e tyre ngado, pastaj i ka vrarë e “mira”, janë qullosur, dembelosur dhe degjeneruar në kulm. Dhe pastaj janë shkatërruar. Kështu ka ngjarê me asirianasit, babilonasit, helenët, romakët dhe kështu është duke ngjarë edhe me Perêndimin sot. Para disa ditêsh pashë një shkrim për një farë Kaney West, kështu më duket se quhet. Pyeta veten: për çfarë është bërê i njohur ky i ziu psikopat që çdo ditë e kemi “pilaf” në të gjitha mediat vendase dhe të huaja?!?! Dhe nuk e gjeta përgjigjen. Shkrimi yt Viktor ka shumë vlerë, por ështê thjesht një zë në shkretêtirë. Rrokullima ka nisur dhe nuk ka forcë në botë ta ndalojë. Fatkeqësi.
Flmnd 1000 here gazetes tone Dita,qe deri Sot i ka shpetuar yshtjes.I ka lene ne dreqnine e tyne luizat dhe lezet.Sapo shoh gazetat per lajmet e momentit,cfare te shoh?I biri Zefit kishte treguar mollaqet.Booocfare humori????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
S`ka dy dite qe i vdiq i ati.
Nuk po them te fiki radion,Televizorin 40 dite si ne ate kohe.