Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Zeqir Selami hoqi valle në ngritjen e Flamurit
Me shumë burra të tjerë të Brataj Zeqir Selami shkoi në ngritjen e Flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912. Atëherë ai ishte afër të dyzetave. Hoqi valle bashkë me Mato Hasanin e bratas të tjerë, aty, te sheshi ku u ngrit flamuri. Zeqir Selami hoqi vallen në sheshin e Flamurit dhe këndoi: O fshat i Brate në brinjë,/ Me burra e djem të mirë,/ Luftëtarë për kombësinë… Në librin “Brati në rrjedhat e jetës” Gani Muho shkruan: “Bratasit gjithnjë kanë qenë të gatshëm sa herë u është bërë thirrje për çështjen kombëtare, si në ngritjen e flamurit më 1912, me në krye Memo Meto Brataj, Tafil Fejzon, Brahim Musain, Nuro Kamberin, Hysen Sherifin, Isuf Delon, Iljaz Likën, Elmaz Çaçanin, Dervish Alikon, Zeqir Selamin. Më pas, nga fillimi i vitit 1913, ai, me shumë bashkëfshatarë të tjerë, si Memo Mete, Elmaz Çaçanin, Numan Seiti, etj., nuk e hoqën pushkën nga supi për të mbrojtur pavarësinë e fituar me gjak dhe sakrifica. Kështu, pas bagëtisë dhe i lidhur edhe me hallet e fshatit, i kaloi vitet plot dallgë të pushtimit italian që prej vitit 1914. “E fituam pavarësinë nga Ismail Qemali, por, ja, na u shfaqën sërish halldupët përtej detit”, – thoshte për italianët. – E mjera kjo Shqipëri që s’e lanë njëherë rehat”, shprehej vazhdimisht xha Zeqiri.
Zeqiri mori pjesë aktivisht në luftën çlirimtare të vitit 1920. Ai së bashku me 57 luftëtarë nga Barati me Memo Mete Brati, komandant i çetës dhe ushtarak i lartë luftuan me heroizëm në Gjorm, në Llogora, në Qafën e Koçiut, në rrugët dhe rrugicat e Vlorës, derisa e shporrën pushtuesin italian nga Vlora. Në këto luftime Zeqiri u plagos.
Shtëpia e Zeqir Selamit u vendos tërësisht në shërbim të luftës. Zeqiri, tashmë i moshuar, veç këshillonte djemtë e tij, të mëhallës dhe të fshatit që të forconin bashkëpunimin e t’u përgjigjeshin detyrave që do t’u ngarkoheshin. “Se lufta kërkon energji djemsh, thoshte ai, dhe… dasmë pa mishra s’ka. Lufta do ketë edhe sakrifica”. Në pranverën e vitit 1944, nazistët gjermanë arritën me luftime në Brataj dhe në mëhallën Dervishaj. Ata shoqëroheshin nga ballistët të zonës. Në lagjen Dervishaj kishin mbetur pleq e plaka. Zeqir Selamit tashmë ishte i moshuar, gjendej i sëmurë, me plevil të rëndë. Në qafë kishte hedhur një peshqir të kuq që fshinte herë pas here djersët. Nazistët dhe ballistët hynë brenda dhe filluan bastisjen e shtëpisë. E kërcënuan xha Zeqirin duke i thënë të lëvizte nga vendi. Ai ishte i sëmurë. Luajti pak nga vendi. Nazisti me majë të bajonetës, i hoqi peshqirin e kuq nga qafa, duke i bërtitur komunist. E ngritën në këmbë dhe e nxorën në oborr. Ata kishin të dhëna se shtëpia ishte bazë për partizanët dhe se ishte depo për materiale lufte. Dy djem të Zeqirit ishin partizanë. Zeqirin e mbanin për krahu dy fëmijë të vegjël të djalit, Ziguri dhe Merushe. Të dy fëmijët qanin me të madhe. Nazistët dhe ballistët i kërcënonin me pistoleta në duar. Përmes gërthitjeve Zeqiri, luftëtari i disa luftërave dhe i Luftës së Vlorës 1920 ju foli nazistëve: “Me vrisni mua, jo nusen me fëmijët!”.
Një nga krerët me influencë të Ballit Kombëtar në krahinë, mik i familjes së Zeqir Selamit, shkon një ditë gushti të vitit 1943 në shtëpi. I thotë Zeqirit se të kam mik, po djemtë ose edhe njerin prej tyre do ma japësh mua. I përgjigjet Zeqiri se mik të kam, por djemtë ia kam dhënë lëvizjes. Edhe vet, sado i pamundur që jam, se jam plak, dua që t’i ngjitem malit, siç kanë luftuar të parët tanë. Që ta dish mirë, edhe mushkës do t’i vë yllin e kuq në ballë! Djemtë ia dhashë Hysni Kapos, i cili udhëheq luftën për çlirim. Udhëheqësi i ballistëve iku i mërzitur… Zeqir Selamit ndërroi jetë në vitin e parë të lirisë. Ai ishte një nga veteranët e parë të fshatit Brataj dhe që në vite emri dhe veprimtaria e tij patriotike është kujtuar gjithmonë, edhe në këtë 110 vjetor të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar.
Lagjja Dervishaliaj në Brataj që ishte e vendosur në këmbë të malit, më 2 shkurt 2015 nga një stuhi e fuqishme natyrore u shembën të nëntë shtëpitë e saj. Për këtë ngjarje u bë studimin dhe vlerësimin nga inxhinjerët e qarkut Vlorë dhe nga shërbimi gjeologjik kombëtar në Tirana, ku përcaktuan se në këtë lagje as ndërtohet dhe as jetohet më. Kështu që dhe dy shtëpi që kanë mbijetura deri më sot janë të pabanueshme. Ato janë stoike dhe ruajnë pllakatën përkujtimore me yll të kuq në nder të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si bazë e rëndësishme e Jonuz Zeqir Dervishaj.
Smokthinjoti Veiz Deromemaj ra dëshmor për çlirimin e Tiranës
Në librin “Ballëndriturit” të autorit Resul Bedo, është përshkruar edhe heroizmi i dëshmorit Veiz Deromemaj, i cili ra në betejën heroike për çlirimin e kryeqytetit. Veiz Hysni Deromemaj, lindi në Mesaplik në vitin 1924 në familjen e dëgjuar të Deromeme. Shkollën fillore e mbaroi në fshat dhe më tej vijoi studimet në Tiranë. Ishte 20 vjeç kur doli partizan nga qyteti i Kavajës dhe u rreshtua partizan në Brigadën VIII Sulmuese.
Luftoi me trimëri në të gjitha aksionet që zhvilloi brigada në zonat përreth Kavajës, Qafë-Krrabës, Priskës dhe deri në Tiranë, ku brigada mori pjesë në luftime për çlirimin e kryeqytetit. Brigada sulmoi në drejtim të qytetit nga ana e lumit të Lanës. Skuadra ku ndodhej Veizi duhej të hidhte në erë një fortifikatë gjermane të pajisur me mitroloza të rëndë. Plumbat nazistë nga frëngjitë e bunkerit kishin shpuar gjokset e disa partizanëve.
Pranë skuadrës vjen komandanti i Brigadës VIII Sulmuese Feti Smokthina i cili niset për t’u hedhur mbi bunker. Por në moment Veizi i thotë: “Jo, shoku komandant! E kemi ne radhën tani!”. Partizani Veiz ishte i pajisur me bomba e granata, me trimëri e guxim, niset drejt bunkerit. U afrohet frëngjive dhe hedh me shpejtësi bomba. Bunkeri merr flakë. Fortifikata e nazistëve shpërthen. Bashkë me nazistët ra në fushën e nderit dhe trimi nga Smokthina, ditën e çlirimit të kryeqytetit më 17 nëntor 1944. Emri i tij është i shënuar në lapidarin e dëshmorëve të çlirimit të kryeqytetit. Veiz Deromemaj është shpallur Dëshmor i Atdheut.
Bashkia e Tiranës në vitin 2020 për të nderuar emrin e dëshmorit që ra në luftë për çlirimin e kryeqytetit, në Lagjen “Partizani” në Tiranë i ka vendosur emrin “Rruga Veiz Deromemaj”.
Qemal Hysaj partizan dhe komandant marine
Qemal Hysaj ishte nga Mamugjinajt e fshatit Sinanaj që u ngrit i gjithë në luftë. Qemali bashkë me shokët e tij të jetës u rreshtuan partizanë Zano, Servet, Hamdi, për të vazhduar nga fisi i Çukajve, Teki, Qemal, Xhevit etj. Mbeti yll i pashuar Servet Merko Merkaj në altarin e lirisë, duke marrë me vetë bukurinë e tij dhe duke lënë pas amanetet: fitojeni lirinë, mbrojeni lirinë, ndërtojeni jetën, ashtu siç e ëndërruam…
Vatra e shtëpisë bujare e Hysajve ngrohte këdo që kishte nevoje të dëgjonte një fjalë-këshillë për një rrugëdalje kur e shtrëngonte halli. Hysajt nuk patën pasuri veç fjalës së ngrohtë e të mënçme që e falnin pa ngurrim. Mamugjinajt dhe sot përmënden për këto cilësi të njerëzve me nder e me zakone për t’u respektuar. Të tillë ishin dhe mbetën Tekiu, Qemali dhe Xhevdeti. Më i riu, Qemali mori nga Mamugjinajt shëmbëllësen e saj të vërtetë që i shfaqej në rrugët e jetës, duke i kërkuar birit të saj atë çka i kishte dhënë: guximin, ndershmërinë dhe besnikërinë ndaj atdheut, të mëkuara këto në tregimet e vatrës dhe të këngës, bashkë me qumështin nga nëna dhe të thëna si këshilla brilante nga babai, i ditur dhe luftëtar për të arritur çdo liri e drejtësi.
Në qershor të vitit 1940, përfundoi me nota të mira shkollën. Në një moshë të vogël, shkoi me xhaxhanë çoban për të ruajtur bagëtitë. Ishte ky veprim si të thuash riti, përgatitja për t’u bërë burrë dhe për të ecur përpara. Aty në ruajtjen e deleve, Qemali dëgjonte për aksionet që kryenin partizanët. Ishte fundi i korrikut 1942, kur shkoi në Sevaster me xhaxhanë, rrugës pa me sytë e tij shtyllat e telefonave të rrëzuar dhe telat e këputur nga aksioni partizan. Dëgjoi fillimin e një beteje pushkësh, mitrolozësh, bombash dhe vërshëllimin e plumbave mbi Dorëz nga Mali i Bardhë, ndërsa në xhade, afër fshatit, pa dy fshatarë të pushkatuar. Fundi i vitit 1943 dhe fillimi i vitit 1944, Qemali rrëfen se “sa herë që lajmëroheshim se po vinin gjermanët nga Vlora apo Tepelena, largoheshim nga fshati dhe fshiheshim lart këmbëve të malit dhe përrenjëve, njerëz e bagëti deri sa kalonte rreziku dhe ktheheshim përsëri në fshat. Kështu Qemali u përgatit për betejat e mëdha që qëndronin përpara.
Hajdar Aranitasi nga fshati Aranitas i Mallakastrës, komisar i batalionit, bisedoi shtruar me popullin e Lopësit. Komisari buzagas fliste ëmbël dhe i bëri për vete mjaft të rinj për të dalë vullnetarë partizan në mal. Qemali dëgjoi zërin e komisarit dhe zërin e zemrës e bashkë me shokë e fëmijërisë, Servetin dhe Hamdiun, shkuan me partizanët, atë të dielë, në ditën e verës, 14 mars 1944. Shkuan në Sinanaj të tre. Tek shkolla u paraqitëm te përgjegjësi partizan, i cili i regjistroi partizan. Qemali u caktua në kompaninë e tretë të batalionit të katërt të BrVS, partizan me një maliher të gjatë italian, që e hiqte osh, se i vinte deri te këmbët, për ditë të tëra derisa u gjet një patickë. Po ku dinte Qemali paso parullën “Stalini-Sigurimi”. Ku kishte dëgjuar ndonjëherë fjalët parullë, Stalin e sigurim. Nuk e kuptoi fjalën “paso” e pyeti shokun, ç’farë thua?
Në Memaliaj mbërriti vëllai Reizi me ca ndërresa dhe bukë. I kërkoi të kthej në shtëpi se ishte i vogël. Qemali për disa orë ishte bërë burrë, nuk pranoi të shkëputej nga shokët. Vëlla, i tha, ti sapo u martove, të kemi Zot shtëpie, e unë punët e shtëpisë nuk i përballoj dot. Në luftën partizane nga lartësitë e Shishtavecit, ku brigada përgatitej të kalonte në Kosovë, Qemalin e bënë përgjegjës rinie në b3p. Luftoi në Kosovë Qemali dhe fitoi. U kthye në Mamugjinaj pas një rruge të gjatë. Tek dera e shtëpisë dëgjoi zëri e ëmbël të nënës “Kush je ti, djal-o?” I përgjigjet “Jam një partizan”. “Mirë a të keqen nëna, hajde bujrum” i tha nëna dhe vazhdoi t’i frynte zjarrit… Qemali i tha: Dede, jam Qemali! Nëna si nënë, hapi krahët si të shqiponjës dhe u përqafuam me mall e ngashërim… Rruga në jetë është më e gjatë sesa e mendojmë dhe kur i ke dalë në fund, ajo duket prapë e shkurtër.
Pas luftës studioi në akademitë ushtarake të kohës, Qemal Hysaj u bë komandant i regjimentit të anijeve, por dhe pedagog në Akademinë e Marinës. Ai tashmë e kish mbyllur rrugëtimin rreth paralelit me të madh tokësor, duke na lënë, trashëgimi, librin jetësor, dëshmi historike. Mbas ‘lundrimit’ mes ‘yllësive’ u pozicionuat aty, ku theksoje vazhdimisht, ‘te konstelacioni’ më i bukur për marinarët, ‘Arusha e Vogël’, se aty gjendet ylli më i ndritshëm i kësaj yjësie, i cili ndihmon marinarët në çdo situatë të vështirë, e që quhet ‘Ylli Polar’. U bashkuat me të për të na ndriçuar ne, që vazhdojmë të ndjekim udhën tuaj në Tokë e në dete.
Marinarët shqiptarë janë krenarë për traditat, ritualet dhe zhargonin por, madje, edhe për gabimet e tyre. Ata janë krenarë për ‘Flamurin Kombëtar dhe Flotës tonë Luftarake’ mbi të cilët u betuan dhe me dashuri të pafund do t’ua tregojmë brezave të rinj. Këto vlerat që Komandant Qemali i përcolli, marinarët janë mirënjohës për jetë! Ai u tregoi gjithmonë rrugën e duhur për hir të dashurisë së tij për Marinën.
Bernardua pak na ka care trapin me partine e punes e rinine komuniste ne komunizem, tani duhet t’i
lexojme edhe brockullat e tij ne demopkraci. Ik ore mut megjithe heroizmat e laberise shko qiu o bernardua.
Ju falenderojme me keto shkrime e kujtime qe kane nostagji gjithmone kur vjen puna per festat e pavarsise.
sotiri i neveritshëm i gjinos së fikut:
na e shpife me gjuhën tënde. e kemi par që jeni antishqiptarë dhe nqs del ndpnjëri me fjal të mira për shqipërinë ju si kuçedra hidheni në sulm
Ato robt e shpise ku i ke e si i ke mire ?+ Po pse mor pidh motre nuk shkruan gjetat qe mendon ti po merresh me komentet e te tjereve
Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes. Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
sotir = Sogir
e gëzofsh nikun e ri.
që mthu ti mua pse merresh me komentet e të rjerëve: pse a si duhet të tpyes ty un ëa bëj e komentoj