Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis gjyqi për Veliajn, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbardhen pesë kërkesat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis gjyqi për Veliajn, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbardhen pesë kërkesat
AktualitetKronike

Nis gjyqi për Veliajn, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbardhen pesë kërkesat

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Në GJKKO po mbahet seanca e parë e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj e të tjerë të pandehur në dosje që kanë kërkuar gjykimin me proces normal. Veliaj as sot nuk është i pranishëm në seancë, pasi refuzon të qëndrojë në kafazin e qelqtë. Përmes një deklarate, Veliaj informoi trupin gjykues se në gjyq do të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.

Mbrojtja e Veliajt kërkoi shtyrjen e seancës, pasi kërkon kohë të njihet me 24 fashikujt e dosjes që i janë dorëzuar vetëm dje në orën 15:00, pas vendimit të GJKKO-së në seancën e 10 qershorit. Por, prokurori i çështjes Ols Dado kundërshtoi duke thënë se fashikujt që u janë dorëzuar janë për të pandehur të tjerë dhe s’kanë lidhje me Veliajn.

Plarent Ndreca: Aktet na janë vënë në dispozicion ditën e djeshme, rreth orës 15:00. Kërkojmë të njihemi fillimisht me to dhe më pas të zhvillohet seanca.

- Publicitet -

Ols Dado: Aktet kanë të bëjnë me të pandehur të tjerë. Ne kemi zbatuar vendimin e gjykatës dhe dokumentacionin ia kemi dërguar dje në paraburgim.

GJKKO vendosi vijimin e seancës, por nuk lejoi transmetimin live për mediat.

Avokati Plarent Ndreca paraqiti pesë kërkesa paraprake, të cilat sipas tij do ta vendosnin procesin në “shina ligjore”.

Mbrojtja kërkoi transmetimin live të seancës, praninë e Veliajt krah avokatit, pra jashtë kafazit të qelqtë, si edhe kohë për t’u njohur me provat.

Ndreca po ashtu tha se SPAK ende s’i ka kthyer përgjigje për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit.

Plarent Ndreca: Kemi bërë 5 kërkesa për vendosjen e procesit në shinat ligjore, këmbëngulim. E para sa i takon publicitetit gjyqësor që i nxirrni kamerat sapo nisim ne. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese pse të mos transmetohet seanca. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe na pyet kur është dakord e kush jo për filmim, është ndërhyrje drejtpërdrejtë në sallë. Moslejimi i filmimit të këtij është procesi goditje e të drejtës kushtetuese që kanë mediat. Kërkoj të lejohen kamerat që të filmojnë live procesin.

Vlerësojmë që duhet garantuar prezenca e Veliajt i lirë jashtë kafazit të xhamit. Mosprezenca apo mos lejimi afër avokatit cenon prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor, ndikon në proces dhe nuk mund të vijojë pa qenë prezent siç kushtetuta parashikon. Komiteti i Helsinkit e konsideron cenim i dinjitetit njerëzor kur nuk ka arsye për tu vlerësuar e kundërta. Kafazi i xhamit është kthyer në rregull ndërkohë që duhet të jetë përjashtim. Nuk paraqet asnjë rrezik për mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj të garantoni të jetë përkrah avokatit të tij i liri, të bëjë mbrojtjen e tij siç kushtetuta ia ka garantuar.

Për sa kohë nuk jemi njohur me provat në këtë fazë dhe ju thatë se nuk përbën pengesë në këtë fazë, na jepni kohë të njihemi me to.

Akoma nga SPAK s’na është kthyer përgjigje, për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Vlerësojmë se lidhet me këtë fazë të procesit

Lënia e seancës nga ana juaj 1 herë në javë është afat shumë i ngushtë që nuk na jep mundësi të komunikojmë me të mbrojturit prej nesh. Të kemi prezencë reale e mbrojtje efektive.

Këto janë 5 kërkesat tona që pranimi i tyre besoj do e vendoste në shina këtë proces ligjor, patjetër kemi edhe kërkesa për pavlefshmëri aktesh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    June 16, 2026 at 10:23 am

    Ty o Veli do te kishte rene me mire ti pranoje vjedhjet si Tahiri.Pas zgjedhjeve Vendore do lirohesh per sjellje te mire.
    Mos e bej terkuze gjyqin,se po e mori Pushtetin kjo Rini qe ka dale ne Shesh,35 vjet e ke minimumin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?