Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë ndryshon trupën gjykuese për dosjen e ish-ministrit Tahiri, ja arsyeja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Lartë ndryshon trupën gjykuese për dosjen e ish-ministrit Tahiri, ja arsyeja
AktualitetKronike

Gjykata e Lartë ndryshon trupën gjykuese për dosjen e ish-ministrit Tahiri, ja arsyeja

Published: January 9, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Lartë ka ndërmarrë një ndryshim procedural në procesin gjyqësor që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, duke zëvendësuar gjyqtarin relator të çështjes.

Fillimisht në vitin 2022, shorti kishte përcaktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator të dosjes. Megjithatë, në dhjetor të vitit të kaluar, Binaj ka paraqitur dorëheqjen nga kjo detyrë, duke çuar në rishpërndarjen e çështjes.

Si relator i ri është caktuar gjyqtari Genti Shala, i cili është emëruar së fundmi në Gjykatën e Lartë.

- Publicitet -

Arsyeja e dorëheqjes së gjyqtarit Binaj lidhet me faktin se ai ka qenë më herët pjesë e shqyrtimit të disa kërkesave gjyqësore të paraqitura nga Saimir Tahiri, në kohën kur ushtronte detyrën në ish-Apelin për Krime të Rënda. Për të shmangur çdo konflikt interesi apo dyshim mbi paanshmërinë, ai ka vendosur të tërhiqet nga çështja.

Procesi në Gjykatën e Lartë është iniciuar pas rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kundërshton vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta.

SPAK nuk është dakord me faktin që Tahiri është dënuar vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Për këto akuza, prokuroria kërkon një dënim prej 12 vitesh burg.

Fillimisht, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte shpallur fajtor Tahirin për shpërdorim detyre, duke e dënuar me 5 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 3.4 vite, ndërsa në vendimin përfundimtar u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia e tij në shërbim prove.

Ky vendim u ankimua nga të dyja palët, si nga SPAK ashtu edhe nga vetë Tahiri. Apeli i GJKKO-së e rrëzoi vendimin për pezullimin e dënimit, duke lënë në fuqi dënimin me 3.4 vite burg. Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Tahiri u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit, për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve të parashikuara në ligj, pa e përfunduar plotësisht ekzekutimin e dënimit.

Aktualisht, në Gjykatën e Lartë pritet jo vetëm caktimi i datës së seancës gjyqësore, por edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të tjerë të trupës gjykuese, të cilët së bashku me relatorin Genti Shala do të shqyrtojnë si rekursin e SPAK, ashtu edhe atë të paraqitur nga Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë e plotë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • pilo Lala says:
    January 9, 2026 at 11:56 pm

    Saimir Tahiri ishte kurbani i pare i SPAK, u akuzua kot per nje dhurate gruas, pa asnje fakt beri burg.
    Ambasadorja Kim kembnguli te denohet, dhe ai e hengri kot.

    Reply
  • BA says:
    January 10, 2026 at 3:07 am

    I vetmi gabim i Saimir Tahirit ishte se mori hua nje makine nga kusheriri i tij, qe me sa duket nuk ishte nje person i paster. Kjo nuk e ben Saimirin as trafikaant as fajtor. Tahiri ishte Ministri me i mire qe kishte pare Ministria e Puneve te Brendeshme te Shqiperise. Po keshtu, kryebashkaku me i mire i vendit Erion Veliaj dhe Kryebashkiaku me i mire i Shkodres Benet Beci iu jane qepur ti fusin brenda per breke grash apo se kush e fitoj apo e humbi nje tender. Tenderin vetem nje konkurent do e fitoj. Nuk mund t’a fitojne te gjithe konkuruesit. Kjo pune bie ere! Duket sikur dikush qe kontrollon SPAK i eshte qepur Edi Rames dhe qeverise se tij. Edi Rama merr kontrollin e drejtesise qe ka ikur ne drejtim te detit te zi dhe nuk dihet se nga perfundon, ne detin e kripur apo ne liqenin e embel.

    Reply
  • Gabriel says:
    January 10, 2026 at 6:18 am

    Po ato pallatet i beri me rroge?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 10, 2026 at 8:05 am

    Po mo BAJGA te Enverit, Imperiliazmi i LIG amerikan e ka fajin qe u denua Kapobanda e Habilajve te droges dhe krimit, Saje Qorri, qe komisari i Policise se Vlores, Dritan Zagani e tregoi me gisht si Ministri i Rendit, KAPOBANDA e krimit dhe droges dhe per kete Kryegangsteri, Edi Rama urdheroi Drejtesine e tij BEDELE per ta prangosur dhe radur ne burg.

    SAJE QORRI SHPETOI NARKOTRAFIKANTIN E XIBRAKES, OLSI RAMA NE BASHKEPUNIM ME PROKURORIN OLSI CELA, QE ESHTE PJELLA E XHELATIT TE ENVERIT ARANIT CELA, TE CILLIN EDI RAMA E EMEROI KRYEPROKUROR. SAJE QORRI TENTOI TE SHPETONTE DHE ERMAL HOXHEN, PJELLEN E ENVERIT SI ADMINISTRATOR I KOKAINES SE XIBRAKES, POR NUK J’U HAP PARASHYTA SE GJERMANET E KISHIN KAPUR ME “PRESH NE DORE”

    Sa asete, prona dhe pasuri krimi dhe droge i ka konfiskuar SPAK kriminelit Saimir Tahiri dhe familjes se tij?

    Pergjigja eshte:

    ZERO ME XHUFKE!

    Reply
  • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
    January 10, 2026 at 11:54 am

    Ja, doli dhe bajga e serbise, “intelektuali” I UDB.

    Reply
  • Precizim says:
    January 10, 2026 at 1:09 pm

    Disa komentues, thjeshte dhe vetem per arsye te perkatesive politike, apo ndoshta edhe njohjeve personale, dalin jashte objektivitetit dhe japin superlativa, per X minister apo per Y funksionar i larte qe i eshte bere gjyqi apo eshte ne ndjekje penale.
    Personalisht mendoj qe performanca e nje funksionari te larte shteteror fillon qe perpara emerimit ne pozicionin e caktuar. A e meriton ai kete emrim ne kete pozicion kaq te larte? A eshte ai i paster ne te gjithe parametrat qe duhet te plotesoje per te mbajtur pozicionin.
    Kjo filloi keq qekurse Kryeministri i vendit qe ne qeverine e pare ne 2013 rreshtoi ne kabinet nje sere figurash te cilet qe me pare ishin akuzuar e denuar per perfitime personale. Dhe me pas te gjithe ata perfunduan ne SPAK. Pse ndodhi kjo ska nevoje per pergjigje sepse menyra e keqe e perzgjedhjes vazhdon edhe sot.
    Kjo menyre nuk ka parime, nuk ka rregulla, nuk ka partishmeri apo perkatesi politike. Pjesa me e madhe e qeveritareve te emeruar nga Kryekoqja, jane marre nga rruga, dhe nuk plotesojne asnje norme politike, profesionale, perfaqesimi publik, apo eksperience jetesore.
    Nese duhet te jemi objektive dhe duhet te ankohemi per SPAKU-n sigurisht qe ka plot detaje dhe shume te rendesishme madje.
    Mbajtja ne baqllkon e Sali Berishes qe pelliste çdo mbasdite nga ballkoni. Dhe me pas asgje konkrete. Perse e mbajten, akoma nuk kuptohet.
    Rrembimi i Ilir Metes, dhe rrahja e tij ne mes te autostrades, duke shkelur çdo te drejte njerezore. Dhe per kete SPAK-u nuk beri asnje deklarate qe te shfajsonte veten dhe fajin tja linte atyre qe ekzekutuan vendimin.
    Perfshirja e Osi Dados, noter me tre NIPT-e ne te njejten familje, babai, e shoqja, dhe vete ai, dhe prokuror kunder Erjon Veliajt, mbasi i kishte marre nje leje ndertimi Veliajt dhe me pas i kishte kerkuar shtese kati dhe Veliaj nuk ja kishte plotesuar. Ne konflikt te plote interesi. Apo gjyqtari Sarandiot qe ka 14 shtepi, me nenen dhe baben kamariere.
    E plot te tjera si keto, qe nga sekuestrimi i telefonave pa dallim dhe mandat. Kontrolle personale pa mandat. Perdorimi i metodave bolshevike te presionit dhe detyrimit, etj, etj, per te cilat qytetaret te thjeshte te perfshire aksidentalisht apo qe kane qene ne rrethe te treta a te katerta te problemeve dhe nuk kane kryer vepra penale. Skane ku te ankohen.
    Prandaj duhet objektivitet dhe prononcim me fakte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?