Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Beldar Cafin, i cili u arrestua një ditë më parë në Shkodër gjatë një operacioni të forcave RENEA.
Cafi u ndalua në zbatim të një mase sigurie të mëparshme, pasi ndaj tij rëndon dyshimi për përfshirje në tre episode të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave nga hetimi, emri i Beldar Cafit është lidhur me këto episode pas zbardhjes dhe deshifrimit të komunikimeve të kryera përmes aplikacionit të koduar “Sky ECC”.
Hetuesit dyshohet se kanë analizuar komunikimet e zhvilluara në platformë dhe, në bazë të të dhënave të siguruara prej tyre, kanë identifikuar përfshirjen e Cafit në aktivitetet e dyshuara të trafikut të drogës.
Arrestimi i tij u krye nga forcat RENEA në Shkodër, ndërsa pas daljes para Gjykatës së Posaçme është konfirmuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e tij në episodet për të cilat dyshohet, si dhe për të përcaktuar lidhjet e mundshme me persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.
j.l./ dita
