Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Jorgo Goron, zbulohet dëshmia e Bollanos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Jorgo Goron, zbulohet dëshmia e Bollanos
Lajmi i funditPolitike

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Jorgo Goron, zbulohet dëshmia e Bollanos

Published: July 7, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e dytë të arrestit me burg ndaj Jorgo Goros, i dyshuar se shpërdoroi  detyrën duke i dhuruar 4 dynymë tokë kryebashkiakut në detyrë Arqile Bollanos. Ky i fundit në një dëshmi të gjatë pretendon se pronën e kishte fituar si përdorues faktik i saj.

Në dëshminë para prokurorisë , Bollano shprehet:

“Këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi. Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. Akti 11, datë 25.08.2016 për parcelën nr. 214, me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur Vllatorja, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës.”, këmbëngul Bollano.

- Publicitet -

Sipas shkresave për tokën me sipërfaqe 4263 metra katrorë kryebashkiaku i asaj kohe, Jorgo Goro e pajisi Bollanon me AMTP në vitin 2016. Por hetimi provoi se qytetari Irakli Likoka kishte patur të drejtë mbasi nuk rezultonte asnjë akt që të provonte se Bollano kishte qenë përdorues faktik i sipërfaqes në vendin e quajtur Vllatorja.

Në dosjen e prokurorit Elvin Gokaj thuhet se: “Qytetari Likoka denoncoi direkt Arqile Bollanon duke e mbështetur kallzimin në tre argumenta. E para që Bollano nuk e ka poseduar kurrë tokën, e dyta që ai ishte trajtuar me tokë bujqësore dhe e treta që Bollano u trajtua nga bashkia e Himarës me tokë bujqësore në shkelje të ligjit përtej vitit 2016”.

Jorgo Goro insiston se nuk e ka shpërdoruar detyrën ndërsa mbahet si i paraburgosur edhe për një masë tjetër arresti për tjetërsim tokash në Himarë.

Edhe për rastin e fundit SPAK konstaton se ka mbivendosje pasurish mes asaj që i takon shtetasit Likoka dhe asaj që ju kalua Arqile Bollanos.

Presidenti caktoi 4 gushtin si ditë zgjedhjes në Himarë. Jorgo Goro është në spital, Fredi Beleri në burgun e Fierit dhe ende nuk ka dorëzuar një kërkesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian./TCh

i.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?