Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit të qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit të qeverisë
AktualitetKronike

Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit të qeverisë

Published: December 12, 2025
Shpërndaje

Sot Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim ankimimin e Këshillit të Ministrave ndaj masës së sigurisë pezullim nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga GJKKO, e cila eshte nen hetim nga SPAK.

Kryeministri Edi Rama nuk e shkarkoi nga detyra Ballukun pas pezullimit nga GJKKO, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilin Kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar ankimin. Sipas ankimit, për sa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër.

- Publicitet -

Në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv dhe se GJKKO ka marrë atribute që nuk ia njeh Kushtetuta. Qeveria nuk e ka ankimuar në Kushtetuese masën tjetër të sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit.

Nga ana tjetër, Miliana Muça do të jetë gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, që do të shqyrtojë ankimin e masave të sigurisë të kërkuara nga SPAK dhe caktuara nga GJKKO për zëvendëskryeministren Balluku dhe dy vartësit e saj, drejtorin e KESH Erald Elezi, dhe drejtorin e ARRSH, Gentian Gjyli.

Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar.

SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Gjithashtu, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    December 12, 2025 at 9:33 am

    Nëse GJK del nga tutela berishiste,Duhet të përcaktoi kompetencat e KM dhe GJKKO,të pakuptueshme jo vetëm nga opinionistët e plepave dru me pre,por edhe juristët e kohës së Enverit.!
    Populli pret drejtësi sipas LIGJIT E JO MALIQIT NË 35 VITE TMERR.!

    Reply
  • Remo says:
    December 12, 2025 at 10:20 am

    Populli, pret drejtesi qe Dylberi i Erdos,
    bashke me Balluke Dumbaben, te perfundoje
    ne qeli, o Ethem Gaveta. E nuk thuhet: ” te percatoi” o GJYTYRYM, qe jep edhe urdhera.
    E ngaterron Gjykaten Kushtetuese me repartin ku ke ngrene groshe gjithe jeten, po dhe atje, s’te kane pjerdhur ushtaret. Varkar ke qene, e po ai ke ngelur.

    Reply
  • MeteH says:
    December 12, 2025 at 10:36 am

    Gabohesh o Remo, ajo Gjykate Kushtetuese pa urdher gojor te Kapterr Gavetes Ethem Lalajt (se me shkrim ben aq gabime sa nuk ka perkthyes ta perktheje) nuk vendos kurre ne do kaloje a jo per shqyrtim te ankimit te qeverise.
    Jo per gje po i ndruhet shpalljes saj “Poliagjent” nga Kapterr Lalaj pastaj me po ate motivacion qe u shpall dhe bashk-katundari i tij Shehu ne ate dhjetor 1981.

    Reply
  • Zeqineja says:
    December 12, 2025 at 2:47 pm

    Rama as qe i behet vone fare per te qeverisur shqiperine dhe per hallet e popullit, por i djeg shpirti per kete baxhelle se bashke i kane bere te 99-tat kesaj shqiperie, e kane coptuar dhe shitur per interesat e tyre, du ke qendruar pronare te fsheht pas cdo koncesioni. Ne te gjitha koncesionet keta jane pronare-bashkepronare me afate marramendese nga 35 ne 43 dhe deri ne 99 vjet me kontrate, keto kontrata i kane qepur mire me fije ari, ndersa per ato koncesione qe nuk i kane dhene tek oligarket e tyre po kerkojn ti nderrojn oligarket dhe te ri konsolidojn kontratat ku keta te jene pronare-bashkepronare, jo me kot i nderrojne oligarket dhe zgjedhin ata qe keta duane vete, sepse si oligarket e pare te nje koncesioni ashtu edhe keta qe “gjoja” vendosin keta si me te miret, ne themel kane te njejten sjellje ndaj pasurive kombetare, vjedhjen dhe korrupsionin dhe deklarimin zyrtar ne shtet se punojn me humbje dhe nuk paguajne asnje detyrim fiskal ne shtet. Turp, qeveri qe e zgjedh populli per te menaxhuar pasurite kombetare vjedh popullin e vete, duhen ruajtur nga drejtesia dhe BKH se vjedhin popullin qe i ka zgjedhur. Keta jane njerez pa moral, te nje nuveli shume te ulet, qe per pasuri shesin cdo gje dhe kerkojn akoma te qendrojne ne detyre duke akuzuar drejtesine dhe mbrojtur njeri tjetrin me fraza boshe te kushtetutes.

    Reply
  • fery says:
    December 12, 2025 at 6:58 pm

    GJK e dhi…do te vendose per dy prostitutat e Shqiperise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?