Nga Edmond Hoxhaj
Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten që mandatet e anëtarëve të saj të llogariten duke filluar nga data e mbarimit të mandatit të gjyqtarëve që ata zëvendësuan, një vendim që sjell si pasojë shpalljen e dy vakancave të reja në vitin 2025, përveç asaj të kryetares Holta Zaçaj.
Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, vendosi të konsiderojë si fillim të mandatit të tyre datën e përfundimit të kohës së detyrës të përcaktuar për parardhësin, çka sjell si pasojë që këtë vit, veç vakancës së Holta Zaçajt, të shpallen të lira edhe pozicionet e anëtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska.
Gjykata Kushtetuese njoftoi të enjten më 16 tetor vendimmarrjen lidhur me një prej çështjeve të konstatuara në kërkesën e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me objekt deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur që anëtarëve aktualë, përgjatë regjimit tranzitor, t’u përllogaritet mandati 9-vjeçar që prej datës së mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ata zëvendësojnë. Kjo me qëllim mundësimin e përtëritjes së pjesshme të trupës së Gjykatës Kushtetuese sipas dispozitave kushtetuese të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Begaj vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese pasi duhej të niste procedurat për përzgjedhjen e një anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që kjo e fundit nuk kishte shpallur vakancat. Më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë mori vetë iniciativën duke deklaruar hapjen e garës për pozicionin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila mban edhe pozicionin e kryetares, çka krijoi polemika mes tyre dhe diskutime publike.
Gjykata bëri me dije se në kërkesën e paraqitur nga Presidenti në janar, ndonëse objekti ka të bëjë me deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve të konstatuara në përmbajtje të kësaj kërkese, është çmuar se në thelb parashtrohet kërkimi që të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues. Kjo me qëllim ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.
Në vendimmarrjen e të enjtes, Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese: ai i përtëritjes së pjesshme të gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues. Në vijim, vlerëson se në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues, të emëruar menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016.
Në pikën 3 të nenit 179 të Kushtetutës përcaktohet se: “Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025, dhe gjyqtari i ri që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.”
Gjykata vlerëson se qëllimi i kësaj dispozite kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj. “Në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës,” arsyeton gjykata duke sjellë në vëmendje se të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet.
Në njoftim sillet në vëmendje fakti se në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën duhet të kryhet në vitin 2031.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese është ndarë në interpretimin e nenit 179, pika 3, duke vendosur me shumicë votash se fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, përgjatë këtij regjimi tranzitor, përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.
Një pjesë e ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tashmë të zëvendësuar, u larguan nga vetingu dhe për këtë arsye shpallja e vakancës së tyre është kryer para se t’u përfundonte mandati. Për këtë arsye, me qëllim mundësimin e përtëritjes së rregullt të trupës në vitin 2025, në 2028-ën dhe në vitin 2031, me tre anëtarë të rinj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të konsiderojë si kohë të shpalljes së vakancës të gjyqtarëve të mëparshëm datën e mbarimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.
Bazuar në këtë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 2025, veç përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, që u deklarua i përfunduar pas iniciativës së Gjykatës së Lartë, nisur nga përllogaritja e kohës së përfundimit të mandateve të gjyqtarëve të zëvendësuar nga ata aktualë, mbeten vakante edhe pozicionet e anëtareve Sonila Bejtja dhe Elsa Toska. Sipas të njëjtës formulë të përcaktuar të enjten nga Gjykata Kushtetuese, në vitin 2028 përfundon mandati i gjyqtarëve Marsida Xhaferllari, Fjona Papajorgji dhe Sandër Beci. Ndërsa në 2031-in përfundon mandati i tre anëtarëve të tjerë, Ilir Toska, Genti Ibrahimi dhe Marjana Semini.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëzëri se kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të zgjedhjes së anëtarëve të rinj.
Çështja e kompetencës për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese u inicua në dhjetor të vitit të kaluar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili shpalli hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë të anëtarit për vendin e Zaçajt. Sadushi këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Ndërsa Zaçaj pretendoi se mandati përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cenimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës dhe me shumicë votash u vendos mbarimi i mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025. Procesi për zëvendësimin e saj nuk po përmbyllet, pasi u kundërshtua në rrugë gjyqësore vendimmarrja e Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, nga ana e kandidates Naureda Llagami, e cila konteston rezultatin e votimit.
Po njëzëri është vendosur të shqyrtohet veçmas kërkimi i Presidentit për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit, që pritet të trajtohet në vijim.
Reporter

Gjykata Kushtetuese vendosi njezeri qe te permirrte veten e vet. Gjykata Kushtetuese vendosi njezeri qe te menderte veten e vet. Gjykata Kushtetuese vendosi njezeri ti bente mune drejtesise se re. Gjykata Kushtetuese vendosi njezeri qe kkaken qe ua beri monsta Rama te gjitheve mbi koke, nuk eshte kkake, por hallve dhe po njezeri vendosen qe ta hane ate me nge…!
Ja ku erdhem: Kryeqenefi i Shqiperise pasi u beri kkaken institucioneve kryesore te shtetit, me President, Kryetar Kuvendi, SPAK e Gjykata, tash i beri kkaken edhe Gjykates Kushtetuese. Kjo monster i beri kkaken shtetit shqiptar.
Ja keto vendosi njezeri Gjykata Kushtetuese. Ju mjerane mendoni, se duke kapur cdo pushtet Kryeqenefi, do ta pesojne vetem demokratet dhe opozitaret; edhe ju do ta hani njesoj sa krahu o idiote, sic e keni ngrene dhe po e hani keto 12 vite.
Ore Skypion , po kur do t’a hash gjithë atë kkaka a i vrarë , nuk të duket pak si shumë ? Nejse , ti e di , ndoshta do të jesh shumë i uritur , prandaj po të uroj në tre gjuhë : buon appetito , kali orexi , të bëftë mirë .
Ato 12 vjet o Skypion, e kini ngrënë vetëm ju, neve jemi në rregull . Por, me këtë kokë që kini, përgatituni edhe nja 12 vjet të tjera . Desha të them që , me atë plak shtrëmbaluq që kini në krye ( që ngjan sikur ka marrë lejë nga varri) dhe që I rëndojnë mbi shpatulla mijra të liga e krime , me Noka , Paloka , Bardhi , Balliu i biri i Faro pordhës , Albana Vokshin dhe atë Kalanë që trembin dynjanë vetëm t’i shikosh , kurrën e kurrës as kini për t’ju afruar pushtetit e jo të fitoni . Rama fle i qetë . Ti vazhdo , gri lakra nëpër komente , por a e ke dëgjuar atë fjalinë e urtë korçare , që thotë “qeni le , e ujku duke qeshur , pjerdh ” .
Të lexohet ” qeni leh …”
Keta kan hallet e tyre, lali Eri pret ti zgjidhin hallin e vet
Qeni leh e ujku qesh e pjerdh) o Dashi, nuk e ke
keq ne fakt, s’e naten, e shqyejne e s’kane te ngopur, ate kufome te
pa kallur(shqiperine)… Qeni i
terbuar i (Skypionit) nga lugu i Zi, nuk i ka marre
“leje varrit”, se ai, kur te merr, nuk te piet fare….
Qeni i terbuar, do vazhdoje te kete jete, aq sa ta
mbaje me serum, ujku me dhembet e djallit,
nipi i Burgajetit , qe nuk pjerdh me nje popull
te nenshtruar, por edhe ai, si Qeni i Vicidolit,
pjerdh nga te tjere me larte, e pastaj fut bishtin
ne shale, e behet Kone….kujt nuk i’u lepi i pari,
si Drakula, kafsho e helmo ne shqiperi, por
fqinjeve dhe UStallareve me larg, u dha edhe
sumen si bushter….te njejten edhe pasardhesi
i denje i tij, perkulet e perdridhet neo-fashisti,
e pastaj, fap, dhe behet neo-otoman dhe
hazerxhevap i Erdos, LOLO samitesh i nje vendi
me te ardhurat me te ulta ne Europe, i nje populli
qe konkuron si azilkerkues vende ne lufte, edhe pse, me pasuri nen e mbi tokesore(te mjaftueshme per t’a bere ate popull te jetoje me dinjitet), por qe jo, se keto pasuri, jane destinuar t’u jepen investitoreve strategjike te oborrit dhe “partnereve te huaj” qe mbajne kete QENERI ne pushtet.,..
Une nuk e kuptoj pse duhet te vendos gjykata kushtetuese se kur fillon dhe kur mbaron mandati gjyqtarit! Ate e di dhe une dhe s’ka nevoje ta shkruaj e thote ajo. Mandati gjyqtarit fillon diten qe emrohet dhe hyne ne shkallet e gjykates kushtetuese qe do te thote diten qe i fillon te marre rrogen. Njeriu paguhet per punen qe ben jo per punen qe s’ka bere kurre. Keto jane tallje me popullin shqiptar, bile jo tallje bythe por meqense jane shumica femra jane tallje te tjera.
Për Remon . Në disa mendime e drejtime (nuk e kam fjalën vetëm për komentin tënd të mësipërm) , jam plotësisht dakord me ty . Por në rreshtimin politik , ndërsa ti je nihilist i të gjitha krahëve , unë kam zgjedhur të jem me atë me më pak gjynahe . Sigurisht , që Rama nuk më pëlqen në tërësi , ka plot arsye ku le mjaft për të dëshiruar . Dje përshëmbull , ishte një samit ekonomik me imprenditorët e biznesmenët turq , ku përshëndeti me kënaqësinë më të madhe dhe elozhet pa fund për turqit , madje duke i quajtur në turqisht “arkadashë” , ( vëllezër) . Po me të njëjtën përzemërsi , Rama sillet edhe me pasanikët e sheikët arabë . Unë jam për atë që , Shqipëria duhet të shkëputet tërësisht nga bota islame , as sytë nuk duhet t’i kthejë Rama nga ato anë . Nëse ka komb që ka pësuar (edhe për fajin e vet) , katastrofa ekonomike , etnike , fetare , kulturore , arsimore , prapambetje të gjithanshme nga errësira 5 shekullore e okupatorëve islamo- otomanë , ky është vëndi ynë e viset arbërore ( emërtimi Shqipëri është i mëvonshëm) . Pasojat e errësirës 500 vjeçare turke ( zakonet , feja , emrat , veset ) , janë të pa korrigjueshme edhe për 500 vjet të tjera , por afrimi i sotshëm me ta’ , e zgjat edhe më tepër periudhën korrigjuese . Shqiptarët para pushtimit otoman , ishin të barabartë me me gjithë popujt e tjerë evropianë dhe principatat shqiptare kishin mardhënie tregëtare , kulturore me fqinjët e tyre grekët , Venetikun , sllavët e jugut , asnjë armiqësi , siç pretendojnë turkofilët e sotshëm , sikur turqit na shpëtuan nga coptimi , gje që është një gënjeshtër e pështirë . Fisnikët shqiptarë të asaj kohe , ishin evropiano perëndimorë të vertetë , madje dhe me tituj fisnikë si Kont Urani ( Vrana Konti) , një nga gjeneralët më të dashur të Skënderbeut . Për të ditur e njohur , se kush qenë shqiptarët para pushtimit otoman , kemi shëmbullin e gjallë të arbëreshëve të Italisë . Vështirë të gjesh popull në botë , që jeton në një vend të huaj dhe të ruajë për 500 vjet gjuhën e vet , fenë e vet (ortodokse , janë të vetmit ortodoksë në Italinë katolike) , kulturën arbëreshe të kohës së Skënderbeut , këngët, veshjet , folklorin , ikonat fetare dhe dashurinë për atë periudhe të ndritur para dhe gjatë skënderbejane , për të cilën flasin me aq dëshirë e dashuri , ashtu siç e kanë trashëguar nga stërgjyshërit . Unë kam pasur privilegjin dhe kënaqësinë të kem njohur dhjetra arbëreshë , sepse më ka lidhur edhe puna të shkoj në Ora dei Albanesi dhe në qyteza e vendbanime të tjera arbëreshe . Janë njerëz të mrekullueshëm , të kulturuar e të arsimuar , fisnikë e të dashur , që po t’i takosh , të mbushen sytë me lot . Kanë shkolla shqipe dhe përdoret dygjuhësia në të gjitha emërtimet . Them gjithmonë me vete , ja kështu do të ishim edhe neve , po të mos ishim turqëzuar për 5 shekuj . Sa i përket Ramës , që ka një sy e një vesh nga bota islame e një sy e vesh tjetër nga Evropa e perëndimi mbetem vërtet shumë I pezmatuar , ti Remo shumë më keq akoma . Megjithatë , mendoj që Rama këtë e bën për dy arsye fare të qarta . E para , për sheikët arabë dallkaukë , por shumë të pasur , sepse shpojnë për ujë e i del nafte e gas , Rama kërkon të përfitojë ndonjë ndihmë e investim , po kështu edhe nga turqit , diçka ka përfituar , pra arsyeja e parë e Ramës , është interesi ekonomik . Arsyeja e dytë . Çdo politikan ka qëllimin kryesor , që të fitojë zgjedhje e të qeverisë . Rama nuk përjashtohet nga kjo , madje është i etur për histori e lavdi . Po si thua ti Remo , a mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri , kur elektorati votues është 70% myslyman dhe Rama vetë është kristian ? Rama këtë gjë e ka të qartë , prandaj i duhet të tregohet simpatizant i thekur I fesë islame . Për këtë i jep shumë pikë edhe fakti , që e shoqja është myslymane gjë që ai nuk nguron t’a përmëndë shpesh . Sidoqoftë , unë Ramën e çmoj për zotësinë e tij , të fitosh 12 palë zgjedhje (sëbashku me bashkinë e Tiranës) , nuk i thonë shaka . Rama është poliglot , di të komunikojë me kolegët evropianë dhe Shqipëria vetëm për meritë të tij konsiderohet si e barabartë me fuqitë evropiane . Në Shqipëri vijnë për turizëm mbi 12 milion njerëz dhe , edhe kjo është meritë e Ramës . Sigurisht që 12 milion turistë , nuk kanë lojtur nga mendtë të vizitojnë një vënd që nuk pëlqehet . Këta turistë sjellin lekë , se duan të hanë , të pinë e të flenë . Në kohën e qoftëlargut , as si fjalë nuk ekzistonte fjala turizëm. Edhe kjo është meritë e Ramës . Së fundi , Rama ka qënë djalë kryeqytetas mondan , në kontakt me inteligjencën dhe shoqërinë më të shquar të Tiranës , me prindër e familje intelektualësh model ; i ati Artist i Popullit , e ëma dekane fakulteti . Dhe kë ka përballë ? Një shpellar nga fshati Viçidoll ku ha pula gurë , i ati karocier i kooperativës , e ëma shtëpiake . A mund të krahësohet Rama me Saliun ?