Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
AktualitetKronike

Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja

Published: July 10, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke kundërshtuar gjetjet sipas të cilave nuk ka reflektuar rekomandimet lidhur me të drejtën e aksesit në gjykimin kushtetues.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk vepron mbi bazën e rekomandimeve të institucioneve të tjera, por zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së.

“Fillimisht, Gjykata tërheq vëmendjen ndaj mënyrës së raportimit të Avokaturës së Shtetit. Në respekt të parimit të ndarjes së pushteteve, ndonëse mbetet e hapur për bashkëpunim institucional, Gjykata nuk vihet në lëvizje mbi bazën e rekomandimeve të ndonjë institucioni publik, përfshirë Avokaturën e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-së ose i zbaton ato për shkak të njoftimeve të këtij institucioni. Ashtu si për çdo organ tjetër publik, edhe për Gjykatën detyrimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe të jurisprudencës së saj buron drejtpërdrejt nga nenet 5, 17 dhe 122 të Kushtetutës”, thuhet në reagim.

- Publicitet -

Gjykata thekson se, pas vendimit “Supergrav kundër Shqipërisë” në vitin 2023, ka ndryshuar praktikën për interpretimin e afatit të ankimit kushtetues, në përputhje me standardet e Strasburgut.

Gjykata sqaron gjithashtu se ka rihapur proceset kur GJEDNJ ka konstatuar shkelje në procedurat e saj dhe se që prej vitit 2021 vendimet shoqërohen me arsyetim të plotë edhe në rastet kur nuk arrihet shumica e nevojshme për vendimmarrje.

“Pasi kjo mënyrë interpretimi u vlerësua nga GJEDNJ-ja si e papajtueshme me KEDNJ-në dhe menjëherë pas vendimit në çështjen Supergrav kundër Shqipërisë (9 maj 2023), Gjykata ndryshoi praktikën e saj, duke i interpretuar dhe zbatuar dispozitat përkatëse të ligjit organik (ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar) në përputhje me standardet e përcaktuara nga GJEDNJ-ja. Për këtë qëllim, sa herë paraqitet një ankim kushtetues individual, kërkohet informacion zyrtar nga Gjykata e Lartë për mënyrën e komunikimit të vendimit objekt ankimi dhe nëse kjo e fundit nuk paraqet prova në këtë drejtim, barra e provës nuk i kalon individit, ndërsa ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit”, thuhet më tej.

Në përfundim, Gjykata i bën thirrje Avokaturës së Shtetit të hartojë raporte të plota, objektive dhe të sakta, duke ritheksuar angazhimin e saj për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese (Gjykata) është njohur me gjetjet e Raportit të Avokaturës së Shtetit të datës 23.06.2026 “Për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për periudhën janar-dhjetor 2025”, i cili i është dërguar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë raport, që pasqyron veprimtarinë e Avokaturës së Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së ndaj shtetit shqiptar, përfshirë ato në të cilat janë konstatuar shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) edhe në procedurat e zhvilluara nga Gjykata, paraqiten edhe vlerësime mbi praktikën e Gjykatës pas dhënies së këtyre vendimeve. Sipas Avokaturës së Shtetit, ndonëse ajo ka dhënë rekomandime, “nga Gjykata nuk kemi pasur një qëndrim në lidhje me këto rekomandime, ndaj dhe këtë vit GJEDNJ-ja ka vijuar me konstatimin e shkeljeve për sa i përket këtij aspekti”, duke iu referuar së drejtës së aksesit në gjykimin kushtetues dhe interpretimit të afatit ligjor për paraqitjen e ankimit kushtetues individual.

Edhe më parë, Gjykata ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në deklaratat e aktorëve ose personave të përfshirë në diskutimin publik për institucionin dhe gjyqtarët e saj. Megjithëse nuk ka synuar të përfshihet në debate të tilla, fakti që reagimi i një institucioni publik përmban elemente keqinformuese dhe është përdorur publikisht për të vënë në diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e bën të nevojshëm këtë sqarim në funksion të informimit të drejtë të publikut.

Fillimisht, Gjykata tërheq vëmendjen ndaj mënyrës së raportimit të Avokaturës së Shtetit. Në respekt të parimit të ndarjes së pushteteve, ndonëse mbetet e hapur për bashkëpunim institucional, Gjykata nuk vihet në lëvizje mbi bazën e rekomandimeve të ndonjë institucioni publik, përfshirë Avokaturën e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-së ose i zbaton ato për shkak të njoftimeve të këtij institucioni. Ashtu si për çdo organ tjetër publik, edhe për Gjykatën detyrimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe të jurisprudencës së saj buron drejtpërdrejt nga nenet 5, 17 dhe 122 të Kushtetutës.

Lidhur me çështjen e aksesit në gjykimin kushtetues, Gjykata sqaron se raporti i Avokaturës së Shtetit u referohet vendimeve të GJEDNJ-së të vitit 2025 në çështjet Ibrahimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 16 qershor 2017), Fortuzi kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 7 dhjetor 2017) dhe Ilia kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 14 janar 2020). Këto çështje janë shqyrtuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të vitit 2016, të cilat ndryshuan afatin për paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet në katër muaj dhe sollën nevojën për interpretimin e momentit nga i cili fillon të rrjedhë ky afat.

Pasi kjo mënyrë interpretimi u vlerësua nga GJEDNJ-ja si e papajtueshme me KEDNJ-në dhe menjëherë pas vendimit në çështjen Supergrav kundër Shqipërisë (9 maj 2023), Gjykata ndryshoi praktikën e saj, duke i interpretuar dhe zbatuar dispozitat përkatëse të ligjit organik (ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar) në përputhje me standardet e përcaktuara nga GJEDNJ-ja. Për këtë qëllim, sa herë paraqitet një ankim kushtetues individual, kërkohet informacion zyrtar nga Gjykata e Lartë për mënyrën e komunikimit të vendimit objekt ankimi dhe nëse kjo e fundit nuk paraqet prova në këtë drejtim, barra e provës nuk i kalon individit, ndërsa ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit.

Po kështu, në përputhje me detyrimin për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe rregullat procedurale të parashikuara në ligjin organik, sa herë që është konstatuar shkelje në procedurat e saj dhe palët kanë kërkuar rihapjen e procesit, Gjykata e ka rihapur atë pa rivënë në diskutim çështjet e vlerësuara tashmë nga GJEDNJ-ja.

Për sa i përket standardit të arsyetimit të vendimeve, raporti i Avokaturës së Shtetit nuk evidenton se çështja Frroku kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 24 prill 2018) është shqyrtuar në një periudhë kur Gjykata funksiononte pa përbërjen e saj të plotë. Po ashtu, nuk merret në konsideratë se, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit organik, në mungesë të shumicës prej pesë gjyqtarësh kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

Në këtë drejtim, Gjykata thekson se praktika e saj ka ndryshuar prej vitit 2021. Në çdo rast kur nuk arrihet shumica e nevojshme për vendimmarrje, e diktuar shpesh edhe nga përbërja e saj (aktualisht me vetëm tetë gjyqtarë), vendimet shoqërohen me arsyetimin përkatës, duke pasqyruar në mënyrë të detajuar qëndrimet e ndara të gjyqtarëve dhe duke garantuar standardin e arsyetimit, në përputhje me praktikën e GJEDNJ-së.

Pavarësisht rëndësisë së rolit të Avokaturës së Shtetit në raportimin për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nga shteti shqiptar, Gjykata nënvizon domosdoshmërinë e një raportimi të plotë, objektiv dhe të saktë, si dhe shmangien e përfundimeve që krijojnë perceptime të pasakta jo vetëm për gjendjen reale të zbatimit të këtyre vendimeve, por edhe për veprimtarinë e institucioneve shqiptare. Avokatura e Shtetit është institucioni i ngarkuar me ligj për përfaqësimin cilësor, transparent dhe profesional të shtetit shqiptar në procedurat pranë GJEDNJ-së dhe, për përmbushjen e këtij funksioni, duhet të disponojë informacion të plotë, të saktë dhe të përditësuar.

Gjithashtu, në këndvështrim të parimit të bashkëpunimit luajal, i cili bazohet në respektin e ndërsjellë për kompetencat e çdo institucioni dhe nënkupton krijimin e një raporti bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe duke pasur parasysh se përgjegjësia për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nuk i përket vetëm një institucioni, Gjykata ka ofruar asistencën e nevojshme sa herë që Departamenti për Ekzekutimin e Vendimeve i GJEDNJ-së ka kërkuar informacion përmes Avokaturës së Shtetit, si dhe ka ndërtuar ura bashkëpunimi me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë.

Në përfundim, Gjykata rithekson përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës, të KEDNJ-së dhe të jurisprudencës së GJEDNJ-së, duke garantuar pasqyrimin e standardeve të saj në praktikën kushtetuese dhe mbrojtjen efektive të të drejtave dhe lirive themelore.

 

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 10, 2026 at 6:47 pm

    O avokatura leshit!Ju veproni si Lobues te vrasesve,gangsrerave,drogaxhijve,kontigjentit te krimit dhe korrupsionit ne dem te qytetareve qe vuajne agresionin e kesaj pjese te zeze te shoqerise.Ju keni ne gjirin tuaj kriminele,hajdute,drogaxhij,te poaisur me diplome juridiku.,Ju mbani perfaqsues nje Arben Llangozi nga Lumasi Suloves qe vodhi bysnesin e kunatit te vete dhe eshte denuar me vendim te formes se prere te Gjykates Elbasanit me burg ne vitin 2019;..Avokati Lali Vjiedhsit ,
    Plarernt Ndreca eshte denuar dy here per vjedhje korrupsion kur ishte zyrtar i larte neper Ministri.Pse nuk eshte ne burg,por sot me licenze avokati kerkon lirimin e hajduteve kete e dini ju,qe nuk i plasni ne burg keta tipa.
    Te behet vetingu i avokateve,sepse ne vend t6e perfaqesojne drejtesine,keta perfaqesojne krimin dhe korrupsionin.Shumica e tyre jane gjykates dhe prokurore qe kane liruar bandat e krimineleve nga burgu,,Jane gjyqtare te korruptuar te perjashtuar nga Vetingtu,prandaj sulmojne gjykatesit dehe prokuroret e ndershem qe denojne kriminelet dhe hajdutet.Ne burg qelbesirat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?