Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin
AktualitetKronike

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin

Published: March 17, 2026
Shpërndaje

Fredi Beleri ka dështuar në përpjekjen për të çuar çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit ka vendosur të mos e kalojë për shqyrtim kërkesën e tij për shfuqizimin e dënimit me burg.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur më 10 mars 2026 moskalimin e çështjes në seancë plenare, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të drejtësisë. Beleri kishte kundërshtuar vendimin e Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe atë të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, të cilat konfirmuan dënimin e tij.

“Dhionisios Alfred Beleri Nr. 1 (Dh) 2026 Regj.Them, datë 03.02.2026 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 160 (87-2024-217), datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1179, datë 15.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 10.03.2026 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”,- njofton Gjykata Kushtetuese.

- Publicitet -

Ish-kryebashkiaku i Himarës ishte dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, pasi u arrestua në flagrancë më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, teksa blinte vota. Vendimi u konfirmua më pas nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Në të njëjtën çështje, bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por me pezullim dhe vendosje në shërbim prove për tre vite.

Pas qëndrimit rreth 16 muaj në burg, Beleri u lirua me kusht, pasi kishte kryer dy të tretat e dënimit.

Gjatë kohës që vuante dënimin në Shqipëri, ai mori mbështetje nga Greqia dhe në 10 qershor 2024 u zgjodh eurodeputet nën siglën e Demokracia e Re, partisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Në korrik 2024, Beleri u betua në Strasburg, me lejen e autoriteteve shqiptare.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • chp says:
    March 18, 2026 at 2:19 am

    Derisa “miqte” tane perendimore mbyllin syte para terroristit Beleri,tashme eurodeputet
    Derisa impotenti Edi Ramortja nuk e di akoma (gjasme) qe F.B-ri eshte pjestar i bandes vrasese ne 10 prill 1994
    Derisa ME NER ME THANE salih berishaj ben kualicjon me vrasesin e ushtarakeve te tij dhe akom ka palikare shqiptare qe e votojne….me vjen turp jo vetem si qytetar amerikan por dhe nga origjina ime shqiptare..flas per keto 3 dekadat e fundit..
    Lexoni te pabesueshmen me poshte:
    –
    Fredis Beleri i ka dhene gazetarit grek Stavros.XHimas ku. behet fjale per vitin 2009 ku Beleri ishte rehabilituar pergjithmone nga Greket dhe vazhdonte studimet universitare…mirpo ka lene pas GJURMET E KRIMIT NE KETO INTERVISTA qe perseris eshte TURP PER AMERIKANEN DHE EUROPEN….Per europen eshte turp qe kane nje terrorist deputet kurse per Ameriken eshte turp qe qytetari amerikan greqishtfoles Nick Gage metastazat e te cilit shkojne deri ne tavanin e SHTEPISE BARDHE..e ka tredhur Berishen qe ne 2002 ne muret e ambasades amerikane…
    RREFIMI I BELERIT NE 2009
    ******
    Sipas “Fanit” pra Fredi Belerit, MAVI filloi të veprojë në vitin 1993 dhe përbëhej nga njëzet “luftëtarë” (f.136), të stërvitur ushtarakisht nga shërbimet greke: “Unë dhe disa nga të tjerët, që morëm pjesë në operacionet e Peshkëpi dhe Longou, ishim stërvitur për gjashtë muaj në Qipro.
    Stërvitja u zhvillua në Stavrovouni, ku ishte vendosur skuadrilja e 33 komando dhe në krye ishte një major grek. Ajo ishte shumë e ashpër. Ne ishim të stërvitur për luftë joortodokse, në armë, eksplozivë, madje kemi rënë nga një helikopter”. Ato u dërguan në Qipro nga “Fondacioni Kombëtar për Pritjen dhe Rehabilitimin e Grekëve Homogjenë të Kthyer” (EIYAPOE), një shërbim publik i themeluar në 1991
    “EIYAPOE funksiononte si mbulesë: me pretekstin e trajnimit të mërgimtarëve nga Vorio-Epiri në profesione të ndryshme, si elektricistë, hidraulikë, frigoriferë etj., transportonte në Qipro më shumë se dyqind të rinj, mes të cilëve edhe unë, me qëllim, kur të mësonim zanatin, te ktheheshim në Shqipëri. Gjatë rrugës na zgjodhën pesëdhjetë, patriotët më të ndërgjegjshëm dhe na drejtonte një major grek. Qëllimi ishte të stërviteshim mirë me armë, që kur të vinte koha, të ishim gati të luftonim për çlirimin e Vorio Epirit ********

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Balluku vilën në emër të Tares
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?