Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata rrëzon Prokurorinë, Gazment Bardhi nuk do të dëshmojë për vrasjen e Xhuvanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata rrëzon Prokurorinë, Gazment Bardhi nuk do të dëshmojë për vrasjen e Xhuvanit
AktualitetKronike

Gjykata rrëzon Prokurorinë, Gazment Bardhi nuk do të dëshmojë për vrasjen e Xhuvanit

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Në Gjykatën e Elbasanit vijon gjyqi kundër Arbër Paplekajt, i cili është vënë nën akuzën e vrasjes së mjekut dhe aktivistit të Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani dy vjet më parë.

Prokuroria vijon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, në atë ditë të 21 prillit, vetëm 4 ditë para se sa të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme në vend, të cilat jo vetëm përgjaken Elbasanin por edhe tronditen opinionin publik.

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nuk do të dëshmojë për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, pavarësisht se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

- Publicitet -

Prokuroria kërkoi në seancën e kësaj të marte të thirret në cilësinë e dëshmitarit, por Gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën. Sipas trupit gjykues, Bardhi mund të ishte thirrur më herët, por përderisa nuk është përfshirë në hetim, nuk do të thirret në këtë moment të gjyqit.

Bardhi, në atë kohë ishte drejtues politik i Partisë Demokratike për Elbasanin dhe ka qenë i pranishëm në momentin kur ndodhi konflikti i armatosur me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit.

Ndërkohë që Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që në sallë të vinte për të dëshmuar personi që drejtonte fushatën e Partisë Demokratike, ende as policia, as prokuroria dhe as Gjykata nuk i kanë dhënë përgjigje pyetjes themelore të asaj ngjarjeje të rëndë: kush qëlloi mbi dy personat, ish-efektivë të Policisë që gjendeshin në të njëjtin mjet me Arbër Paplekajn, ish-specialin që u dorëzua në repartin e tij?

Mirëpo prej javësh, në Gjykatë kanë dëshmuar një mori personash që kanë qenë në vendin e ngjarjes momentin kur ka ndodhur krimi. Prej këtyre dëshmitarëve gjykata ka urdhëruar prangosjen e dy prej tyre të cilët kanë kryer dëshmi të rreme, ndërsa procesi vijon vetëm me një të pandehur, edhe pse rezultoi se në vendin e ngjarjes u gjenden predha të dala nga tre armë zjarri.

Edhe pse policia e Elbasanit, madje dy nëndrejtorët e asaj policie dhe një mori efektivësh të tjerë u gjendën aty në momentin e përplasjeve mes dy grupeve, ende sot e asaj dite mbetet mister se kush qëlloi mbi mjetin në të cilin gjendeshin personat e skuadrës së ruajtjes së votës.

Madje, nga krahu i militantëve të Partisë Socialiste të cilët u tha se ishin të shumtë në numër në momentin e përplasjes u arrestua vetëm një person, i cili më vonë rezultoi i pastër për hetimin dhe më pas për gjykatën e Elbasanit.

Në bankën e të akuzuarve ishte ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili në zgjedhjet e 2021 ishte bërë pjesë e strukturës së mbrojtës së votës. Ai qëlloi Xhuvanin pas një konflikti mes militantëve të dy palëve për blerjen e votave. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e Policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. demo on Cinizëm me “5 yje”
  3. BELINDA PALLOSHIT on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  4. Durrësi on Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  5. Tiranë on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?