Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata shqyrton padinë kundër emërimit të Olsi Dados, Veliaj i pranishëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata shqyrton padinë kundër emërimit të Olsi Dados, Veliaj i pranishëm
AktualitetKronike

Gjykata shqyrton padinë kundër emërimit të Olsi Dados, Veliaj i pranishëm

Published: April 3, 2026
Shpërndaje

Sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, do zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e Veliajt për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.

Mbrojtja e Veliajt njofton se, sipas kërkesëpadisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin nr. 8737/2001, pasi subjekti i emëruar nuk plotësonte as kriteret e përgjithshme dhe as ato të posaçme të përcaktuara nga ligji për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Për rrjedhojë, akti konsiderohet juridikisht i paekzistent dhe i paaftë për të prodhuar pasoja të vlefshme. Padia argumenton se të gjitha veprimet e ndërmarra nga një subjekt i emëruar në kundërshtim me ligjin janë të ekspozuara ndaj pavlefshmërisë, përfshirë edhe ato që kanë prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale dhe funksionimin e institucioneve publike, në këtë rast edhe të Bashkisë së Tiranës.

- Publicitet -

Njoftimi nga mbrojtja e Veliajt:

“Ditën e nesërme është konfirmuar prania personale e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.

Padia ngre një çështje thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës:

a mund të ushtrohet pushteti penal nga një subjekt që nuk i ka përmbushur kurrë kushtet ligjore për të qenë prokuror?

Sipas kërkesëpadisë, emërimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin nr. 8737/2001, pasi subjekti i emëruar nuk plotësonte as kriteret e përgjithshme dhe as ato të posaçme të përcaktuara nga ligji për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Për rrjedhojë, akti konsiderohet nul ab initio (që nga fillimi), pra juridikisht i paekzistent dhe i paaftë për të prodhuar pasoja të vlefshme.

Në një rast të fundit në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë federale konstatoi se prokurorja Lindsey Halligan, e emëruar në kundërshtim me ligjin, nuk kishte autoritet për të ushtruar funksionet e prokurorit, duke çuar në rrëzimin e aktakuzës së ngritur prej saj dhe më pas edhe në largimin e saj nga detyra.

Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me një emërim individual. Ajo prek një parim themelor: ligjshmërinë e burimit të pushtetit publik.

Nëse një funksion kaq i rëndësishëm si ai i prokurorit mund të ushtrohet jashtë kritereve ligjore, atëherë vihet në kërcënim të drejtpërdrejtë vetë shteti i së drejtës dhe garantimi i të drejtave themelore të qytetarëve.

Padia argumenton se të gjitha veprimet e ndërmarra nga një subjekt i emëruar në kundërshtim me ligjin janë të ekspozuara ndaj pavlefshmërisë, përfshirë edhe ato që kanë prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale dhe funksionimin e institucioneve publike, në këtë rast edhe të Bashkisë së Tiranës.

Në këtë kuadër, gjykata është thirrur të shprehet mbi një çështje që tejkalon natyrën individuale dhe lidhet drejtpërdrejt me standardet kushtetuese të ushtrimit të pushtetit të akuzës në Republikën e Shqipërisë.

Ky proces përbën një moment të rëndësishëm për të përcaktuar nëse ligji është i barabartë për të gjithë, përfshirë edhe prokurorët, dhe nëse ai është një kriter real për ushtrimin e funksioneve publike, apo një formalitet që mund të anashkalohet në mënyrë selektive.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    April 3, 2026 at 9:50 am

    Ktu s`qenke semure Ti bir kurve?Ke munguar ne 11 seanca gjyqesore per 13 akuza per vjedhje!Ku do i fshehesh Eurot e mykura,qe me hater i pranoi Banka me 50%? Oj,edhe hajdut,edhe karderr!

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      April 3, 2026 at 11:12 am

      Ai,Lali Eri edhe mund te jete ‘bir kurve’,por ti ,pa’ as me te voglin dyshim,ne BIR’ prostitute qe shkerdhehet me Qen bastarde te rracave Sali,EDvin Fev ZI

      Reply
  • realisti says:
    April 3, 2026 at 11:19 am

    O xhaxhi Moderatori por zoti veliaj nuk ka thene se jam semure por,po lezoj ate furgonin me dosje dhe pa e lexuar nuk mundet te mbrohet,ndersa per ate dadon,po e shkruaj me te vogel se eshte vertete i vogel per te gjykuar Veliajn,e ka paditur Ai vete prandaj si mundet te zhvillohet seanca pa Valiajn e MADH. Po lere more se ju keni vjedhur me shume se sa akuzoni VELIAJN. U bete ju te paragjykoni VELIAJN!!! Ik ore tutje se na u neveritet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Leksione morali me Aruba në sfond: Kur na tregon KM-ja rrugën për në ferr
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?