Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Speciale: Ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë s’mund të gjykohen në liri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata Speciale: Ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë s’mund të gjykohen në liri
AktualitetKosovë

Gjykata Speciale: Ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë s’mund të gjykohen në liri

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

“Ky është një vendim që një penal përkatës duhet ta marrë sepse ky panel duhet që t’i kontrollojë çdo dy muaj ata që janë duke u gjykuar dhe ky panel pastaj ta vendos nëse ata duhet liruar apo duhet që ende të vazhdojnë qëndrimin në burg dhe kur ata e bëjnë këtë do të shikojnë po ashtu a ka ndonjë rrezik që ata mund të mos kthehen apo ndonjë tjetër rrezik që lidhet më të burgosurit, vendimet e lidhura me Thaçin dhe Veselin, Gjykata konstatoi se ata përbenin rrezik për ndikimin keq në procedurat gjyqësore, por gjyqtarët duhet që ta shohin këtë pyetje përsëri çdo dy muaj kur ka dikë që nuk e ka dënuar ende”, ka thënë ai për EO.

Doyle po ashtu theksoi se deri në prill të vitit 2025 në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së pritet që të dëgjohen të gjithë dëshmitarët e konfirmuar deri më tani. Mirëpo ky vit mund të ndryshojë nëse gjykatësit e shohin të arsyeshme që t’i thërrasin prapë dëshmitarët dhe t’i pyesin rreth këtyre çështjeve.

“Deri në prill 2025, ata do të përfundonin thirrjen e të gjithë dëshmitarëve të tyre, të cilët do të pyeteshin nga të mbrojturit, pas kësaj është pak e vështirë të vlerësohet se çfarë do të ndodh, kështu që të mbrojturit së pari mund të paraqesin dëshmi për të hedhur poshtë akuzat që mund të thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme dhe të thërrasin për shkarkimin e akuzave dhe nëse një shkarkim i tillë nuk jepet, atëherë ne do të kalonim në fazë kur ekipi i të mbrojturve mund të zgjedhë të thërrasë dëshmitarët për të mbështetur çështjen e tyre, kështu që ne e dimë se prokuroria kishte thënë dy vjet, por çfarë ndodh më pas nuk mund të themi mund të themi sepse gjyqtarët do të punojnë për t’i lëvizur gjërat shpejt”.

- Publicitet -

Zëdhënësi i Speciales theksoi rëndësinë e dëshmitarëve dhe provave në të gjithë procesin e gjykimeve në Hagë. Madje tha se Dhomat e Specializuara nuk duhet të bindin askënd për provat ose për cilësinë e tyre.

Ai shtoi se është punë e gjyqtarëve më pas që të shohin nëse provat e paraqitura kanë vlerë e janë të pranueshme.

“Unë mendoj që kjo pyetje vjen më shumë nga keqkuptimi se çfarë roli kanë gjyqtarët e Gjykatës Speciale dhe rolin e panelit gjykues. Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale nuk duhet të bindin askënd për provat që vijnë ose edhe për cilësinë e provës sepse pala ende është në gjykim dhe janë Prokuroria dhe të mbrojturit ata që vendosin se çfarë duan të paraqesin dhe sido që të jetë prova që ata mendojnë se do ta bëjë rastin më të mirë, kështu që në rastin e Prokurorisë duan prova që ata mendojnë se do t’i vërtetojnë akuzat në aktakuzë dhe më pas duan që këto prova të sillen dhe pastaj është puna e gjyqtarëve t’i marrin këto prova dhe t’i vendosin para ligjit”.

Kur foli për mbajtjen e shumicë së seancave të mbyllura, ai tha se kjo po bëhet me qëllim që të mbrohen dëshmitarët ose viktimat në këto raste.

“Procedimet janë publike, megjithatë gjyqtarët do të vendosin të mbyllin seancat ose të bëjnë sesione private sipas rastit dhe kjo zakonisht ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve ose viktimave në këtë rast, kështu që çdo pjesë e prokurorisë mbron viktima mund të anulojë dhe sesionet mund të kalojnë në sesione private dhe gjyqtarët do të bëjnë një përcaktim të kujdesshëm për provat apo nuk justifikojnë dhe në të vërtetë çfarë mund të bëjnë për të mbrojtur dëshmitarët”.

I pyetur për arkivat e Speciales, ai ritheksoi se Ligji i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, parasheh që menaxhimin e bëjnë Dhomat e Specializuara edhe pas mbylljes. Ai sqaron se hapja e arkivave nuk është e mundur duke pasur parasysh ruajtjen e dëshmitarëve.

“Ligji që u miratua nga Kuvendi i Kosovës parashikon menaxhimin e arkivave pas mbylljes së Dhomave Speciale. Dhe dispozitat e ligjit thonë se depoja jonë e sigurt e arkivave do të mbahet jashtë Kosovës për arkivin dhe arsyeja për këtë është që dëshmitarët viktima dhe personat e tjerë të mund të vazhdojnë të mbrohen edhe pas mbylljes së Gjykatës”.

Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. / EO

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç
  • Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
  • Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 20 Qershor 2026
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 20 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  5. Mësuesi i fillores on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?