Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata urdhëron që Erion Veliajt t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata urdhëron që Erion Veliajt t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore
Kronike

Gjykata urdhëron që Erion Veliajt t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore

Published: March 9, 2026
Shpërndaje

Në seancën e parë të gjykimit në themel të çështjes penale në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti të drejtë kërkesën e tij, të përsëritur dhe gjatë seancës paraprake, për t’i vendosur në dispozicion aktet e të 61 fashikujve hetimorë.

Seanca e parë e zhvilluar të hënën më 9 mars në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për çështjen penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe ndaj 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi e bashkëpunëtorë të çiftit të parë të kryeqytetit, u shty pa arritur çeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi nuk u paraqitën tre të pandehur, si dhe mbrojtësit e tyre ligjorë.

Ndërkohë, Veliaj arriti që në seancën e parë të gjykimit të çështjes në themel, të sigurojë një vendim në favor të kërkesave të tij të përsëritura dhe gjatë seancave paraprake, për t’ju vendosur në dispozicion gjithë aktet e fashikujve hetimorë.

- Publicitet -

Erion Veliaj nuk u paraqit në seancën e të hënës. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, bëri me dije se Veliaj kishte shënuar se nuk kishte seancë paraprake. Gjyqtarja Tahiri vërejti se dy përfaqësuesit ligjorë të zgjedhur më parë nga Veliaj, avokati Ermir Beta dhe avokati Artan Gjermeni kishin shënuar në njoftimet e gjykatës së nuk vijojnë të jenë mbrojtës të tij.

Tahiri konstatoi se avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku ishte e pranishme në sallë. Treodoresku deklaroi se Veliaj ka të drejtë kur ka thënë se nuk ëhstë bërë seancë paraprake, pasi nuk iu vendosën në dispozicion aktet e dosjes. Avokatja shpjegoi se ka pasur dy komunikime me Veliajn së fundmi dhe bëri me dije se ai kërkon t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore, duke pretenduar se çështja penale ndaj tij është kaluar për gjykim, pa mbaruar seanca paraprake, pasi nuk ishte njohur me të dhënat e hetimit.

Shumica e të pandehurve nuk ishin të pranishëm, por ishin paraqitur mbrojtësit e tyre. Ndërkohë, nuk ishin paraqitur avokatët e tre të pandehurve, që po ashtu mungonin.

Në përgjigje të pyetjes së gjykatës, prokurori i pranishëm në këtë seancë, Ols Dado konstatoi se mungesë e tre të pandehurve dhe e mbrojtësve të tyre e bënë të pamundur vijimin e gjykimit. Ai kërkoi të caktohen masa ndaj atyre që mungonin. Për kërkesën e Veliajt, Dado u shpreh se mbante të njëjtin qëndrim, se kryebashkiaku ishte njohur me aktet.

Pasi u tërhoq, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Veliajt dhe vendosi që një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit t’i vendosi atij në dispozcion aktet e të 61 fashikujve hetimorë, në mjediset e paraburgimit ku gjendet. Gjyqtarja Tahiri urdhëroi që të përgatiten sa më shpejtë aktet.

Ndërkohë, u vendos shtyrja e seancës për më datë 24 mars, në orën 14:30, si dhe njoftimi personalisht i Veliajt dhe i të pandehurve që nuk ishin të pranishëm. Gjykata refuzoi një kërkesë të kryer nga përfaqësues të Medias për regjistrimin e seancës, pasi disa prej të pandehurve nuk kanë pranuar.

Seanca paraprake për kalimin për gjykim të çështjes së Veliajt e të pandehurve të tjerë dështoi 11 herë radhazi për afro 5 muaj. Veliaj pretendoi se iu mohua e drejta për t’u njohur me dosjen, ndërsa nga ana tjetër SPAK u ankua dhe e akuzoi Veliajn dhe mbrojtësit e tij se, me mungesa të pajustifikuara dhe kërkesa të padrejta, penguan përfundimin e gjykimit paraprak për kalimin e çështjes për gjykim brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Anonymous says:
    March 10, 2026 at 3:58 am

    Gjykata të urdhëroj burgosjen e Skapistëve Dado dhe Dumoni!

    Reply
  • Olsi dam Dum Braho,, lesh e li says:
    March 10, 2026 at 6:01 am

    Derr në thes,,,në pamundësi të shikojnë akuzat nga avokatët,,, pra 16 mij faqe akuza bruto ,ashtu sic jan marr nga telefonata,me the të thashë,ai iku kjo erdhi, ai tha kështu kjo tha ashtu,,pra spak nuk është në gjendje të bëj një dosje me 30 faqe , ti përmbledhim ato 16 mij faqe,,pra spak nuk ka prokuror profesionist,,, kush është ai avokat që do lexoj dhe të mbroj klientin evtij me një dosje 16 mij faqe,,,

    Reply
  • 1thundrak says:
    March 10, 2026 at 6:36 am

    Edhe nje dildo qe mos te ndjehet vetem ne pyllin orbital.

    Reply
  • Futja kot says:
    March 10, 2026 at 7:20 am

    Eeeee po shpejt jeni, prisni dhe nja dy vjet akoma…. Fusim dhe ca te tjere brenda me urdher te KAPS (partise), dhe u be shteti ligjor. A ja shofshim ne me gjithe shtet ligjor. Prandaj tallin bythen gjitonet.

    Reply
  • Dhalla says:
    March 11, 2026 at 4:18 am

    Behet drejtesia me noterin olsra dhadha ,apo domani po ashtu nuk ka kryer studimet per prokuror.po me nder cfar prokuroresh kemi?merreni me porisit ne telefon per nje fustan apo corape,e nqse nje ardhme gazetat te merreni me grat dhe vajzat tuaja me te njejta akuza? Vetem ne shqiperi nje prokurori e pa’ formuar ne nivelin arsimor prodhon arrestime pa’ fund,ndersa ne Europe nuk ndodhin kurre pa’ fomuluar akuzen dhe njohjen e avokatit me akuzat.Ketu te pergatisin 16,000 mij faqe me sallat te grir dhe mbasi te mbajn nje vit ne burge ,jà ku i kemi .

    Reply
  • Umor Isti says:
    March 11, 2026 at 12:55 pm

    Si do i jepen aktet Lali Erit? Kjo nuk durohet. Aty të kalbet në burg. Dhi e zgjebosur e aktet përpjetë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?