Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës
KronikeKryesorePolitike

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë, ka urdhëruar SPAK-un hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, saktësinë e deklaratave të pasurisë sipas ligjit dhe nëse gjenden lidhje mes të dyve dhe një prej ngjarjeve më të rënda të trazirave të ’97.

Me një vendim që daton në nëntorin e 2022, por që është bërë publik vetëm sot, Gjykata e Posaçme e urdhëron Prokurorinë e Posaçme që të regjistrojë njëkohësisht procedimin penal për vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë.

- Publicitet -

Vendimi mban firmën e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzon vendimin të 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal për këtë çështje.

Çështja u hap me kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri, i cili paditi në SPAK disa muaj më parë, Berishën dhe Metën si të dyshuar për organizim dhe përfitim nga vjedhja në Krrabë.

Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thotë se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit:

Së pari është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite nga krimi.

Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake.

Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.

Por avokati paditës e ankimoi këtë refuzim të prokurores në gjykatë. Sipas Beqirit, vendimi anashkalon akuzat më të rënda dhe ka arsyetime vetëm për një pjesë të vogël të këtyre akuzave.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, duke rrëzuar vendimin e mosfillimit të procedimit penal, arsyeton se SPAK nuk mund të dalë në konkluzione, pa kryer hetime.

Davidhi thekson se mund të jemi para “vazhdimësisë së veprës penale”, prandaj ajo duhet hetuar nga burimi i dyshuar fillestar, në mënyrë shteruese.

Kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë krijuar pasuri me floririn e vjedhur që më pas ka vijuar të shtohet me këtë burim. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë akuzë, ndaj SPAK duhet të hetojë dhe verifikojë në vijimësi përgjatë viteve, burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përfshirë kontrollin e shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës dhe të gjithë institucioneve të tjerë përgjegjës.

Pjesë nga dokumenti
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    January 19, 2023 at 12:02 pm

    Sherbimi qe i ben popullit te neperkembur shqiptar av.Beqiri eshte i pacmueshem.

    Reply
  • Ledina says:
    January 19, 2023 at 12:04 pm

    Bravo Gjykata dhe SPAK! Ky eshte lajm!

    Reply
  • Phoenix says:
    January 19, 2023 at 12:42 pm

    Po ja qe e gjeten dhe floririn e Krrabes. Pika qe su bie. Thjesht ju hedhin ndonje kocke sensacionale Shqiptareve, qe ti mbajne ne gjume. Ata jane te gjithe nje, si Meta, Rama, Berisha, Nanitua, Basha, Veliaj dhe e gjithe armata e te shiturve qe vegjetojne ne Shqiperi.

    Po doni vertet drejtesi, krijoni nje kamp perqerndrimi dhe u hidhni celesin ne det te gjithe Masoneve ne Shqiperi.

    Reply
  • MatriX says:
    January 19, 2023 at 12:49 pm

    Hahahahaaaaa

    UNE E DI SE HETIMET BEHEN FSHEHTAS JO HAPUR FARE NEPER MEDIA.

    TALLASH PER TE GRIRE POPULLI ME KTO LAJME.

    NE VAZHDOJNE NA GRABISIN SY PER SY E GJYKATAT POLICIA PROKURORIA E TERE INSTITUCIANET MBYLLIN TE 2 SYTE E TE DY VESHET.

    Hedhin nje gure ne kume do behen ca emisione me analiste qe te japin mendimet gati dhe ja ku e shtyme dhe nje mandat.

    SHQIPTARE HAPNI SYTE E MENDJEN SI ESHTE JETA JUAJ ME E MIRE APO ME E KEQE.
    Nese jeni me mire rehatohuni,
    Nese jeni me keq revoltohuni!

    Ekuacioni eshte i thjeshte.

    Reply
  • mirel says:
    January 19, 2023 at 1:21 pm

    …dhe laku po shtrengohet dale e ngadale.

    Reply
  • RETROSPEKTIVE says:
    January 19, 2023 at 1:22 pm

    Kur Sali Berisha e deklaroi se pari qe ne tunelet e Krrabes eshte vjedhur ar, atehere Erion Brace me qesendi ju pergjigj ” Ne Krrabe ka Qymyr e jo Ar”…
    …meqe kallzimi eshte bere nga ai fare Avokat B…QIRI, eshte e fresket “mbrojtja” qe ky derdimen i beri klientit tij Izet Haxhia qe hengri 25 vite burg, pikerisht atij klient qe dikur ne 1996 e pati paditur se ishte rrahur prej tij…

    Reply
  • Artan says:
    January 19, 2023 at 1:50 pm

    Edhe po ti nderrojme te gjithe rroge dhe perfitim marresit tane politikane, perseri e njejta situate do jete, Jane pasqyre e popullit tone.
    Ndoshta do ishte me mire (meqenese teknolologjia e sotme e lejon) qe shqiptaret te krijojne nje shtet virtual ne Perendim
    Ketu hidhen satellite ne hapesire per te pare se cfare ndertohet ne sheshin Skenderbej

    Reply
  • asd says:
    January 19, 2023 at 3:20 pm

    Me ne fund nje drite shprese!

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    January 19, 2023 at 4:09 pm

    Shih cfare argumenti:
    Vepra penale e grupit te strukturuar kriminal nuk ekzistonte ne legjislacionin penal te kohes !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • mali says:
    January 19, 2023 at 7:01 pm

    Na ishte,mos na ishte ,perralla ne lesh ,shendeti prej nesh.Naten e mire femije te dashur,gjume te embel.Neser nena ka nje pralle te bukur per ju.Pafshi endra te bukura!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?