Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump
AktualitetBote

Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Një gjykatëse në Kolorado i lejoi ish-Presidentit Donald Trump të vazhdojë kandidimin në zgjedhje në këtë shtet vitin e ardhshëm, duke refuzuar kështu një kërkesë për ta skualifikuar atë për shkak të veprimeve përpara 6 janarit 2021, kur Kapitoli u sulmua nga mbështetësit e tij.

Vendimi i dhënë nga Gjykatësja Sarah Wallace, që me siguri do të apelohet, është një fitore për zotin Trump, i cili po përballet me një seri sfidash kundër kandidimit të tij, bazuar tek një nen i Kushtetutës amerikane që ndalon marrjen e posteve federale nga persona që janë angazhuar në kryengritje apo rebelim.

Çështja në Kolorado ishte çelur nga një grup votuesish të ndihmuar nga organizata me seli në Uashington, “Qytetarët për përgjegjshmëri dhe etikë”. Kjo ishte padia e parë për të cilën merret vendim në gjyq dhe shërben si një test përpara se të shqyrtohen padi të tjera të ngjashme.

- Publicitet -

Avokatët e votuesve paditës u shprehën se ish-Presidenti Trump u angazhua në rebelim duke përhapur pretendime false për manipulim të gjerë zgjedhor, pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe duke thirrur mbështetësit në një tubim në Uashington dhe duke u bërë thirrje të marshonin drejt Kapitolit, ku Kongresi ishte mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Mijëra mbështetës të zotit Trump hynë me forcë më pas në Kapitol, sulmuan policinë dhe detyruan ligjvënësit të largoheshin për të shpëtuar. Përpjekja për të ndalur çertifikimin e zgjedhjeve dështoi. Avokatët e ish-Presidentit Trump thanë se ai nuk pati lidhje me grupet e së djathtës ekstreme që luajtën një rol kryesor në sulm dhe se deklaratat e tij përpara trazirave mbrohen nga e drejta e lirisë së shprehjes.

Vendimi i dhënë vlen vetëm për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane dhe zgjedhjet e përgjithshme në Kolorado. Sipas studiuesve të politikës, ky shtet konsiderohet se voton në favor të demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme.

Ky vendim është zmbrapsja më e fundit ndaj përpjekjeve për të skualifikuar zotin Trump nga kandidimi. Gjykatat në Minesota dhe Miçigan patën refuzuar heqjen e tij nga kandidimi në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, por nuk patën dhënë vendim nëse mund të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Vendimi i gjykatëses në Kolorado mund të apelohet në gjykatën e lartë të këtij shteti dhe në vazhdim në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, ku shumica e gjykatësve janë konservatorë, 6 me 3, ndër ta të emëruar nga ish-Presidenti Trump.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?