Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditi sekretarin e KZAZ për shkak të shpalljes së pavlefshme të një vote, lihet në burg Rei Nozlli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditi sekretarin e KZAZ për shkak të shpalljes së pavlefshme të një vote, lihet në burg Rei Nozlli
AktualitetKronike

Goditi sekretarin e KZAZ për shkak të shpalljes së pavlefshme të një vote, lihet në burg Rei Nozlli

Published: 17 Maj, 2025
Shpërndaje

Është lënë në burg Rei Nozlli, personi i cili goditi me grushte sekretarin e KZAZ 30 në zonën e Kasharit në Tiranë, teksa numëroheshin fletët e votimit.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi Rei Nozlli u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.

- Publicitet -

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa patur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Mbas identifikimit të këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr.30 dhe në ushtrim të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bënin vlerësimin e votës së kontestuar, por grupi i personave nuk ndaloi dhe vijuan me fjalë fyese.

Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma. Mbas tij shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty afër ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasi R.N. i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
  • SPAK nis hetim për Vilma Nushin lidhur me koncesionet në Shëndetësi
  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës

Komentet e Fundit

  1. Phoenix në Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  2. Fjala në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  3. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  5. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?