Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gozhdë në thundrat e kalit të pushtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Gozhdë në thundrat e kalit të pushtetit
Kulture

Gozhdë në thundrat e kalit të pushtetit

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Skica nga Sefer Pasha

 

Ati i oligarkut, “Çurçilli” dhe shtatorja e Ismalil Qemalit

- Publicitet -

Para pandemisë u ktheva në një nga lokalet e reja moderne në periferi të Tiranës. Kompleksi turistik sa ishte inauguruar dhe kishte bërë emër tek turistët e huaj. Ishte pronë e një oligarku me fuqi dinosauri. Ashtu shkarazi u hodha nga një sy të gjithë mjedisit magjik. Në tualet më erdhi për gjumë. I lumtë atij që ka bërë një investim kaq të çmuar thashë me vete. E ç’më duhet mua se ku i gjeti paratë ndërtuesi i këtij kompleksi që të merr mend. I rashë shkurt. Trafikantët e alkoolit e ndërtuan Las Vegasin. Më vonë ata u kapën dhe u pushkatuan. Por Las Vegasi mbeti.

Piva kafe dhe dola në lulishten me trëndafila. Vura re se në mes të lulishtes ishte ngritur një monumet që më mahniti. E vështrova monumentin e lart dhe mu duk sikur i ngjante Çurçillit. E thira kamerierin dhe i dhashë aparatin tim fotografik. Më bëj nja dy – tre shkrepje i thashë. Do të jap një bakshish. Fotot më duhen për t’i përcjell për në fejzbuk. Dhe kamerieri pa humbur kohë e mbaroi porosinë time.  Para se të ndahesha me kamerierin i bëra një sugjerim që t’ia përcillte pronarit. Është mirë i thashë që në pllakën e mermerit të shkruhet “Çurçilli” se për vizitorin ka një pakuptueshmëri. Po ky nuk është Çurçilli më tha kamerieri i çuditur me propozimin tim. Po kush është ia ktheva? Ky që shikon në monument është babai i pronarit mu përgjigj ai. E vështrova monumentin si i lajthitur. Pastaj e pyeta sërish: – E ç’punë na paska bërë ky babai i pronarit tënd për të cilin qenka ngritur ky monument i hatashëm? Ka qenë qoftexhi, tha kamerieri me indiferentizëm. Dhe qoftexhiut i është ngritur kjo vepër arti e cila nuk gjendet as në Paris. Ik me të mirë, tha kamerieri se do të hash ndonjë dru pas kokës. Bobo ç’bëhet kështu i thashë vetes. Dhe u largova me kohë të mirë. Qysh atë ditë nuk jam kthyer më në atë lokal që frekuentohet nga një klientelë e madhe.

Nuk e kam harruar atë që më panë sytë tek lokali i oligarkut, i cili ta thyen kokën me para. Sa herë që kaloi përpara Kryeministrisë dhe hotel “Rognerit” do t’i hedh sytë dhe nga shtatorja e Ismail Qemalit mbas vilës 30, ku dikur ka banuar Mehmet Shehu. E vështroj shtatoren e themeluesit të shtetit shqiptar dhe mendohem. Ismail Qemali në shtatore me duket si një mjeran. Ishte tjetër gjë ai “Çurçilli” i kompleksit fantastik. Skulptura e shtatores së Ismail Qemalit duhet futur në furrën e shkrirjes. Jam i sigurt që Edi Rama e shikon shtatoren e Ismalil Qemalit që nga ballkoni i zyrës së tij. Por nuk e di a e ka parë “Çurçillin” qoftexhi? Kjo mund të ndodh vetëm në Shqipëri.

Ismail Qemali

Një fjalim i pamundur midis dy arkivoleve

Kishte vdekur një komshi me të cilin kishim punuar bashkë në Gardën e Republikës. Familjarët më kërkuan që të mbaja fjalën e rastit në ceremoninë mortore. U përgatita qysh në mbrëmje. Të nesërmen në orën dy në Varrezat e Sharrës u organizua ceremonia. Në çastet që unë fillova të mbaj fjalën e rastit për komshiun, tre metra më lart një grup qytetarësh ulën një tjetër arkivol. Unë nuk kisha lexuar asnjë gjysmë faqe kur më foli një nga njerëzit pranë arkivolit sipër nesh. Zotëri, thirri ai. Bjeri më shkurt. Ju keni për të folur dhe për këtë të vdekurin tonë. Ne nuk jemi përgatitur. Menjëherë i mbylla fletët. Bobo ç’më gjeti mërmërita dhe filluan të më kullojnë djersët. Të dy palët që përcillnin të vdekurit po vështronin në drejtimin tim. Befasisht u gjeta në mes të një skandali. E ndërpreva fjalën. Komshinjve u thashë që të bëhen veprimet.

Pas pak njeriu që më kërkoi për të folur shkurt se do të flisja dhe për të vdekurin e tyre u shkëput dhe erdhi pranë meje. E shoh që u mërzite, tha ai. Ky i vdekuri për të cilin po flisje ti nuk ishte Avni Rustemi. E ngrite në qiell. Po ai që po përcillni ju, si ka qenë?, ia ktheva me ngut dhe i revoltuar. Qen bir qeni mu përgjigj tak – fap. E kam kunat. Ishte kumarxhi. Më rrihte motrën, nipërit dhe mbesat. Mua më ka copëtuar disa herë. Kam përfunduar në spital. Dje e vranë. Kur e mora vesh thirra sa kisha në kokë. Rrofsh sa mali i Dajtit ti që e vrave këtë kunatin tim! Të gjithëve na shpëtove. Sonte do ta festojmë vazhdoi njeriu që nuk pushonte. Darkën do ta bëjmë në një lokal luksoz. Kam porositur dhe një orkestër. Si këngëtar do të kemi Petrit Lulon.

Nuk e ngacmova më atë që po dërdëlliste. Çfarë nuk po na dëgjojnë veshët, i thashë vetes.

 

Kopshti “Nexhmije Pagarusha” në Parkun Kombëtar

Në rrugën “Gjeneral Nikols”, rreth 500 metra për në zëmër të Parkut Kombëtar, Bashkia e Tiranës në një kryqëzim rrugësh, me mjeshtrat e zbukurimit të pyllit kanë krijuar një kënd ku kanë shkruar: “Kopshti Nexhmije  Pagarusha”. Kryeqytetasit ndalojnë dhe e shikojnë me mall. Të gjithë e kanë dëgjuar këngëtaren e madhe nga Kosova që këndoi me gjuhën e shpirtit për fushat pjellore dhe malet flladitëse të Kosovës dhe të Shqipërisë. Edhe unë ndaloj shpesh tek ai këndi i qetë. Vështroj fotografinë dhe rri e mendohem. Kam shkuar shpesh në Pagarushë të Malishevës, ku ka lindur prej atit Veselit dhe nënës Sahidja këngëtarja me famë Nexhmije Pagarusha. Në Pagarushë më kanë thanë se ati i Nexhmijes, Veseli, ka qenë bashkëluftëtar me Azem Galicën dhe Hasan Prishtinën. E kanë arrestuar dhe e burgosën në Krujë. I ka qëndruar në krah Shote Galicës.

Nexhmije Pagarushën e kanë quajtur “Mbretëresha e këngës shqiptare”. I ulur në stol sikur më rrethojnë këngët e saj: – “Çohu, more Rexho!”, “Baresha”, “O kjo anë e lumit ka bilbila shumë”. “Kur të fala një tufë gërshetë”. “Sytë për ty i kam të njomë”. “Lulëzoi fusha”, “Unë ty moj të kam dashtë” e të tjera. Nexhmije Pagarusha ka kënduar mbi 150 këngë. Disa herë ka kënduar për publikun e Tiranës. Por ajo në vitin 1971 gjithashtu këndoi dhe në Vlorë, Elbasan, Korçë e Gjirokastër. Gjithashtu ka kënduar në Amerikë dhe Europë. Me këngët e Nexhmije Pagarushës kosovarët u vranë në luftë me udbashët e Serbisë.

Krijmi në park i këtij kopshti është gjetje dhe duhet përshëndetur. Aty vijnë dhe shumë kosovarë. Por ka dhe një problem. Mbi “Kopsht…” fillon pylli. Aty futen dhe urinojnë ata qytetarë që nuk kanë ku të shkojnë. Qysh nga diga e liqenit dhe deri sa del në Sauk nuk ka asnjë tualet. Shëtisin qindra njerëz. Ku të  shkojnë? Kërkohet një zgjidhje. Të mos e pështyjmë gjetjen e bukur ku është veselitur: “Kopshti Nexhmije Pagarusha”.

Kopshti “Nexhmije Pagarusha”

Promovimet, koktejlet dhe dervishët me lugë në brez

Promovimet e veprave të artit tanimë janë kthyer në traditë. Autorët i bëjnë promovimet kryesisht në sallën e Muzeut Kombëtar dhe në atë të Akademisë së Shkencave, që mban emrin e Aleks Budës. Kjo traditë që po pasurohet është një gjë e mirë. Autorët e veprave të ndryshme dëgjojnë mendimet e dashamirëse dhe ndonjë vërejtje. Është një kënaqësi. E thonë dhe vetë krijuesit.

Pas promovimit të veprës së artit është kthyer në “zakon” dhe shtrohet një koktejl. Pikërisht për shtrimin e “gostisë” do të shkruaja ndonjë përshtypje. Nëpër promovime vijnë pa ftuar dhe disa personazhe që u ngjajnë atyre “dervishëve me lugë në brez”. Pothuajse njëzetë përqind e sallave mbushet përherë nga “dervishët”. Këta “kapot” pa u mbyllur mirë takimi vërsulen si ujqërit aty ku është shtruar “gostia”. “Dervishëve” rapsodët që i njohin u këndojnë këngën: – /Ha të hamë Sulo Gëllava/Shtatë kokë e tetë tava/. Me duart e palara “dervishët” si të babëzitur i ngulin thonjtë në tavolinën e hollit ku është shtruar “mishi i pjekur”[qofte të djegura, sallam i tharë, salçiçe, djathë me kripë e ndonjë gotë raki]. Edhe diçka për ata që sponsorizojnë të famshmit “bankete”. Mirë është që aty ku shtrohet koktej të ketë një kamerier prej nga vijnë gatimet për “dervishët”. Qoftet si kakërdhi miu shtrohen që para se të fillojnë fjalimet. Ndonjëherë i shtrojnë punonjëset e institucioneve. Para disa ditësh në një promovim një nga “dervishët” u helmua. Nxori zorrët në tualet. Po të vazhdohet me këtë higjenë mund të helmohen me dhjetëra njerëz që nuk kanë lidhje me “dervishët”.

 

Vdekja e komisar Alush Muhos dhe heshtja e komisariatit të Policisë së Durrësit

Pas  një sëmundje të befasishme vdiq në Tiranë para disa ditësh komisari i policisë në Durrës Alush Muho me origjinë nga fshati Fushëbardhë i Gjirokastrës.

Jeta e këtij komisari është interesante. Komisar Alush Muho me të mbaruar Shkollën e Ministrisë së Brendshme e caktuan me detyrë si komandant të postës kufitare të Buzmadhit në rrethin e Kukësit. Posta kufitare e Buzmadhit ishte në majë të malit të Kallabakut në lartësinë 2200 metra. Ajo siguronte vijën e kufirit në malin e Kallabakut, aty ku fillojnë bjeshkët e malit të Sharrit, deri tek piramida C/1 e malit të Korabit.

Nuk ka penë që ta përshkruajë jetën e këtij Fushëbardhasi, i cili përveç të tjerave kishte dhe shumë humor. Kur e mori në telefon i ati, Telua, dhe e pyeti pasi Alushi mori detyrën se ku e kishin caktuar të shërbente i biri ju përgjigj që nga Tirana: – “O plak! Më kanë caktuar me detyrë aty ku varet harta në gozhdë”. Kjo thënie nuk e harrua kurrë. Në postën kufitare të Buzmadhit Alush Muho qëndroj shtatë vjet. Kohën e lirë me kufitarët e kalonte pikërisht aty ku ishte lapidari kushtuar Heroit të Popullit Hysen Çino nga Vranishti i rrethit të Vlorës. Heroi Hysen Çino kishte rënë në luftën për çlirimin e vendit rreth 500 metra në afërsi të postës kufitare të Buzmadhit. Alush Muho mes kufitarëve tek lapidari kushtuar Hysen Çinos, në vendin e quajtur Kroi i Bardhë këndonte labçe – /Bronxi yt derdhur me plumba/Pushka jote këngën se ndali/Rreth teje ulen pëllumbat/Bilbilat zbresin nga mali/.

Komisar Alush Muho në Kukës shërbeu për një periudhë kohe dhe tek Ura e Lotëve në Morinë ballë për ballë Prizrenit.

Përcjellja për në banesën e fundit që e vështirë për nënën e Alushit që është gjallë, për motrat, vëllezërit dhe kolegët. Fjalën e lamtumirës e mbajti Pajtim Belo. Kolegët e Alushit filluan të qortojnë drejtuesit e Komisariatit të Policisë së Durrësit. Asnjë përfaqësues i komisariatit të policisë nuk erdhi në ceremoninë mortore. Shumë keq. Komisar Alush Muho shërbeu për 35 vjet në strukturat e Ministrisë së Brendshme. Dhe ai duhej të nderohej në çastet kur përcillej për në banesën e fundit.

 

A ka personazh me qen në veprën e Shekspirit?

Po shfletoja një revistë në Bibliotekën Kombëtare. Pas meje ishte sporteli i informacionit. Aty shërben një punonjëse e ditur. Unë lexoja dhe i kisha kthyer shpinën sportelit. Dëgjova një debat. Dikush e pyeti punonjësen e informacionit:- A ka personazh me qen në veprën e Shekspirit? Punonjësja iu përgjigj se ajo nuk e dinte që në veprën e Shekspirit të kishte ndonjë personazh me qen si ky që kërkon zotëria juaj. Po ju kthehuni përsëri nesër i tha ajo e habitur.

Unë e mbylla revistën. Zëri i atij që pyeti tek informacioni mu duk i njohur. Kush qe ky teveqel që bëri këtë pyetje idioti thashë me vete? U ngrita në këmbë. Por ai që bëri pyetjen e çuditshme qe larguar. E ndoqa dhe e arrita jo shumë larg portës së bibliotekës. E njoha. Kisha punuar me të në postën kufitare të Fushës së Korabit. Quhej Faik dhe kishte shërbyer si instruktor i qenit të kufirit. I dhashë dorën dhe u përqafuam. Qysh kur qe i ri shkruante vjersha. Një poezi të tij e pata botuar në revistën: –  “Në Shërbim të Popullit”. Poezia ishte e shkurtër: – /Korab o Korab!/I madh je/I bukur je/I lart je/Po më i madh jam unë/Që të kam shaluar mbi ty/.

Folëm gjatë në kafene. Më në fund i thashë: -E ç’qe ajo pyetje që i bëre punonjëses së informacionit? Faiku më dha këtë përgjigje. Jam bërë anëtar i Bibliotekës Kombëtare. Sa kam dal në pension. Po shkruaj një libër. Periudha kur isha instruktor i qenit të kufirit të Fushës së Korabit ka qenë më mira e jetës time. Një pjesë të poezive të mia i shkruante qeni i kufirit. E gjitha pjesa tjetër e jetës ka qenë skëterrë. Kam një problem për legalizimin e shtëpisë, por që të gjithë më kërkojnë para. Po unë ku t’i gjej? Librin që po shkruaj e kam titulluar: – “Njeriu dhe qeni”. Qeni është më i mirë se njeriu. Aty ku unë pi kafe përpara gjykatës së Tiranës janë nja dy – tre qenë. Ata janë rojtar të lulishtes buzë Lanës. Sa herë që kalimtarë të ndryshëm shkojnë për të urinuar qentë u vërsulen për t’i kafshuar. Mbrojnë lulishten. Prandaj po kërkoj në se ka në ndonjë vepër të Shekspirit personazh me qen? Më duhet për ilustrim. Mos ka një tek Hamleti?

 

Bekim Fehmiu dhe pamjet nga një darkë e pështirë në Big Brather

Në vitin 1973 e vizitoi Gjirokastrën aktori i Hollivudit me origjinë nga Kosova Bekim Fehmiu. E ndoqa kur aktori mori pjesë në shfaqjen e një drame nga trupa e teatrit profesionist të Gjirokastrës. Me sa mbaj mend u dha drama “Një dimër i shkurtër”. Pasi mbaroi shfaqja e dramës drejtori i teatrit i kërkoi Bekim Fehmiut që të thoshte ndonjë përshtypje. Bekim Fehmiut i kishte pëlqyer drama dhe loja si ansambël e trupës së teatrit. Ai bëri vetëm një vërejtje që u komentua gjatë. Personazhi kryesor i dramës tha Bekim Fehmiu duke lëvizur nëpër dhomën e shtëpisë, ku zhvillohet ngjarja, pi cigare dhe lëviz tutje – tëhu i nervozuar. Kur hiri i cigares vajti një gisht aktori e shkundi atë. Hiri i nxehtë ra mbi qilim. Kjo “pakujdesi” nuk i lejohet as regjisorit dhe as aktorit, i cili gjatë gjithë kohës duhet të jetë në proces krijues edhe në një të qindën e sekondës. Hiri i nxehtë i cigares djeg qilimin dhe tërë shtëpinë. Cenohet thelbi i dramës.

Këtë qortim të aktorit me famë botërore e kujtova një mesnatë kur protagonistët e spektaklit të Big Brather po hanin darkën e bollshme. Hanin dhe pinin cigare pa fund. Nuk u bëhej vonë se hiri i cigares binte si borë e shkrirë mbi biftekët e ngrohtë e mbi sallatrat e djathrat. Nuk e kam fjalën vetëm për hirin e cigares, por dhe për veprime të tjera. Të hash darkë me miqtë me cicat si napa djathi përjashta është skandaloze. Tmerr dhe ulërimë. Të gjitha femrat ishin pothuajse lakuriq. Ibret. Një “lojtareje” kur lëvizi ju dukën dhe mbathjet. Dëgjova dhe ca krisma. Ndofta ishin pordhë. Turp. Edhe çakejt janë më fisnikë në gostinë mbi prenë e tyre. “Aktorët” përcillnin mesazh të keq tek spektatorët që i ndjekin dhe janë të shumtë. Unë nuk jam në gjendje që ta kuptoj. Mbase po troket fundi i njeriut. Por Borgesi thotë “Familja është bërthama e botës”.

 

 “Çelësi” i Sigurimit të Shtetit deputet në Parlamentin e Shqipërisë

Që nga dritarja e Bibliotekës Kombëtare, ballë për ballë me Xhaminë e Hetem Beut, shikoj të lëviz për ditë një njeri me qyrk të zi. Gjithnjë i thoja vetes se ku e kam parë këtë njeri? Dhe e kujtova. Që kur ai njëzetë vjeç u rekrutua nga Sigurimi i Shtetit. Punonte pas të atit në një dyqan tek “Rruga Bardhyl”. Përgatisnin çelësa për qytetarët të cilët kishin nevojë. Djaloshi i ri u dërgua në Shkollën e Ministrisë së Brendshme në degën e Sigurimit të Shtetit. U diplomua për punëtor operativ. E specializuan për përgatitjen e çelësave kopil, ku ai ishte mjeshtër. Në një zyrë sekrete në lagjen “10 korriku” oficeri i Sigurimit të Shtetit i mbyllur mes xhamave të zinj përgatiste me dhjetëra e me qindra kopje çelësash, të cilat i duheshin sektorit operativ për të hapur në fshehtësi dyert e atyre që ai i ndiqte këmba – këmbës. Dhe “çelësi” me oficerët e Sigurimit të Shtetit ka hapur qindra dyer në të gjithë Shqipërinë. Në shtëpi private, në hyrje pallatesh, në zyra e nëpër të gjitha ministritë. Çfarë nuk shikonte me grupin që futej misteriozisht nëpër lloj – lloj banesash. Kopjet e çelësave që ai i përgatiste kurrë nuk e lanë me gisht në gojë. Gjatë kontrolleve u fut në shtrate grash, në kasaforta e në biblioteka. Filmoheshin armë të fshehta të padeklaruara, zarfe me dollar, foto “diversantësh”, kaseta pornografike, aparate përgjimi e letra që vinin fshehtas që nga Amerika dhe Europa. “Çelësit” i pati qëlluar që kur hapte ndonjë banesë të befasohej me të papritura. Çudia më e madhe i ndodhi kur me grupin operativ vajti për të hapur derën e një vile në lagjen “10 korriku” afër së cilës banonte ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu. “Çelësi” kishte dëgjuar se në këtë vilë banonte një “personalitet” nga Kosova. Atij i shërbenin dy shurdhmemecë. Ata nuk merrnin vesh se kush ishte ky njeri. Thuhej se me shurdhmemecët komunikonte vetëm një i madh. Po se kush ishte ky askush nuk e dinte. Vila mbështillej nga një mister i madh. Gjithsesi “çelësi” nuk dinte shumë gjëra. Detyra e tij ishte të kopjonte çelësat dhe “ustallarëve” t’u hapte dyert. Natën që “çelësi” u fut me kapot në vilë shudhmemecët ishin nëpër banesat e tyre. Sigurimi i Shtetit kishte të dhëna të sigurta se edhe “personaliteti” nga Kosova nuk ndodhej brenda vilës. “Çelësi” e hapi derën e vilës dhe u fut i pari në dhomën e gjumit. Pas tij ishte grupi operativ. “Çelësi” tek dera e dhomës së vilës u bë gur. Në krevat ishte i mbuluar me çarçaf një njeri i vdekur. Edhe oficerët e Sigurimit të Shtetit shtangën. Një skenë të tillë krimi nuk kishin ndeshur. Qenë hapur me qindra e me mijëra dyer. E mbyllën derën dhe u larguan. “Çelësi” që nuk dinte shumë të nesërmen ndoqi komunikatat. Për habi në asnjë rajon policie atë natë nuk kishte raportuar për ndonjë vdekje. As të nesërmen. Policia e Shtetit nuk kishte shkuar në ndonjë vendngjarje. Po ky njeri që u gjet i vdekur tek vila e lagjes “10 korriku”ç’qe thoshte “çelësi” i mbyllur në zyrën e tij me xhama të zinj? Kurrë nuk e mori vesh. Atij i kishin thënë se do t’i shtrish këmbët sa ke jorganin. “Çelësi” ishte jorgani i tij. Sigurimi i Shtetit është një shtet brenda shtetit, thoshte ai i tmerruar.

Në vitet e demokracisë “Çelësi” e ndërroi xhaketën. U bë deputet. Ai qe i fshehtë e nuk e dinte askush se ç’punë kishte bërë? Nuk kishte dënuar njeri dhe nuk ishte marrë me dosje. Çelësat ishin “shpella” e tij agjenturore. Ata nuk dëshmonin.

Deputet qëndroi katër vjet. Më vonë tek Rruga Bardhyl, ku kishte pasur dyqanin me të atin, e rihapi atë. Filloj të merrej sërish me zanatin e përgatitjes së çelësave. Qytetarët kanë nevojë për çelësat kur ata kanë defekte, humbasin apo ua vjedhin hajdutët. “Çelësi” e mbaroi “misionin” në shërbim të Sigurimit të Shtetit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?