Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin, Gjykata lë në burg dy autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin, Gjykata lë në burg dy autorët
AktualitetKronike

Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin, Gjykata lë në burg dy autorët

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e grabitjes me dhunë në Mallakastër, ku humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar 89-vjeçari Caush Shehaj.

Dy autorët 22 dhe 28-vjeç u arrestuan disa orë pas ngjarjes. Ndërsa njeri prej tyre, Musa God nuk është një figurë e panjohur për blutë e Fierit pasi kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për përdhunimin e një 23-vjeçarje në Fier.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së shtunës, ku persona të armatosur hynë në banesën e shtetasit Çaush Shehaj, 89 vjeç. Pasi e kanë dhunuar të moshuarin, autorët u larguan prej andej me një shumë parash. Burri i moshuar u dërgua me urgjencë për në Spitalin rajonal të Fierit, duke përfunduar në reanimacion për shkak të gjendjes së rënduar. Por, një ditë më vonë, pra gjatë ditës së diel, Shehaj ka gjetur vdekjen duke mos arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

- Publicitet -

Pas ngjarjes së rëndë, forcat e rendit kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar autorin e vrasjes së të moshuarit. Në pranga përfunduan Musa Gudo. 28 vjeç, dhe Ervis Halimi, 22 vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së të ndjerit. Lidhur me ngjarjen, policia procedoi penalisht edhe 16-vjeçarin F.Ç, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

“Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Klosi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervis Halimi, 22 vjeç, banues në Fier dhe Musa Gudo, 28 vjeç, banues në Portëz, Fier. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë”, sqaroi Policia.

Fillimisht, ndaj të rinjve rëndonte akuza e “vjedhjes me dhunë” e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajt ja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, por pas vdekjes së të moshuarit gjatë së dielës në Spitalin e Fierit, Policia ka riklasifikuar veprën penale ndaj dy autorëve, duke i akuzuar ata për “vjedhje me pasojë vdekjen”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 1:44 am

    Me mire ne burg perjete keto monstra kriminele qe vetem burgu i ben zap dhe vendos drejtesine ne vend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?