Në fillim të viteve 1960, popullsia e Shqipërisë ishte rreth 1.2 milionë banorë.
Në fillim të viteve ’90, numri i banorëve të vendit pothuajse u trefishua, duke arritur në 3.3 milionë banorë.
Pas viteve ’90 zhvillimet e vrullshme që ndodhën në vend sollën dhe ndryshime të mëdha demografike. Popullsia filloi të binte me shpejtësi, e ndikuar fillimisht nga niveli i lartë i emigracionit që kulmoi në dekadën e parë të tranzicionit dhe më pas nga stili i ri i jetesës, me lindshmëri më të ulët e familje më të vogla.
Në fund të vitit 2021, popullsia e Shqipërisë vlerësohet të jetë në 2.8 milionë banorë, megjithëse ky është vetëm një vlerësim, pasi Censi i fundit është kryer në vitin 2010, ndërsa pritet që të zhvillohet i riu këtë vit.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.
Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë në nivelet e viteve 1960 (shiko grafikun).
Të dhënat e tjera të përpunuara ngaVisual Capitalist tregojnë se popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.
Arsyet
Rënia e normës së lindjeve dhe emigracioni i vazhdueshëm janë dy arsyet që po ndikojnë në reduktimin e popullsisë. Sipas OKB-së, rreth 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton tashmë jashtë vendit. Ndërkohë cikli i emigracionit është rigjallëruara vitet e fundit, duke përfshirë familjet, të arsimuarit dhe sidomos të rinjtë. Edhe Covid-19 ka rritur vdekshmërinë në 2020-2021.
Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.
Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.
Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët. INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.
Edhe normat e lindshmërisë (që shpreh numrin e fëmijëve që mund të bëjë një grua gjatë jetës së saj) po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Norma e lindshmëria ka zbritur në rreth 1.3 lindje për një grua (poshtë normës së zëvendësimit), duke rënë ndjeshëm nga 6 në vitet 1960 dhe mbi 2 në fillim të viteve 90, sipas INSTAT.
Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë sinjalizon rënien e popullsisë gjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria.
E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./MONITOR
a.m/dita
drejt integrimit
Ca ja kepusni kot. Shqiperia qenka tkurrur ne vitet 60 ?! Apo artikull i sponzorizuar nga Endri Fuga. Per shfajesimin e qeverise se Rames.
Ne 1946 ka qene numri i popullsise diku te 800 mije banere dhe deri ne 1990 shkoi diku te 3.3 milion banore.Pas viteve 90 shqiptaret largohen jashte vendit per nje jete me te mire.tani ne 2022 jemi diku 2 milion banore pra jo se nuk lindin femije por kjo politike e poshter e ketyre 32 viteve ne vend qe ne te beheshm pjese e europes me stendarte jetese na e ka bere jeten ferr dhe rrinia ikin .Ikin dhe atje ku shkojne thone paskemi jetuar si breshka ne ferr.
Me pelqejne keto prashikimet per vitin 2100……2150…..etj. etj… Jane shume te lezeçme vetem duke menduar se kush nga ne do jete gjalle mbas 80 apo me shume vjetesh per ti nxjere genjeshtar……
oKB ja keput pordhes se ne vitet 60 popullsia ishte ne rritje ne shqiperi , nga lufta dyt shqiperia doli me 750 mij banor , ne kohen e PpSHs shkoi deri ne 4.5 milion banor ne vitin 90t , ky esht realiteti mos mashtroni njerzit .