Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia bëhet përsëri blu, po tani kush do e ndalojë Mitsotakis…?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Greqia bëhet përsëri blu, po tani kush do e ndalojë Mitsotakis…?
AktualitetBoteRajoni

Greqia bëhet përsëri blu, po tani kush do e ndalojë Mitsotakis…?

Published: June 25, 2023
Shpërndaje

Partia konservatore greke Demokracia e Re ka fituar bindshëm një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën, tregojnë rezultatet zyrtare.

Sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të 90 për qind të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar më shumë se 40 për qind të votave, ndërsa partia kryesore opozitare e majtë, Syriza, ka pësuar rënie të mbështetjes, duke marrë 18 për qind të votave, më pak se sa rezultati që kishte arritur në zgjedhjet e muajit maj. Vetë zoti Mitsotakis tha pas fitores së se populli grek i dha atij një mandat për të çuar përpara reformat e nevojshme. Partia e tij ka siguruar një shumicë prej 157 deputetësh në parlamentin me 300 vende.

“Faleminderit nga zemra”, u tha Kyriakos Mitsotakis simpatizantëve Demokracisë së Re të mbledhur të pak para orës 22 të së dielës para zyrave të partisë. Rezultatet paraprake e nxjerrin fitues me 40.55% të votave, ndërsa kështu siguron edhe shumicën absolute. “Për herë të dytë radhazi e gjithë Greqia është sërish blu. Një falenderim i veçantë për zyrtarët e partisë. E di sa jeni lodhur, por sot rezultati justifikoi përpjekjet tona. Populli na besoi një mazhorancë komode dhe na dha një mandat të fortë për të ecur përpara dhe për të ecur në rrugën e progresit dhe kohezionit social”, tha ai.

“Për mua, sot është një ditë veçanërisht prekëse”, vazhdoi Mitsotakis , i cili u ndërpre nga turma me shprehjen “ti je dhe do të jesh kryeministër”. “Për herë të parë, pas një qeverisjeje 4-vjeçare, ND-ja arriti të rrisë përqindjet e saj. Ajo që kemi arritur është të mbyllim përfundimisht ciklin e ndarjes dhe toksicitetit që u hap 10 vjet më parë. Dua ta dini se përgjegjësia që ndiej mbi supet e mia është shumë e rëndë. Sot ne festojmë dhe nesër përveshin mëngët për punë të palodhur,” shtoi z. Mitsotakis. “ND është sot partia më e fuqishme e qendrës së djathtë në Evropë. Kini kujdes, kemi saktësisht të njëjtin numër deputetësh sa kishim në vitin 2019, vetëm diferenca me kundërshtarin kryesor është 24 pikë, ndërsa atëherë ishte 8”, shtoi Kyriakos Mitsotakis.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?