Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Greqia nuk ka punëtorë sezonalë, kërkon ndihmë nga Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Greqia nuk ka punëtorë sezonalë, kërkon ndihmë nga Shqipëria
AktualitetEkonomi

Greqia nuk ka punëtorë sezonalë, kërkon ndihmë nga Shqipëria

Published: October 2, 2022
Shpërndaje

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës.

Afrimi i sezonit të vjeljes, sidomos të ullirit, ka rritur sfidat për fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke prej pagave të ulta dhe kushteve minimale të trajtimit.

Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të Veriut të Europës apo Britanisë se Madhe.

- Publicitet -

Sipas autoriteteve vendore greke kërkesat më të larta për punëtorë sezonalë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë nga Qarku i Korcës dhe Elbasanit.

Unioni i Koperativave Bujqësore të Imatheas tha se pati këtë fundjavë një takim me një delegacion shqiptar të përbërë nga kryetarët e Bashkive të Belshit, Prenjasit, Prefektët e rajoneve të Korçës dhe Elbasanit dhe përfaqësues nga ministria shqiptare e Bujqësisë.

Sipas Unionit diskutimet kanë përfshirë nxitjen e punësimit sezonal dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare të migrantëve shqiptarë për punët sezonale në Greqi si dhe bashkëpunimin bujqësor mes rajoneve.

Ndërkohë Unioni Kombëtar i Koperativave Bujqësore në Greqi përmes një letre drejtuar të premten disa ministrave si atij të Emigracionit, ministrit të Jashtëm, ministrit të Zhvillimit dhe ministrit të Punës dhe çështjeve sociale, shprehu shqetësimin për situatën emergjente të mungesës së punëtorëve sezonalë.

Unioni pohon se zgjidhja e çështjeve në lidhje me gjetjen e punëtorëve të tokës është urgjente dhe e një rëndësie kritike për bujqësinë greke, jo vetëm për arritjen e prodhimit, por edhe për frenimin e kostove të prodhimit,

Unioni ka kërkuar shtyrjen e afatit të aplikimit të fermerëve për punëtorë sezonalë, që përfundonte më 30 shtator dhe lehtësimin e praktikave kufitare që i vlerëson si mjaft burokratike.

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi, kryesisht në bujqësi.

Punësimi shihet si një ndihmë për ekonominë e familjeve shqiptare në disa zona të qarqeve kufitare me Greqinë.

Dy vjet më parë qeveria greke miratoi dhënien e lejes për 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori.

Sipas parashikimit të autoriteteve greke për vitin 2021 ishin rreth 18 mijë vende të reja në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori ndërsa këtë vit nevojat për punëtorë sezonalë janë thelluar. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ?+ says:
    October 2, 2022 at 9:52 am

    shkon punon njëri merr 1000 euro ndërkoh ai që ka tokën, pra greku merr 100000 euro.

    rri në vendnumëro shqipëria.
    ndiq pordhët e saliut dhe ramës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?