Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Greqia po kërkon naftë në detin Jon”, MEPJ hedh poshtë lajmin: S’ka asnjë shkelje të sovranitetit në vendin tonë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Greqia po kërkon naftë në detin Jon”, MEPJ hedh poshtë lajmin: S’ka asnjë shkelje të sovranitetit në vendin tonë!
KryesorePolitikeShoqëri

“Greqia po kërkon naftë në detin Jon”, MEPJ hedh poshtë lajmin: S’ka asnjë shkelje të sovranitetit në vendin tonë!

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me informacionin e qarkulluar nga individë përmes rrjeteve sociale ku pretendojnë për cenimin e interesave të shtetit shqiptar nga aktivitete eksploruese apo shfrytëzuese të kryera nga Greqia në Detin Jon,.

MEPJ bazuar në informacionet e institucioneve përkatëse deklaron se nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare”.

Sipas Ministrisë, “autoritetet shqiptare janë dhe do të jenë në monitorim të panderprerë dhe me përgjegjshmëri të plotë të çdo lloj aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe jo vetëm, për të parandaluar çdo ndikim negativ që mund të sjellë për interesat e vendit. Informojmë qytetarët shqiptarë se MEPJ është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet respektive greke për të siguruar dhe shkëmbyer të gjithë informacionin e nevojshëm që siguron transparencën e plotë për cdo lloj aktiviteti eksplorues apo shfrytëzues që kryhet në hapësirat detare mes dy vendeve, bazuar dhe instrumentet ndërkombëtare ku të dy shtetet janë palë”.

- Publicitet -

“Lajme të tilla të paverifikuara, që krijojnë tymnaja mediatike nuk bëjnë asgjë më shumë veçse efektin e dezinformimit të ngacmimit të ndjeshmërisë që opinionit publik për kinse papërgjegjshmëri të institucioneve shqiptare apo shitje të interesave kombëtare tek shtete të tjera. Në të kundërt, MEPJ siguron se institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit”, përfundon reagimi.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Fat man says:
    November 17, 2022 at 8:42 pm

    O koqe dhe b.q. te MEPJ nuk ka shkelje sovraniteti se Shqiperia nuk ka SOVRANITET.

    Reply
  • demo says:
    November 17, 2022 at 9:33 pm

    O MPJ,,o ministreshaaa,O stjuardessaaaa,ooo Eskortesssaaa.
    Ai qe jep Alarmin nuk eshte nje protestues ne mitingun e Foltores,as nje komentues ne face book,per eshte admiral Artur Mecollari,ish N-2 i Flotes Detare te Shqiperise,qe jep edhe koordinatat ne Zonen e kontestuar detare ku Qeverria Greke ka perqendruar 3 anije naftekerkuese dhe sondat e cpimit. Po shko moj Xhacka,hipi helikopterrit,se ti e ke shume qejf helikopterrin,dhe bej nje fotografi nga ajri,nje filmim,a nje vizatim,,po shko moj qe perdredh turinjte ti,,qe ALLNOHESH me vendet e NATOs,se nuk priten afganet,,kurse ti hape dhomen e gjumit me gjithe krevatin dopio..Shko bej nje verifikim per kufijte e Shqiperise,,se une e di qe ti nje,,edi Rama dy dhe nje tjeter tre,nuk e rruani per detin e Shqiperise,,Po shyqyr qe u sistemuan ata afgane se tonditet botem Me keq se enver hoxhya per palestinezet.

    Reply
  • Erdogan says:
    November 17, 2022 at 10:00 pm

    Mire do ishte qe Arnautistani i vetequajture Skiptare te jete pjese e Kombit Greke te Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve (jo sllavet e njohur edhe nga Veziret, Pashallaret,Bejleret si “Maqedhonas”),Ionet ku eshte sot Turqia sic ka qene qe nga koha e majmunit deri sa u pushtua nga Osmanet ne 1453A.D.
    Keshtu do kishin gjithe Detin Mesdhe bashke.
    Te ndanin pasurite e perbashketa.
    Por sic duket Arnautet e vetequajture Skiptare duan Sulltanin dhe jo Kostantinopolin,Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere tutkoallvanine.

    Reply
  • demo says:
    November 17, 2022 at 10:58 pm

    Andon Zako nga Sheperi i Zagorise ka shkruar edhe Satyren: Greku dhe Shqiptari o Spiroooo,dhe i thote ca fjale te renda per ju grekomanet.
    E mira do ishte qe shqiptaret e Greqise te bashkoheshin me gjithe tokat e tyre me Shqiperine dhe shteti Artificial me nofken Greqi,te ndahej midis Shqiperise,Bullgarise dhe Turqise.

    Reply
  • Andis says:
    November 18, 2022 at 1:04 am

    Ministria e Puneve te Jashtme tani u kujtua per te bere sqarimet e nevojshme tamam mbasi Greqia mbaroi studimin.

    Reply
  • vlonjati says:
    November 18, 2022 at 8:23 am

    I gjithe problemi eshte se Ram-uti kerkon me force qe çdo gje qe behet ne Shqiperi te mbaje firmen e tij (qofte kjo per mire apo per keq). Rama nuk firmosi 3 ligjet qe kerkoheshin nga BE-ja per hapjen e negociatave (sepse nuk donte qe te ishte Berisha inisiatoti) me pretekstin se nuk ishim gati per ne BE. Me te marre qeverine Rama beri kerkese per hapjen e negociatave a thua qe Shqiperia u be gati per ne BE me urdherin e peshkut! Edhe per punen e detit Rama e dergoi marreveshjen e Berishes me Grekun ne GJ.K. kurse vete (sipas ministrit grek) megjithese thote do i zgjidhim ne gj.e Hages deklaroi se Greqia eshte zgjeruar me 12 km. , keshtu qe edhe sipas ministrise se jashteme ata jane ne kufijte tyre.

    Reply
  • Afat SERJANI says:
    November 18, 2022 at 10:27 am

    Ne krah te komenteve te mesiperme, pa permbajtje e pa gjuhe korekte shqipe, dhe me mllefe politike apo nacionaliste me duhet te shkruaj disa fjale edhe une per naften ne Detin Jon.
    Per here te pare idene e zbulimit te naftes ne Detin Jon e hodhi shume vjet me pare ish Kryeministri Grek Papandreu. Me pas media e ka perseritur shume here faktin se Greqia po zbulon nafte ne zonen e shelfit me Shiperine.
    Si specialist gjeolog, qe kam punuar shume vjet ne Jugun e Shqiperise, qe gjeologjikisht quhet Zona Jonike po jap mendimin tim.
    Per strukturat gjeologjike ne territorin nga bregdeti Shqiptar i Rivieres e deri ne Korfuz sebashku me kolegun tim Agim Gucaj kemi bere edhe botime. Si e gjithe zona Jonike, edhe kjo zone ndertohet nga formacioni karbonatik i vendosur ne vargje strukturor nga juglindja ne veriperendim. Ne keto struktura ne zonen jugore, prane kufitere me Greqine jane kryer shpime kerkimi per strukturat apo kurthet naftegazmbajtes. Konkretisht shpime jane kryer ne Mursi, ne Bogaz, ne Krane, ne Borsh e Delvine. Rezultatet dihen me objekte shume te vogla nafte e gazi. Pse valle?!
    Gjithe kjo zone nga Jugu ne veri, deri ne jugun e Adriatikut i ka strukturat shume te vogla e te ngushta dhe te coptuara shume nga thyerjet tektonike. Kurthet jane demtuar dhe shkaterruar nga tektonika dhe jane te mbytura me uje. Shpimet mund te kapin kurthe me nafte, po permasat e vendburimeve jane te vogla, Per zbulimin e naftes do te harxhoheshin aq shume para sa shumefishi i sasise se naftes qe mund te nxirret.
    Norvegjezet bene studime e punime gjeofizike te thellesise, para shume vjetesh ne veriun e kesaj pjese, ne veri perendim te Karaborunit ne ujrat neutrale. Ne se do te kishin gjetur struktura perspektive me interes, do te kishin hyre me shpime…
    Pra te gjitha “optimizmat” per sasira kolosale nafte ne kete pjese midis Rivieres dhe Korfuzit jane bllofe me karakter politik te pa mbeshtetura ne shkencen gjeologjike dhe ne punimet konkrete gjeologjike.
    Per politike ato e realizojne qellimin e tyre!

    Reply
  • DETI JON says:
    November 18, 2022 at 12:42 pm

    @ Afat

    KOMENTI YT NUK KA ASNJE LIDHJE ME SOVRANITETIN TOKESOR DHE DETAR TE SHQIPERISE.

    E morem vesh, sipas komentit tend se, per here te pare, idene e zbulimit te naftes ne Detin Jon e paska hedhur ish Kryeministri i Greqise.
    SI LEXUES, NUK NA INTERESON FARE KUSH E HODHI IDENE E PARE ENVER HOXHA APO PAPANDREU.

    E morem vesh, sipas studimeve te tua se, meqense ti ke gjetur sasi e vogel nafte dhe gazi ne pjesen kontinentale; atehere sipas teje edhe ne Detin Jon duhet te kete pak nafte dhe gaz.
    SI LEXUES, DIME P.SH. QE NORVEGJIA KA ZBULUAR SHUME HERE ME TEPER NAFTE NE DET SE NE TOKE.

    Reply
  • demo says:
    November 18, 2022 at 1:02 pm

    O Z.Serjani,.Nuk na duhet nafta fare.Na duhet Deti Jon dhe Gjiri i Sarandes.Edhe sikur koncesionaret shqiptare(PER llogari te shtetit shqiptar) te zbulojne Nafte ne Ate zone,DETI KOS TE BEHET,POPULLIT NUK I BIE NJE LUGE,
    Pushtetaret na kane vjedhur naften tone ashiqare,qe nxirrnin puset qe ne kohe te Italise,,jo mos vjedhin naften qe zbulojne horrat koncesionare.
    Ceshtja ketu shtrohet per kufijte e Atdheut.Duke derguar sondat ne Zonen e Kontestuar Detare,qe me pare i perkiste Republikes Shqiperise,,Greket po RIVENDOSIN KUFIJTE DETARE SIPAS OREKSIT TE TYRE.

    Reply
  • anglezo-amerikani pordhamani says:
    November 18, 2022 at 6:21 pm

    @fat-man: ha-ha-ha, e forte dhe e vertete kjo: nuk ka shkelje sovraniteti, sepse Shqiperia nuk ka sovranitet!

    Reply
  • anglo-amerikani pordhamani says:
    November 18, 2022 at 6:24 pm

    @demo: ha-ha-ha, Olta Xhaxhka: “…ti hape dhomen e gjumit me gjithe krevatin dopio.”, per afganet! Ha-ha-ha! Nuk u be xheloz ai i gjati?!

    Reply
  • anglo-amerikani pordhamani says:
    November 18, 2022 at 6:26 pm

    @Erdogan alias pellazgos: ha-ha-ha, jam me ty pellazgos, por si i behet me gjuhen!? Do flasim greqisht, apo shqip!? Ha-ha-ha… Apo ia kthejme ne gabelce?!…

    Reply
  • anglo-amerikani pordhamani says:
    November 18, 2022 at 6:28 pm

    vlonjati: ram-uti, apo ra-muti? Ha-ha-ha…

    Reply
  • anglo-amerikani pordhamani says:
    November 18, 2022 at 6:38 pm

    @afat serjani: ha-ha-ha, i ke rene nga Kina Afat, se ne gjysmen e dyte te viteve ’70 dhe fillim te viteve ’80 u zbuluan rezerva nafte ne jug te vendit, perfshi zonat e Delvines dhe disa te tjera ne Sarande e Vurg. Fillimisht u fol per rezervat e reja te vendit, xhaxhi po ashtu. Perse ato nuk u gjurmuan me tej dhe u harruan … per kete duhet te flisni ju nafte-kerkuesit dhe bijte e udheheqesve qe udheheqin sot!…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?