Organizatorët e protestave shpalosin listën me kërkesat drejtuar Ramës, dorëheqje, kufizim të mandatit të kryeministrit e qeveri teknike
Organizatorët e protestave shpalosin listën me kërkesat drejtuar Ramës, dorëheqje, kufizim të mandatit të kryeministrit e qeveri teknike
Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi.
Gjatë tubimit të sotëm, në emër të grupit koordinues të protestës, ka dalë me një deklaratë Dritan Goxhaj, i cili ka shpalosur kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.
Goxhaj u shpreh se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore synon një ndryshim rrënjësor të sistemit politik dhe ligjor në Shqipëri, duke prezantuar 5 pikat kryesore të platformës:
1- Dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
2- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
3- Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4- Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
5- Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.
Rama reagoi pasi Dritan Goxhaj lexoi 5 kërkesat kryesore të grupit organizator të protestës, ku kërkesa kryesore dhe e panegociueshme ishte dorëheqja e kryeministrit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e lidh Goxhajn me Iranin ndërsa përsërit atë që ka thënë më herët se të vetmit të fituar nga kjo protestë janë qeveria dhe Partia Socialiste.
“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkroi Rama në Facebook.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili lexoi kërkesat në emër të protestuesve si një “zëdhënës” të Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.
Ai shkruan se Goxhaj është mbështetës i regjimit iranian dhe kundërshtar i SHBA-së dhe Izraelit.
“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti ‘zëdhënësi’ i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë”, tha Balla.
Balla shtoi se, sipas tij, “të vërtetat e protestës po zbulohen dita-ditës”.
“Tani ‘patriotët’ edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash-avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, përfundoi reagimin Balla.
j.l./ dita

Taulant Balla:
Kur Edi Rama valaviste raportin e Dick Marty-it ne Strasburg si nje leter bythe e perdorur, ISLAMIKU hoxhist Dritan Goxhaj lavderonte BOSIN e Rilindjes me lajkat:
EDI RAMA ESHTE LIDER GLOBAL, QE I TREGOI VENDIN PISAVE TE HAGES DHE BASHKIMIT EVROPIAN
dhe:
Ju o HAJDUTE te Vatanit e pergezuat dhe e fshehet ne brimen e miut kriminelin Dritan Goxhaj, qe Haga e ka akuzuar per dekonspirim deshmitaresh, tani ky fansi juaj fanatik i Enverit dhe qe ju e akuzoni pas pilafit si spiun i Iranit dhe islamik, kjo BAJGE enveriste pa piken e moralit qytetar po kerkon te beje protagonistin e protestes dhe po ja ngul thiken pas shpine Edi Rames, qe hedh mjaft dyshime tek shqyptaret, te BE dhe SHBA, kete po e bejne shume BAJGA te Enverit si MINJ qe po perpiqen te shpetojne koken nga anija ne mbytje e Rilindjes enveriste,
prandaj:
TA MBANI ME SHENDET DHE TA GEZONI FANSIN TUAJ DRITAN GOXHAJ QE NUK JA DOREZUAT HAGES ME PRANGA SI KRIMINEL!
Shikoni si SYRI TV i Sali Berishes e ka marre ne mbrojtje kriminelin enverist Dritan Goxhaj dhe babain e tij fanatik te Enverit duke i kamufluar si “patriotike”.
O nastradin, o i shkreti ti. Akoma vazhdon ti qepesh si bajge Dritan Goxhajt në këpucë. Po pse ore kokeqyp qenka kriminel Dritani? Me budalla se ty nuk bën interneti. Goxhaj ka temperament dhd guxim, thote ate qe mendon. I ati është trim dhe burre Labërie, thotë edhe ai atë që mendon dhe ta argumenton me qetësi. Pa derdhur uthull pas vrimave Te anonimatit si puna jote. E kanë shumë të lehtë të mburrin Ramen e të fitojne ndonjë llokme strategjike nga supermarketi shteteror me pronar Eddy gjigandin që ia pa hajrin legenllekut. Po Goxhajt ate e bir janë aty ku janë se nuk janë të marifeteve dhe pazareve. Nqs këta so këta quhen fanatike enveriste dhe fondamentaliste islamike, me fut edhe mua. Do ta kisha për nder, se na qelbi bota e interesaxhinjve dhe servileve e maskarenjve
Sa te sqarohet biografia e Dritan Goxhajt,buldozat e Rames,si tanket e Putinit avancojne ne Zvernec,ne Rrjoll,ne Butrint,ne Durres.HIKU SHQIPERIA.DETI U DORZUA NE HAGE,SAZANI U DHURUA PER QOKE.Kush do ti thote NDAL buldozave te Rames?
DUDUM – ENVERISTI I PARTISE SE PUNES
Budall-Dudumin tregoja sateme dhe BAJGAVE te tjera te Enverit ne kete forum te nerum te gazetes DITA, qe na jep mundesine te debatojme per tema thelbesore per fatin e Vatanit pa dorashka hipkrizie, pa Armiq te Kllases dhe Poliagjente:
CUNIN E KRISTAQIT, KILLERIN E ENVERIT E KENI NGA DORA JUAJ E KRIMINELEVE TE KOMUNIZMIT QE FALIMENTOJNE “SAAB” SI SHEMBELL I KAPITALIZMIT TE LIG
prandaj:
O BOLE enveriste mos ja ngjit nastradinit si “Mut pas kepuce”, sic bejne BAJGAT e Enverit dhe BAJGAT e Saliut, qe po bejne avokatine e kriminelit Dritan Goxhaj dhe kane biresuar ne PD.
Hape ti internetin e Hages o BOLE fanatike qe te lexosh Akt-Akuzen e Prokurorise se Posacme te Kosoves dhe urdherin e leshuar nga Interpoli per ARRESTIMIN e tij, qe te mesosh se kush po ben DUDUMIN dhe BUDALLIN dhe pastaj e vazhdojme muhabetin me “SAAB” – in e Lig Kapitalist.
PO PSE ME KRIMINELE NE KERKIM NDERKOMBETAR SI DRITAN GOXHAJ DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?
Shko dhe merr kriminelin hajdut Amant Josifi te Edi Rames dhe vure ne krye te protestes qe t’i besh MUTIN ne koke FLAMINGOVE te Nartes dhe Bota t’i tregoje shqyptaret qe djegin flamurin e Izraelit si nje fis “patriotik” kanibalesh prej Afrike Zulu.