Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grushti i Gert Shehut, Berisha: Unë nuk rrëzohem kurrë, ju bëj thirrje qytetarëve për revolucion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Grushti i Gert Shehut, Berisha: Unë nuk rrëzohem kurrë, ju bëj thirrje qytetarëve për revolucion
Politike

Grushti i Gert Shehut, Berisha: Unë nuk rrëzohem kurrë, ju bëj thirrje qytetarëve për revolucion

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur në foltoren e parlamentit të Shqipërisë, për incidentin e ndodhur të martën e kaluar ku u godit me grusht nga Gerti Shehu, ndërsa ishte duke shkuar në bulevard për të bërë protestë, ditën që në Tiranë zhvillohej samiti BE-Ballkani perëndimor, ku të pranishëm ishin të gjithë liderët europianë.

Berisha tha se ai ndodhet në parlament për të treguar se opozita nuk rrëzohet kurrë dhe se do të vijojë luftën.

Ndërkohë akuzoi dhe fyeu edhe kryeministrin Rama, pasi për Berishën ai qëndron pas sulmit të Gerti Shehut.

- Publicitet -

“Flas sot në këtë parlament me thirrjen time drejtuar mbarë qytetarëve shqiptarë, popullit opozitar, janë këto momente në të cilat ky regjim i mbështetur tërësisht në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë. Unë jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës, si dëshmi e vendimit të saj sublim për tu përballur dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal, me kreun e tij Edi Rama, i cili në traditën e etërve të tij xhelatë, babai i tij që firmoste varjen në litar të kundërshtarit, dajos së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë në Vloçisht të kundërshtarëve politikë. Jam këtu për t’i thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do arrish kurrë të mposhtësh opozitën e shqiptarëve. Jam këtu për t’i thënë se në aktin më korruptiv ke arritur të blesh dhe të shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozite etj, por ato kanë marrë fund, janë arkivuar siç do arkivohesh ti në kohërat që vijnë. Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel, një agjent, një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes, që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar me opozitën. Po ta them këtu se të gjithë kriminelët po t’i mbledhësh, të gjithë vrasësit, , trafikantët kurrë nuk do mund të mposhtësh popullin opozitar”, tha Berisha.

Ndërkohë kreu i PD tha se fali agresorin e tij, pasi Gerti Shehu e bëri këtë veprim pasi ishte paguar, ndërsa shtoi se një tjetër arsye që e fali është se në Kuvend ka shumë personazhe si Gerti.

“Qytetarë kam marrë shumë mesazhe nga ju, dhe unë mbështes të njëjtën përgjigje si ju, kundër këtij burracaku që zgjodhi një ditë të rëndësishme për shqiptarët, duke menduar se ajo të jetë si maskë mbulesë për të. E fala Gerti Shehun se është mjeran që merr para, por e fala se Gerti Shehu ka këtu në parlament. Atëherë pse të rrijë ai në burg dhe Gertat e tjerë të rrinë këtu, nuk ka moral këtu”, vijoi më tej Berisha.

Ndërkohë Berisha bëri sërish thirrje për revolucion, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar atë që ai e quan regjim.

“Ju bëj thirrje të ngrihemi, se ky regjim nuk ikën pa revolucion. Revolucioni askënd nuk duhet të trembë, është fladi i lirisë për të përzënë”, përfundoi Berisha.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • mali says:
    December 12, 2022 at 5:48 pm

    Eshte nje plan serb i kordinuar Rama-Berisha per te menjanuar rolin e shqiperise ne nderhyrjen ushtarake serbe ne Kosove.Me sa shoh edhe ju te gazetes “Dita” qe jeni enveriste jeni ne kete linje.

    Reply
  • Veri gishtin kokes says:
    December 12, 2022 at 6:25 pm

    MONSTER E URRYER DERI NE PAFUNDESI . INJOROJENI O SHQIPTARE KETE SHTAZE TE LINDUR E RRITUR NE SHPELLE ME GJAK SERBI TE VUK KARAXHICIT .

    Reply
  • mirel says:
    December 12, 2022 at 7:36 pm

    Salikadavra ne grahmat e fundit…ha ha ha.

    Reply
  • Jimi says:
    December 12, 2022 at 7:55 pm

    Ti ke vajtur ne gop te sat’eme, pa c’ka se e ngushellon veten duke ndersyer jeniceret qe te rrethojne, me shprese se nje dite do te rikthehesh ta sundosh kete popull !

    Reply
  • mali says:
    December 12, 2022 at 8:02 pm

    mirel te them ke milingona ne tru .jo sepse ato je shume te diplinuara,Shoh qe ty ora te ka mbetur tek “salikadavra”.Nuk eshte faji tend qe ke keto simptoma sepse disa jane si rezultat i COVID 19 dhe disa jane te trasheguara ne gene lidhur me kultin e individit.Ta them sincerisht kete rezultat sepse i kam ne canak persona me keto simptoma.Kapitalizmi e beri njeri qe ne shqiperi hiqeshe zvare nga semundja dhe kur vjen puna rrofte enver hoxha.Demokracia e ka barkun e madh.

    Reply
  • mali says:
    December 12, 2022 at 8:09 pm

    Revolucioni i sateme kerme.Bere prove me 97 -ten nuk te ndriti.Sot rol kyc ne shqiptaret mbetet presidenti,ne se e quan veten shqiptar.Sot eshte momenti qe presidenti te vihet ne levizje.O sot ,o kure!

    Reply
  • mirel says:
    December 12, 2022 at 9:03 pm

    mali .. qe mbarset e vec pjell minj. Une them mendimin tim e per mua Saliu eshte nje kadaver politike qe duhet kallur nje ore e me pare. Ti mos u mer me ate qe mendoj une se dukesh idiot komplet por meru me temen dhe jep mendimin tend .. qe sigurisht ata qe e lexojne mund te mos jene dakord por duhet ta respektojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?