Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Guardiola optimist për ndeshjen me Realin dhe finalen: Mezi po presim!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Guardiola optimist për ndeshjen me Realin dhe finalen: Mezi po presim!
AktualitetSport

Guardiola optimist për ndeshjen me Realin dhe finalen: Mezi po presim!

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka folur në prag të gjysmëfinales së kthimit në Champions League. Të tijtë përballen me Real Madridin në Manchester, me sfidën e parë që përfundoi 1-1. Dueli i së mërkurës merr jetë në 21:00, me spanjollin që ka cekur cilësitë e “Galaktikëve” në këtë kompeticion.

“Shtatë vite duke tentuar – Njerëzit do të kujtojnë se kemi shënuar shumë gola, kemi pësuar pak dhe kemi fituar shumë tituj. Ndoshta në Evropë nuk shihet, por ne kemi bërë shumë mirë. Nuk ka kuptim të mendosh se çfarë do të bëjë Real Madridi, duhet të kontrollojmë atë që varet nga ne. Jemi gati për ndeshjen, mezi po presim që të fillojë. E di se çfarë do të thotë kjo ndeshje, në gjysmëfinale më shumë ndeshje i kam humbur sesa kam fituar”, tha fillimisht spanjolli.

Guardiola më pas u ndal edhe te sukseset e Real Madridit në Europë. “Sekreti i suksesit të Real Madridit në Champions League – Nuk e di, ndryshe do të përpiqesha të kopjoja metodën. Nëse Real Madridi ka arritur atë që ka arritur, kjo është për shkak se ka pasur lojtarë të nivelit më të lartë. Në të njëjtën mënyrë ndodhi kur fitoja me Barçën, sepse kishim lojtarë të nivelit të lartë. Nuk është e nevojshme t’ju kujtoj se çfarë është Real Madridi në këtë kompeticion, të gjithë e dinë. Ata na eliminuan në gjysmëfinale vitin e kaluar. Jemi krenarë që gjendemi në këtë situatë”, tha trajneri i City.

- Publicitet -

Sa i takon skuadrës favorite, Guardiola kërkon që në finale të shkojë ai që e meriton. “Kush është favorit – Nuk e di, sinqerisht nuk e kam idenë. Skuadra që meriton të fitojë, me siguri do të jetë ajo që do të shkojë në finale. Ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer për të eliminuar Real Madridin. Nëse nuk e bëjmë, do të jetë shumë e vështirë. Kam ndjesinë se kur luajmë në shtëpi jemi më të çliruar”, tha Pep.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  • Partia “Protesta”
  • SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  • Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  • “250 euro në muaj që të mos iu heq nga puna” (!) Thellohet skandali i Postës së Durrësit

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  2. Anonymous on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  3. Protestusi on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  4. K R on VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë deputetin e PD-së
  5. K R on Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?