Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Guida e aplikimit për maturantët që duan të ndjekin degët e Universitetit të Mjekësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Guida e aplikimit për maturantët që duan të ndjekin degët e Universitetit të Mjekësisë
AktualitetShoqëri

Guida e aplikimit për maturantët që duan të ndjekin degët e Universitetit të Mjekësisë

Published: July 29, 2022
Shpërndaje

Dita e djeshme shënoi dhe afatin e fundit që maturantët kishin në dispozicion për të plotësuar kushtin themelor të hyrjes në garë për kuotat e pranimeve të Raundit të parë, kusht i cili ka të bëjë me shlyerjen e tarifës së aplikimit për universitetin në një nga bankat e nivelit të dytë ose zyrat e Postës Shqiptare. Ndërkohë që duke nisur nga dita e sotme, të gjithë kandidatët që kanë  bërë të aksesueshme shlyerjen e tarifës së aplikimit, do të mund të vijojnë me plotësimin e Formularit A2, ku mund të listojnë deri në 10 degë të ndryshme studimi (renditja nuk ka rëndësi), me të cilat do të konkurrojnë për pranimet e reja që do të realizojnë universitetet publike dhe ato private për vitin akademik 2022-2023 në programet e ciklit të parë.

Krahas shlyerjes së tarifës së aplikimit në kohë, një tjetër kriter që duhet të përmbushet për të konkurruar për studimet e larta, është edhe mesatarja minimale e shkollës së mesme që duhet të keni për të qenë pjesë e garës në secilin program studimi. Duke qenë se është një ndër institucionet e arsimit të lartë më të preferuar në radhët e maturantëve, si dhe për vetë rëndësinë që paraqesin profilet mjekësore, ndryshe nga sa ndodh me strukturat e tjera universitare, maturantët dhe kandidatët që duan të konkurrojnë për vijimin e studimeve në programet  që janë pjesë e Universitetit të Mjekësisë së Tiranës duhet të kenë një mesatare më të lartë.

Sipas vendimit të marrë më herët, në garë për studimet e larta në degët Farmaci, Mjekësi i përgjithshme dhe Stomatologji do të mund të hyjnë vetëm maturantët dhe kandidatët  e tjerë që kanë notë mesatare të shkollës së mesme nga 8.5 dhe më lart. Ndërsa për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet mesatare e shkollës së mesme mbi notën 7.5, si dhe për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8.

- Publicitet -

Kuotat e pranimeve për 2022

Për pranimet e vitit të ri akademik, në këtë universitet maturantët do të mund të garojnë për 12 degë të ndryshme studimi, tre prej të cilave ndodhen në Fakultetin e Mjekësisë, 3 degë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si dhe 6 programe studimi që janë pjesë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Kuotat e pranimit në programet e ciklit të parë dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës për vitin e ri akademik janë 1827 pranime në total, të cilat ndahen në 1659 kuota pranimi për programet e ciklit të parë dhe ato të integruara, 20 kuota për programet e dyta të studimit, 143 kuota për transferimet, si dhe 5 kuota për shtetasit e huaj. Ndarjen e plotë të kuotave e gjeni të tabelën bashkëngjitur shkrimit. Sikundër edhe ishte deklaruar më herët, për garën e këtij viti rritja e kuotave të pranimit është reflektuar më shumë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, si dhe asaj të Infermierisë, specialitete për të cilat ka edhe më shumë nevoja në strukturat mjekësore publike të vendit. Për secilin program studimi në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë edhe tarifat vjetore të studimit që çdo kandidat që  do të shpallet fitues do të shlyejë për ndjekjen e këtyre degëve.

Formula si do përzgjidhen fituesit e 2022

Duke qenë se numri i kuotave të miratuara për pranimet e reja të këtij viti është shumë i kufizuar krahasuar me kërkesat e larta që paraqiten për studime në këto degë, përzgjedhja e fituesve që do të mund të ndjekin programet e Universitetit të Mjekësisë, sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara do të bëhet duke u bazuar në tre kritere pranimi, që janë:  vlerësimi i mesatares së shkollës së mesme, vlerësimi i mesatares së provimeve të Maturës Shtetërore të 2022 dhe atyre ndër vite, si dhe vlerësimi i mesatares së gruplëndëve që janë prioritetet për të vijuar studimet në këtë institucion publik të arsimit të lartë. Për secilin prej këtyre kritereve është përcaktuar edhe ndikimi që do të ketë në pikët finale që do të grumbullojë çdo kandidat që do të garojë për degët e Universitetit të Mjekësisë.

Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2022, ose maturave të mëparshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1. Ndërsa kriteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universiteti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25.

Koeficientet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, janë për profilin gjimnaz i përgjithshëm 1.4, gjimnazet seksion dygjuhësh shqip-frëngjisht, shqip-italisht, si dhe shqip-gjermanisht po ashtu vlerësohen me koeficientin 1.4. Ndërsa të gjitha llojet e tjera të shkollave të mesme vlerësohen me koeficientin 1.

Programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë

  • Mjekësi e Përgjithshme
  • Farmaci
  • Shëndet Publik

Programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

  • Higjienist Dentar
  • Stomatologji
  • Teknikë Dentare

Programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

  • Fizioterapi
  • Infermieri e Përgjithshme
  • Logopedi
  • Mami
  • Teknike Imazherie
  • Teknikë Laboratori

Formula si do zgjidhen fituesit tek Mjekësia për 2022:

PP={((M1*)+(NF1+NF2+(NF3*KLZ)/3)*10+(NB1+NB2+(NB3*KLZ)/3)*10+(NK1+NK2+(NK3*KLZ)/3)*10+((D1+D2+D3+(Z1*KZ1))/4*40}*KSHM*100

Ku:

  • PP janë pikët e përgjithshme që siguron kandidati.
  • M1 është nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme.
  • NF1 është nota përfundimtare e lëndës së Fizikës në vit të parë.
  • NF2 është nota përfundimtare e lëndës së Fizikës në vit të dytë.
  • NF3 është nota përfundimtare e lëndës së Fizikës në vit të tretë.
  • NB1 është nota përfundimtare e lëndës së Biologjisë në vit të parë.
  • NB2 është nota përfundimtare e lëndës së Biologjisë në vit të dytë.
  • NB3 është nota përfundimtare e lëndës së Biologjisë në vit të tretë.
  • NK1 është nota përfundimtare e lëndës së Kimisë në vit të parë.
  • NK2 është nota përfundimtare e lëndës së Kimisë në vit të dytë.
  • NK3 është nota përfundimtare e lëndës së Kimisë në vit të tretë.
  • KLZ është koeficienti i lëndëve me zgjedhje të vitit të tretë Kimi, Biologji, Fizikë, nota shumëzohet me koeficientin 1.25.
  • D1 është nota e provimit të parë të detyruar të Maturës.
  • D2 është nota e provimit të dytë të detyruar të Maturës.
  • D3 është nota e provimit të tretë të detyruar të Maturës.
  • Z1 është provimi me zgjedhje i Maturës Shtetërore.
  • KZ1 është koeficienti i lëndës më zgjedhje në Maturën Shtetërore që do të jetë: për provimet me zgjedhje të maturës në lëndët kimi, fizike dhe biologji me 1.4, si dhe për të gjitha lëndët e tjera do të jetë 1.
  • KSHM është koeficienti i llojit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur
  • Tymnaja e “patriotëve”
  • 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  • Kush fshihet pas Zvërnecit?
  • Dosja “Balluku”, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Tymnaja e “patriotëve”
  2. hallexhiu on Tymnaja e “patriotëve”
  3. katarakti on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  4. Hallexhiu on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  5. Phoenix on Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?