Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Halili optimist për titullin: Nuk merremi me arbitrat! Shehi: Penalltia duhej parë mirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Halili optimist për titullin: Nuk merremi me arbitrat! Shehi: Penalltia duhej parë mirë
AktualitetSport

Halili optimist për titullin: Nuk merremi me arbitrat! Shehi: Penalltia duhej parë mirë

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Refik Halili, presidenti i Tiranës foli pas ndeshjes derbi. Tirana barazoi 1-1 me Partizanin dhe mban distancën me dy pikë në krye të Superligës. “Pikë titulli? Kishim ndeshje të vështirë dhe çdo pikë është e rëndësishme. Ne themi që në krahasim me humbjen, të marrësh barazimin dhe mbetesh në krye është shumë mirë. Kishim dëshirë të fitonim, pasi çdo skuadër e do. Kishim shumë mungesa dhe mendoj se kemi marrë diçka shumë të mirë këtë ndeshje. Titulli kampion? Të gjitha ndeshjet janë të vështira pasi pretendojnë dhe kanë të drejtën e tyre. Shpresoj t’i marrim gjërat me radhë pasi fundi është më i vlefshëm. Penalltia? Ne si klub kemi si vite që nuk merremi me arbitra. Kemi arbitra të mirë që dinë ta bëjnë punën. Janë diçka që nuk më takon mua. Kur mbyllet, mbyllet. Nëse jepet gjatë ndeshjes, jepet. Ne arritëm të marrim atë që merituam. 2 pikë? Janë shumë por edhe 1 pikë është shumë. E dini që jemi mundur dy herë dhe duhet kujdes. Do shumë punë dhe çelësi i suksesit është grupi i skuadrës që është grup i mirë. Gjithmonë na ka mbajtur grupi dhe shpresoj të marrim rezultate një nga një. Kupa? Të mbarojmë njëherë këtë. Klubi ynë ka bërë diçka shumë të mirë, jemi korrektë dhe klub shumë serioz. Respektojmë kampionatin për ta çuar në nivele të larta. Falënderoj tifozët që shpenzojnë dhe na ndihmojnë për të arritur suksesin”, u shpreh Halili.

Orges Shehi: Pas golit qetësova lojtarët në fushë

dhe stol, penalltia të shikohej më mirë

- Publicitet -

Orges Shehi foli pas barazimit të Tiranës 1-1 me Partizani. Ndeshjen e javës së 33-të në Superligë, trajneri i bardhebluve e ka cilësuar si pozitive. “Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të mungesave, për shkak të presionit që duhej të menaxhonim. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të bllokuar kundërshtarin, por edhe për të qenë të rrezikshëm. Sigurisht që mungesat bëjnë të veten. Por mendoj që kemi qenë në kontroll të lojës. Pësuam një gol, që më vjen keq, pasi kemi punuar shumë në këtë aspekt. U ndëshkuam, por skuadra gjeti forca dhe arriti të barazonte. Këtë u thashë djemve kur ishim në disavantazh, pasi kishte minuta lojë dhe mund të reagonim. Filluam lojën me Berishën, pasi është në formë, sepse donim që të luanim në thellësi. Ka qenë një punë e vështirë menaxhimi i situatës pas golit të pësuar sepse përveç lojtarëve të fushës duhet të menaxhoja edhe ata që ishin në stol. Mendoj që penalltia duhej të ishte parë me vëmendje, sepse mendoj që dora ishte e hapur”, ka thënë Shehi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?