Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hamasi i liron edhe 12 pengje të tjera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hamasi i liron edhe 12 pengje të tjera
Bote

Hamasi i liron edhe 12 pengje të tjera

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelitë dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi, grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite të martën mbrëma.

Zyra e kryeministrit të Izraelit tha se të 12 pengjet kanë mbërritur në Izrael. “Familjet e tyre u njoftuan nga zyrtarët se ata janë kthyer në Izrael”, u tha në një komunikatë. Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë edhe 30 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite, në ditën e pestë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i transportuan 12 pengje në Egjipt dhe se ata ishin rrugës për në Izrael.

- Publicitet -

Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për ta vazhduar armëpushimin deri të mërkurën, duke i rritur shpresat për këmbime të tjera të pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, si dhe për një ndërprerje më të gjatë të luftës më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes tyre.

Zgjatja e armëpushimit do të mundësonte dhe dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë, e cila është shkatërruar nga një fushatë e fuqishme bombardimesh dhe nga një ofensivë tokësore e Izraelit, që i kanë detyruar 75 për qind të 2.3 milionë banorëve të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin në jug të territorit.

Por, Izraeli thotë se mbetet i përkushtuar për ta shkatërruar Hamasin dhe për t’i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Gazë. Kjo, me gjasë, nënkupton zgjatjen e ofensivës nga veriu në jug. Rreth 240 njerëz u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael, ku luftëtarët e grupit radikal palestinez i vranë më shumë se 1.200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë.

Më shumë se 15.000 palestinezë janë vrarë gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?