Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet gara për aksin Milot-Fier, Rama: Pjesë e Korridorit Blu, s’është tender i parafabrikuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hapet gara për aksin Milot-Fier, Rama: Pjesë e Korridorit Blu, s’është tender i parafabrikuar
EkonomiKryesorePolitike

Hapet gara për aksin Milot-Fier, Rama: Pjesë e Korridorit Blu, s’është tender i parafabrikuar

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, për të cilin është hapur gara ndërkombëtare. Në konferencën, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi të një rëndësie të madhe këtë aks.

“Korridori blu do t’i shërbejë të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, do t’i shërbejë bujqësisë dhe turizmit, do t’i shërbejë një transformimi ekonomik dhe social dhe do t’i shërbejë lëvizjes në Unazën më të madhe që është unaza e Mesdheut. Do ta bëjë Shqipërinë më të aksesueshme nga turistët përmes tokës dhe do t’i japë fund kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në këtë aks, sidomos nga kthesa e Kamzës apo Kashari, lart në Milot, Lezhe dhe drejt Shkodrës ku problemet e sigurisë janë evidente. Do të jetë një aks me certifikatë të BE-së në sensin që nuk do ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat që pozojnë në dy anët e rrugës duke krijuar një rrezik. Do të jetë një aks shpejtësie dhe do të jetë një vlerë e shtuar e lëvizjes nga Rruga e Kombit drejt Durrësit. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij.

Segmenti vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe kritike e korridorit blu. Gara do të jetë e suksesshme nga mënyra si është realizuar.  Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë. Korridori 8 do ketë çdo standard. Faza tjetër është faza e hekurudhave. Aeroportet janë të gjitha në proces. Aeroporti i Mynihut, që është edhe operatori i parashikuar për Vlorën ka lançuar një tender të vetin atje për sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që gjë garanton kredibilitetin dhe standardin e aeroportit. Konfirmon gjithashtu edhe suksesin e atij projekti”, tha Rama.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje për të gjithë kritikët që kanë akuzuar se tenderi për projektin e aktit Milot Fier, ishte i paracaktuar me një fitues të shpallur pa u futur në garë. Një gjë e tillë, për kreun e qeverisë është e pavërtetë.

“Një vepër e pritur prej shumë vitesh, që ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit Europian, është një vepër që futëm në kanalin e financimeve në kuadër të proceseve të Berlinit, por koha që na  mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe vendosëm që të ecnim vetë, do i shërbejë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social, turizmit dhe lëvizjes në Unazën më të madhe të Mesdheut, është pjesa më strategjike e Korridorit Blu, gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim, me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetet kryesor të Shqipërisë, ndërkohë që po punojmë edhe për projektin e zgjerimit edhe të rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë dhe po punojmë me BE që Korridori i 8 të jetë një realitet në pikëpamjet e çdo standarti.

Faza tjetër është faza e hekurudhave, aeroportet janë në proces, i Vlorës është në kantier, dhe aeroporti i Mynihut që është operatori i parashikuar për Vlorën ka lançuar një tender të vetin atje sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që konfirmon kredibilitetin dhe standardet e projektit dhe suksesin e garantuar të atij projekti, aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në një kohë të arsyeshme do jetë pikë referimi për gjithë zonën që prek Shqipërinë dhe Kosovën dhe më gjerë se kaq. Do hapet gara së shpejti për aeroportin e Sarandës”, tha Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    August 2, 2022 at 9:43 am

    Sipas kesaj deklarate te sulltanpiktorit,del se tenderat e tjere qenkan te parafabrikuara!?

    Reply
  • Eni says:
    August 2, 2022 at 12:00 pm

    Po üse nuk pritet fondet e be? Kaq shume leke paskeni?

    Reply
  • !!? says:
    August 2, 2022 at 3:46 pm

    Ka dhjet vjetë që qeveris dhe

    si nuk dha një lajm të vetëm, vetëm një lajm, për rritjen e mirqënies së popullit, për investime prodhuese dhe punësuese ky insan por

    autostrada, vrymje , aerodrome , lungo mare, marina, PPP muti dhe shurre, inçenderatorë që nuk djegin mbeturina,………e nuk mbarohen bëmat e këtij horri që mendon jo për popullin

    po për të mbushur thesin e tij të pangopur të kusarisë dhe për të kënaqur simptomat e sëmundjes psiqike të delirit të madhështisë si faraoni Keops që ndërtoj varrin monumental të tij, piramidën që mban emrin e tij, duke varrosur me qindra mijë njerëz që vdiqën duke ndërtuar.

    A nuk e shikon ky horr i marrosur që shqiptarët po braktisin vëndin me ritmet e një shpërbrje biblike të kombit?

    Të na tregoj se si ai po prodhon bukë dixhitale aeroporti për popullin nga aeroporti i Rinasit apo i Kuksit, sa të ardhura inkasohen nga veprimtaria e këtyre aeroporteve në arkën e shtetit, dhe si kthehen në “bukë” për popullin, me shifra të verifikushme e jo mashtrime statistikore?

    Për cilin po i ndërton këto “mrekullira” ky horr , për skllevrit nga Bagladeshi që po planifikon bashkë me horrat biznesmenë patronazhist ti trafikoj për të zëvëndësuar shqipëtarët që po marin arratinë më keq se sirianët e afganët nga liufta, apo për turistat e huaj që ky parashikon të zbarkojnë me miljona sikur vetëm Shqipëria ramiane do të bëhet preferenca e tyre dhe mezi po presin aerodromet, portet turistik autostradat dhe do të len Greqin, Turqin , Malin e Zi……dhe të gjithë tek Shqipëria e Edi Ramës pa shqipëtarë.

    Reply
  • Ilirjan says:
    August 2, 2022 at 5:41 pm

    Vetem 10 milion euro, vetem 10 milion euro per restaurimin e plote te Rafinerise se Thelle te Naftes dhe Uzines se vajrave ne Ballsh, dhe nafta shqiptare do te vazhdonte te perpunohej ne Ballsh per interes te shqiptareve, te shtetit te tyre.
    Kaq i duhej dhe sot Rafineria do te rafinonte plotesisht te gjithe naften e nxjerre nga nentoka e jone. Prej saj Qeveria do te perfitonte, por edhe cmimi i nenprodukteve te naftes do te tregetoheshin me cmim te lire – ne interes te qytetareve.

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    August 2, 2022 at 5:45 pm

    Ku do kaloj ky koridor i kategorise “A”??
    Apo sh4 dhe sh1 do i vidhni per ti bere me pagese?
    Nuk u mjaftuat qe shkozetit te durrsit i moret rrugen kombtare dhe e ndate dysh ku sot duket si kufi i luftes se ftohte
    Nuk e kuptoni o te poshter qe nje autorruge ne mes te qendrave te banuara sjell vetem kancer?
    A nuk e shihni qe kroacia magjistralen e adriatikut e ka lene aty ku ka qene dhe per korridorin blu ka krijuar nje gjurme te re
    Ndersa ju krejt rruget shtetrore ku popullsia eshte vendosur ne shekuj po i ktheni te kategorise A vetem per ti kthyer me pagese

    Reply
  • mirel says:
    August 6, 2022 at 8:01 am

    Zagaret shqupisa ndyresira le te lehin, ndertimi i rrugeve do te vazhdoje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?