Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet klinika ambulatore e rikonstruktuar e HIV-AIDS, Manastirliu: Garantojmë testimin dhe trajtimin falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Hapet klinika ambulatore e rikonstruktuar e HIV-AIDS, Manastirliu: Garantojmë testimin dhe trajtimin falas
Shoqëri

Hapet klinika ambulatore e rikonstruktuar e HIV-AIDS, Manastirliu: Garantojmë testimin dhe trajtimin falas

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

Hapet klinika ambulatore e HIV-AIDS e rikonstruktuar në ambientet e Spitalit Infektiv. Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, së bashku me mjekët e Spitalit Infektiv, ekspertët e shëndetit public dhe përfaqësues të organizatave partnere që punojnë për luftën kundër HIV-AIDS morën pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast në klinikën e rikonstruktuar në Spitalin Infektiv.

Duke folur për mbulimin e të sëmurëve Ministrja Manastirliu e vuri theksin tek rëndësia e testimit për të sëmurët me HIV-AIDS.

“Lajmi i mirë është që për vitin 2022 janë kryer mbi 50 mijë testime ose 16 % më shumë se viti 2021, sidomos është rritur numri i testimeve përsa i përket grave shtatëzëna. Pra nga 1,600 gra që testoheshin në vitet e shkuara, vetëm për vitin 2022 janë mbi 5,000 të cilat janë testuar për HIV/AIDS. Ajo çfarë është e rëndësishme për të kontrolluar sa më mirë infeksionin, por edhe për ta trajtuar sa më mirë atë është trajtimi dhe diagnistikimi i shpejtë. Ndaj fokusi i punës sonë këtu është përqëndruar tek testimi, tek kapja e shpejtë e rasteve të cilët janë të prekura. Sigurisht rastet kanë një qëdrueshmëri, pra janë rreth 80, 97, 107, pra në këto shifra vjetore jemi përsa i përket të prekurve me HIV-AIDS ndër vite. Ne shumë shpejt nëpërmjet programeve tona dhe programit Global Fund do të fillojmë edhe vetë-testimin për HIV-AIDS. Do të jetë një hap sërisht drejt një diagnostikimi më të shpejtë. Sepse e gjithë lufta në këtë aspekt është diagnostikimi në kohë, diagnostikimi i shpejtë, në mënyrë që edhe trajtimi të fillojë sa më shpejt dhe të jetë në kontroll infeksioni”, tha Manastirliu.

- Publicitet -

Duke folur për trajtimin e të prekurve nga HIV-AIDS, Manastirliu tha se garantohet plotësisht trajtimi me antiretroviralë për fëmijë dhe të rritur dhe nuk ka asnjë mungesë.

“U fillua me 150 pacientë që merrnin terapi në vitet 2010-2011 dhe sot janë të gjithë pacientët në terapi dhe nuk kemi problematika dhe mangësi përsa i përket terapive antiretrovirale. Janë 792 raste apo qytetarë të cilët trajtohen me këto terapi. Terapitë, edhe përgjatë kohës së Covid nuk kanë mungura, në sajë tanimë të një finacimi të qëndrueshëm të buxhetit të shtetit. Sigurisht edhe më pas të gjithë bashkëpunimeve ne kemi dhe të gjithë informacioneve në kohë reale edhe për terapi të reja, apo ato terapi të kombinuara që ne duhet të shtojmë për të siguruar maksimumin e aksesit në terapitë antiretrovirale, me qëllim që ky infeksion të mbahet në kontroll”-tha Manastirliu.

Në Ditën Botërore të SIDA-s, mjekët bënë apel për rritjen e ndërgjegjësimit për testimin e shpejtë në mënyrë që të fillohet sa më parë terapia për të prekurit nga HIV AIDS.

Sa i takon të dhënave të infeksionit HIV në SHqipëri, vendi ynë është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS. Gjatë këtij viti, numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj. Sipas të dhënave, infektimi me virusin HIV nëpërmjet mardhënieve seksuale të pambrojtura është mënyra kryesore e transmetimit; 96% e rasteve te diagnostikuara i përkasin kësaj mënyrë. Për të gjithë personat qe jetojnë me HIV mjekimi sigurohet falas nga shteti. Aktualisht 792 persona marrin mjekim me ARV, nga të cilët 780 janë të rritur në moshë dhe 12 janë fëmijë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?