Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet spitali i ri i Laçit, Rama – Manastirliu: Premtim i mbajtur në një ditë të bardhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapet spitali i ri i Laçit, Rama – Manastirliu: Premtim i mbajtur në një ditë të bardhë
AktualitetShoqëri

Hapet spitali i ri i Laçit, Rama – Manastirliu: Premtim i mbajtur në një ditë të bardhë

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës u hapën dyert e spitalit të ri të Laçit, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një investim i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan spitalin e ri, të cilin e konsideruan një model për spitalet bashkiake në vend.

Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu, u shpreh:

- Publicitet -

“Kurbini nuk ka vetëm një spital të ri. Është një strukturë spitalore e ndërtuar sipas modelit tonë të ri të spitaleve bashkiake, duke patur në vëmendje zhvillimet demografike, sëmundshmërinë dhe elementet socio-ekonomik të zonës. Modeluar me teknologjinë e kohës, me një hapesirë rreth 2800m2, nga sistemet e integruara të gazrave mjekësore, të ajrimit, e pajisur, me pajisje të reja biomjekësore. Pas ndërtimit të spitalit të ri të Kurbinit dhe pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Lezhës, brenda 6 muajve të ardhshëm fillojmë rehabilitimin e spitalit rajonal të Lezhës dhe rindërtimin e spitalit të Mirditës”, tha Manastirliu.

Duke folur për autonominë spitalore, Ministrja e Shëndetësisë tha:

“Po këtë vit ne mbajmë edhe një tjetër premtim: Zbatimin e Autonomisë Spitalore. Jemi duke përgatitur planin spitalor kombëtar. Pas miratimit të ligjit, reformën e fillojmë nga Spitali Memorial, Fier për ta shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Kështu rrisim efiçensën në spitalet publike duke i bërë më konkurruese. Kështu promovojmë më fort punën e mjekëve përmes mekanizmave të reja financiarë. Kështu sigurojmë aksesin e qytetarëve në shërbime cilësore”, tha Manastirliu.

Spitali i ri i Laçit i rindërtuar nga themelet, investim i qeverisë shqiptare, është pajisur me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar. Ka një kapacitet prej 40 shtretërish dhe do të ofrojë shërbimet e urgjencës; të imazherisë; laboratorit; kirurgjisë; patologjisë; maternitetin dhe pediatrinë; fizioterapinë, etj.

Bashkë me investimin e ri, në këtë spital vijnë edhe mjekët e specializuar, ku vetëm këtë vit sapo janë punësuar pesë mjekë, në specialitetet: pediatri, obsetrikë-gjinekologji, mjekësi interne, endokrinologji, okulistikë, duke plotësuar stafin e përbërë nga 60 mjekë dhe infermierë të këtij spitali.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 5, 2022 at 11:44 am

    ASNJE VAKSINE!

    Reply
  • ce says:
    September 5, 2022 at 1:30 pm

    Sot duhet te thoje nje fjale te mire per kete veper te Gjigandit Edi Rama qe e beri Lacin me spital te ri por jo Agushi dhe perbindeshi i Vicidolit nxijne nga marazi dhe ishalla plasin.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 5, 2022 at 2:01 pm

    U hap dhe nje qender e re ekzekutimi, per mantelbardhet e tipit Mengele.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?