Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma, shërbimet që do të mbulojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma, shërbimet që do të mbulojë
AktualitetShendetesi

Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme tek Trauma, shërbimet që do të mbulojë

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

 

Hapet Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri, i ndërtuar sipas kushteve bashkëkohore, duke krijuar kështu një tjetër qendër reference me standarde evropiane në vendin tonë.

- Publicitet -

“Brenda pak muajve, kemi dy investime të cilat janë në zemër të sistemit shëndetësor publik, Spitalin Qendror të QSUT-së dhe Spitalin e Sëmundjeve Interne këtu në Spitalin Universitar të Traumës, një investim i qeverisë shqiptare, me 60 shtretër, me kapacitete tashmë të shtuara, një investim i cili jo vetëm do të mundësojë një shërbim akoma më cilësor për pacientët që do të marrin shërbime këtu, por nga ana tjetër do të mundësojë zgjerimin e shërbimit intern në rang vendi”, tha ministrja Manastirliu.

Më tej, ajo foli edhe për zgjerimin e personelit me mjekë specialistë, pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë dhe vazhdimin e investimeve në Spitalin e Traumës.

“Ne do të riorganizojmë strukturën e këtij spitali, duke i dhënë mundësinë që Spitali i Sëmundjeve të Brendshme të ketë më shumë mjekë të specialiteteve të ndryshme, për të plotësuar të gjithë gamën e shërbimeve, por edhe për të rritur kapacitetet brenda këtij spitali, e nga ana tjetër për të mundësuar vijimin e investimeve. Kemi vijuar investime në teknologji dhe pajisje, sa i përket cilësisë të shërbimit klinik është vërtetë shumë i lartë, sepse investimet në teknologji janë ato që ne jemi duke i bërë vazhdimisht”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e bluzave të bardha, Manastirliu nënvizoi se mbështetja për personelin shëndetësor do të vijojë me rritjen e targetuar të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

“Do të vijojmë të mbështesim personelin mjekësor, sa i përket rritjes së pagave që tashmë është rritja historike që ka ndodhur për mjekët specialist, dhe vitin tjetër duke vazhduar me rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe të gjithë infermirët në sistemin tonë spitalor dhe atë parësor”,tha Manastirliu.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës është një investim i qeverisë shqiptare dhe do të ketë kapacitete të shtuara. Spitali i ri me 60 shtretër, është i dedikuar për shërbimet e kardiologjisë, pneumologjisë, neurologjisë, endokrinologjisë, hematologjisë, nefrologjisë, reumatologjisë dhe psikiatrisë dhe është rindërtuar me standardet më të larta.

Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qendror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?