Nga Artan Xh. Duka
Paraqitja në SPAK e kryebashkiakut Veliaj lidhur me hetimet rreth djegësit të Tiranës është si dhënie shëmbulli e korrektësisë e respektit ndaj institucioneve ashtu edhe shënjë e autoritetit të SPAK ndaj kujtdo, sado lart në piramidën politike apo shtetërore në vend. Askush nuk mund të shpërfillë ose është mbi drejtësinë dhe në mos të dyshuar apo dëshmitar, të gjithë që mund të hedhin dritë mbi dosjet e abuzimit, duke nisur nga Rama, Berisha etj nga Gërdeci, 21 janari, rasti Ahmetaj, konçesionet etj bëma të qeverisjeve të kohës, duhet të trokasin në SPAK!
Autoriteti i SPAK është provë e suksesit të reformës në drejtësi dhe politika e sotme, nëse e ka seriozisht kur e përshëndet këtë reformë, deri mburret si Rama për autorësi, të bëjë edhe lëvizjen e fundit në funksion të drejtësisë dhe respektit ndaj qytetarit shqiptar, vetingun e politikës! Fundja, nuk kanë c’të fshehin!
Nuk ka llampë të Aladinit
Edhe Ethan Hunt (filmi “Mision i pamundur”) të kishte në krye SPAK, nuk do të mund të llagaronte me urdhër peshku tre dekada zullum abuzimi politik. E keqja hyri thellë, u bë huq e normalitet dhe sa për perëndimin, zgjodhi gjeopolitikën ndaj demokracisë e bëri sehir gjatë! Vetë drejtësia e plepave, si pjellë e politikës që është, u katandis levë e saj ndaj dhe SPAK sot jo vetëm që ka një “det” të tërë të politikës për të kaluar më këmbë por i duhet të merret edhe me “litarët” e mbetur tek drejtësia.
SPAK nuk është as Inteligjencë Artificiale e as UFO që nuk ndikohet nga mjedisi politik historikisht mbytës për pavarësinë e drejtësisë. Njerëz janë dhe ata dhe përballë kanë “legjenda” të tranzicionit në PS e PD që kanë ende në dorë (sajesat hetimore në Kuvënd, kulisat e e amnistisë, ligjet etj), që kanë ngjizur aq fanatizëm e militantizëm partiak që pastaj të keqpërdoret rëndom sa herë u troket drejtësia në derë nga “Rrugica që kërkon diell” tek molotovët ndaj Bashkisë, zjarri bubulak në Kuvënd etj.
SPAK nuk e ka të lehtë kur një hetim normal penal shihet e trumbetohet nga politika e media pranë, si hakmarrje e padëgjuar(!) politike tek publiku. SPAK nuk e ka të lehtë tani që paniku është sheshit dhe vetë takëmi i zullumit elitar është më i paparashikueshëm se kurrë dhe tani që nuk ka më ç’të humbasë (nga ajo që nuk i përket), dy duar për një kokë!
Gjithsesi, falë Amerikës e BE, sot drejtësia po lëshon “hije” dhe paniku tek politika e trëmbur flet vetë. Abuzuesit e kanë humbur toruan dhe SPAK po ngjiz besim tek drejtësia sepse e paimagjinueshmja deri dje, po ndodh!
Harruan se ka të nesërme!
“Ajsbergu” i zullumit është vërtet intimidues për SPAK e qytetarin por ndërkohë edhe zullumi ka rradhë. Qytetari e di që peshku qelbet nga koka ndaj dhe ai ka ato pritshmëri që ka dhe SPAK duhet t’i përmbushë ato duke bërë që “barinjtë” e djeshëm e të sotëm pa përjashtim e kushdo tjetër pas tyre që ka patur e ka pushtet gjatë bëmave të abuzimit, të trokasë tek SPAK për të hedhur dritë mbi gjithshka, qoftë si dëshmitar apo përgjegjës për to.
E keqja nuk vjen nga hiçi e zhduket në hiç e ata në majat e qeverisjeve, PS, PD e LSI bashkë, mbajnë përgjegjësi e kanë detyrime kur gjërat nuk shkojnë mbarë. Jo vetëm kur përfliten se janë vetë pas të keqes apo e dinin dhe nuk vepruan ndaj saj por edhe kur bëjnë të befasuarin duke pranuar se u kaluan ujë nën rrogoz! Syleshëria nuk është justifikim por përgjegjësi më vete sepse pushteti duhet të ketë protokolle e praktika të atilla që kontrollojnë punën dhe korrektësinë me detyrën të kujtdo atje që hedh firma për lekun e pasurinë e popullit dhe nëse ish-ministrat trokasin sot si të hetuar në SPAK, duhet që edhe ish-shefi i tyre të trokasë atje minimalisht si dëshmitar.
Supngritja nuk mjafton për të larë duart kur bëhet fjala për mirëbesimin në kullandrisjen e parasë e pasurisë qytetare. Sidomos në një realitet tredekadash ku të gjithë ia dinë të gjithëve gjithshka dhe zullumit i doli ndroja e frika e bëhet pa teklif. I pushtetshëm i djeshëm apo i sotëm, majë dritares, karrikes apo hekurave, çirak që hedh firmat si bedel etj, kushdo gjatë “turnit” të të cilit përkon me abuzimin që heton SPAK, duhet të trokasë atje. Më së paku si dëshmitar. Qoftë dhe të pastrojë emrin e tij.
Nuk të bën për burrë!
Për shkak të zullumit masiv në tranzicion, sot SPAK përballet rëndom me reagim “ma ngrohe, ma ftohe” prej politikës së vjetër në panik. Lëvdohet apo përmëndet si gogol kur hap dosje ndaj tjetrit por përflitet e anatemohet kur troket në derë duke ngjallur irritim e paranojë jo vetëm si-qysh-tek ndodhi që erdhi kjo ditë por dhe se po i bëjnë shëmbull ndërkohë që lënë rehat të tjerë! Rrethana këto që mbase krijojnë një valë intimidimi por dhe që mund të shpien ujë në mullirin e SPAK sepse mbase korbi korbit nuk ia nxjerr sytë por kur zihen si qëntë në kasaphanë, i nxjerrin të palarat shoqi-shoqit në mejdan.
SPAK nuk mund të shmangë këtë zallamahi lajmesh e përshtypjesh por ka aq në dorë të ruajë ca barazpesha që bëjnë për vete e rritin besimin tek shumica e popullsisë. E nisi nga “koka” me Berishën në kampin opozitar por qytetari e di që abuzimi nuk ka ngjyrë dhe SPAK nuk e ka luksin të shihet si i paanshëm në këtë mes. Të gjithë atje “lart”, Rama i pari, duhet të thirren në SPAK, në mos si të dyshuar, si dëshmitarë për abuzimin që ndodhi në kohën kur ishin “barinjtë” e qeverisë (rasti Ahmetaj etj) dhe kjo fashit si përfoljen e SPAK ashtu edhe akuzat e hedhura ndaj politikanëve në hava.
SPAK e di që përparësitë e hetimit duhet të jenë kokat dhe çështjet e mëdha dhe ndonse rendja pas “peshkut” të vogël në dukje mund të mos jetë aq lajm që të ngjalli besim e shpresë në publik, mbase është edhe qasja e duhur që një SPAK dinak të zërë “peshkun” e madh. Koha do të tregojë por durimi qytetar ka kaluar cakun dhe që të mos mendohet se bota po mbron “gangsterët” e saj, shpresa e vetme mbetet që SPAK di çfarë bën. Fakti që sot zullumi po i jep shumë gojës e po e bën si qeni tek dera e xhamisë, flet vetë. E kupton që nuk është film dhe se një “dinak” si SPAK nuk të bën për burrë e trim!

Me sa kemi parë (e do shohim), SPAK- u dhe BKH do mbeten edhe pas tre dekadash “shpresa e vetme” për rikthimin e besimit të “shqipfolësve tek shteti i tyre”.
Ku bazohet gjithë ky “entuziazëm”?
Veçanërisht dhjetëvjeçarin e fundit mediat kanë konstatuar e pohuar rishtazi, se popullsia në vend po tkurret ndjeshëm.
Konstatimi i mediave është fakt. Fakt i pranueshëm nga kushdo (përjashto kokloqet).
Aq vrullshëm e aq ndjeshëm po ndodh tkurrja, sa kokloqet janë merakosur se mos i dhitet e zhubravitet dhe më keq imazhi.
Kokloqet po e zvarrisin qëlimtasi bërjen publike të numrit të saktë e të pa manipuluar të popullsisë. Nëse tkurrja vitet në vazhdim do ketë të njëjtin ritëm, nuk do ishte aspak çudi, që aty ku deri dje jetonin afro katër milionë shqiptarë, nesër të jetojnë vetëm një grusht kokloqesh, të votuar “me mjaft optimizëm” nga 4 milion muhaxhedinë, bangladeshas, e lloj-lloj shqipfolësish të dobishëm.
Në luftën e tyre për mbijetesë, shqipfolësit e ardhshëm, dmth. ata më të dobtit e më të pambrojturit, ka premisa të bartin vetë mbi supe, “misionin e pamundur” të spakut.
Deri atëhere, dukave dhe xhufkave do i kenë rënë dhe leshtë!
Cfare thote experti kriminalistikes Ervin Karamuco? Do arrstohen?Po Snobisti Arjan Curri ,qe e mban Arjan Cani per Manekin Vitrine. As sot nuk u arrestua Ilir Meta,o Curri! E arrestove qe ne 1 Maj,por as per 5 Maje nuk ka sy per Qabe.
Po kur s`te fut nje te rrahur Ilir Meta,qe te kapardisesh me manikota tek Cani.
hetohet Mediu, nuk thirret per deshmitar Sala, hetohet Beqja, Ahmetaj, gjykohet Tahiri, nuk thirret as per deshmitar Rama!!! keta as per deshmitar nuk thirren, I magjino si te pandehur, ne cdo krim gjithnje ftohen deshmitaret, tjeter pune sa dine, keta nuk I shqeteson kush, te pakten Veliaj u tregua dinjitoz dhe me dosje ne sqetull shkoi e beri te tijen, e keta kokat llapin per ligj e barazi para ligjit, edhe Basha mavria nuk po e ze me ne goje vetingun ne politike, cne ti shihen xhepat gjyqtareve para politikaneve? Ka rradhe kjo pune…
SPAK u krijua si strukture per te prere duart qe e vjedhin Shqiperine aktualisht.
A po e ben SPAK kete gje, ASPAK!
Spak shkoi te arrestoje Arben Ahmetajn zevendes-Ramen ne qeverine Rilindja vetem kur u sigurua se kish kaluar kufirin.
Aktualisht edhe sot ky SPAK nuk ka ASPAK nje kerkese drejtuar Interpolit per kerkim nderkombetar e ekstradim te Ahmetaj Arbenit ne Tirane (qe Interpol do ta bente brenda 3 ditesh)
Te gjithe e dijne ku rri Arben Ahmetaj, ne resorte zvicerane me 5 yje!
SPAK edhe pse vjedhja e mbi 100 milion Euro te ai Koncesioni Sterilizimit (e jo vetem) eshte hapur, prap nuk e merr te pandehur a ne arrest shtepie te pakten ate Ilir Beqen por e heton “te lire” e kur ti teket te shkoje ne SPAK.
SPAK ka shpall sekuestro Inceneratorin e Tiranes (qe eshte fantazem) p[or firmetarin e tij Erion Veline e therret me cilesine ‘ e bashkepunimit me koleget” sic u shpreh vete “Titullari Institucionit” (!)
Pra SPAK nuk vepron ASPAK po nuk pati urdher nga Surreli…e nje urdher i tille nuk i ka vajtur as per Arben Ahmetajn, as per Beqen, as per Veline der sot.
Urdherat jane vetem per Drejtore hajdute por jo per “Titullaret” e tyre. Per ta SPAK nuk ka ASPAK mandat.
UFO-t jemi ne.
Ai vetingu, veting i thenshin, por edhe SPAK po perdoren me shume si mjet demagogjik per te larguar vemendjen nga thelbi I plages madhe.
Kemi mbi tre dekada nen pushtetin e nje klase politike te korruptuar e te pamoralshme. Deri ne v. 2013 korrupsioni u mbrojt me te gjitha mjetet e dhunes (shteterore e mafioze)e deri me arme. Nuk jemi me ne ate periudhe ku drejtesia sundohej nga merrezia, por konstante ngelet rrenimi ne vazhdimesi i mireqenies te mases njerzve dhe pasurimi i pa fre i pakices miliardare.
Kjo ngelet nje evidence e pandryshueshme. Qe te ndryshoje kjo evidence duhet te ndryshoje kjo klase politike.Dhe kete nuk e ka ne dore SPAK. E kemi ne, ne qe e mbollem kete peme bastarde. Pra “UFO”-t jemi ne…
Po bëni gabime drejtshkrimore në faqen e parë “print”! Si shkruhet: “Kush ishin personat…”, apo Cilët ishin ….Kush është për njëjëz dhe Cilët është për shumësin. Pra, duhej: Cilët ishin…
Artan Duka:
KUSH DO TE NDESHKOJE SPAK – UN BEDEL TE DIKTATURES KOMUNISTE PER BURGOSJEN E BELERIT ME AKUZATE SAJUARA ENVERISTE, NJESOJ SI TE PUTINIT PER NAVALNIN NE RUSI DUKE PERDORUR TINZERISHT “PATRIOTIZMIN” ME GISHT NE BYTHE? KUSH DO TE NDESHKOJE SPAK – UN BEDEL TE EDI RAMES QE NUK KA PENGUAR PER 4 VJET VJEDHJEN FONDEVE PUBLIKE ME INCENERATORIN IMAGJINAR TE TIRANES DHE NUK KA RIMBURSUAR ASNJE LEK NE ARKEN E SHTETIT NGA BANDA E GANSTEREVE TE RILINDJES ME PUSHTET?
Kjo eshte ceshtja qe duhet te zgjidhin shqyptaret me SPAK dhe jo me llogjet e tua per reformen e deshtuar ne Drejtesisi nje sukses, fitorje nga Kongresi ne Kongres dhe arritje e Partise se Punes.
Nqs nuk do hetohen e gjykohen ,94(trafiku i armeve drejt ruandese ku u vrane 1 milione njerez),96 vjedhja e votes me dhune,97 tragjedia e madhe e shkaterrimit te shtetit ,shqiperia u kethye ne germadhe,mijera te vdekur,vjedhje masive ( nuk mund te pershkruhet me Pak rreshta),pastaj 2008 tragedia e gerdecit,ku u vrane njerez per interesa fitimi,2011 u vrane protestues nga pushteti…nuk mund te jete drejtesi pa’ vene para pergjegjesise drejtuesit e shtetit me emer e mbiemer, per tragjedite kolektive…deri tani drejtesia eshte nje zvarranik ,(provat per tragjedite i di shumica e shqipetareve ) shembull eshte gerdeci,21 janari…Jane te njejtet prokurore e gjyqtare e une e shikoj me Pak shprese drejtesine me demek te re me mentalitet te vjeter…
Jane shume probleme qe ndikojne direkt punen e SPAK:
– Numri kufizuar i prokuroreve, ku nje pjese jane nen ndikimin e politikes.
– Presioni ne rritje ndaj tij nga politika, pozite e opozite, per interesa te ngushta vetiake.
-Lufta qe i ben indirekt nje pjese e medias, opinioniste e komentus te ndryshe, te paguar apo jo per te dale ne emisione e “mbrojtur” ligjin e dretesine…..Teorite e tyre se duhen prova te pa kontestueshme per te evidentuar pasurite marramendese te politikaneve prokuroreve e gjykatesve etj…..jane thjesht per te zbehur akuzat per pasurim te paligjeshem te tyre….Natyrisht jane te paguar. Vetem kullat nuk shohin njerzit e ligjit dhe politikes.
-Por edhe nderkombetaret duhet te jene me te vendosur e angazhuar per te luftuar korrupsionin e pandeshkushmerine. Po del qe edhe disa nga ata u korruptuakan. Si eshte e verteta me Gonigal?????Mire eshte
qe opinioni ta marri vesh direkt nga burime zyrtare kopetente amerikane, e te mos hamendesohet..
-Opinioni brendeshem tek ne ka marre fund…Nuk i mbeshtet kush nuk ka sindikata, nuk ka opozite, nuk ka media qe te luftoje dhemb per dhemb me vjedhesit.
-Po pasurite e vjedhura do ti kthehen ketij populli? Besoj se jo….Me denime formale e qe te perfitojne nga amnistite djallezore, nuk ka ndryshime ne realitetin shqiptar. Ata qe vjedhin, edhe brenda qelise vazhdojne te vjedhin se e dine qe dalin shpejt dhe i kane rruget e shtruara e strukturat e ngritura. Pyetja me e sakte eshte: Kush nuk vjedh e abuzon me pushtetin? Keta njerz numurohen me kollaj.
Prandaj…..veshtire te ndryshoje situata tek ne…njerzit do vazhdojne vetem te ikin, ate qe e duan politika e korruptuar.
E vertete:
Nuk ka llampe te Aladinit.
Nuk zgjidhem problemet me magjira.
Spaku deri tani eshte instrumenti me i sigurte.
Por edhe kryeministri ka filluar luften kundra korrupsionit ne
administraten e tij dhe shpresoj se do ta coj deri ne fund.
Kjo eshte nje gje e mire per vendin tone dhe duhet te vleresohet.
Ka tendenca ta paraqesin Spakun, BKH-en, Drejtesine, Kryeministrin,
si ne luftte, apo ne kundershtim me njera tjetren. Kjo ka per qellim
te gjeneroj kaos dhe eshte nje deshire ne ekstrem per te penguar
luften kunder korrupsjonit.
Shpifjet nuk po pakesohen. Po akuzojne edhe Z. Eskobar dhe indirekt
aleatin tone strategjik. Keto individe ose veprojne pa menduar dhe
kontrrollohen nga instiktet me te keqia, ose jane armiq te shtetit shqiptar