Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapja e 4 telefonave të gjetur në shtëpinë e ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi “fundosi” Belinda Ballukun dhe Benet Becin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hapja e 4 telefonave të gjetur në shtëpinë e ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi “fundosi” Belinda Ballukun dhe Benet Becin?
KronikeLajmi i fundit

Hapja e 4 telefonave të gjetur në shtëpinë e ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi “fundosi” Belinda Ballukun dhe Benet Becin?

Published: October 26, 2025
Shpërndaje

Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit të ARRSH-së, në atë kohë Ervis Berberi, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh.

Kjo formë hetimi duke depërtuar në komunikimet private të individëve, erdhi pasi prokuroria e Posaçme SPAK, ka ndjerë dështimin me formatin standard të përgjimit telefonik, dhe për pasojë gjatë këtyre 3 viteve të drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, janë sekuestruar më shumë telefona se çdo periudhë tjetër.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se disa ditë pas sekuestrimit të 4 telefonave, po në muajin Shkurt 2024 prokurori i çështjes Dritan Prençi, nxjerr urdhrin për ekspertimin kompjuterik të 4 aparateve telefonike, duke sjellë rikuperimin e një pjese të madhe të bisedave të zhvilluara nga Ervis Berberi në disa platforma elektronike.

- Publicitet -

Dhe 2 muaj pas kryerjes së ekspertimeve të 4 telefonave të Berberit dhe gruas së tij, Adela Ruko, prokurori Prençi në 23 Prill 2024 vendos të hapë një dosje të dytë me Nr. 196, e ndarë nga ajo e Berberit dhe fokusi i hetimit ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci

Mirëpo ekspertimi i 4 telefonave të Ervis Berberit dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, tashmë ka sjellë krijimin e një “pusetë” thithëse për numrin 2 të Shtetit Belinda Balluku dhe vetë kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Mësohet se ky i fundit prej muajit Tetor 2024 e në vijim, rezulton të jetë marrë i pandehur për “Shkelje të pabarazisë në tendera”, që lidhet me një procedurë prokurimi me objekt “Zhvillim strategjik i sektorit Energjitik (Projekt kërkimor) me fond limit prej 695 milion lekë të vjetra.

Bashkë me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për këtë çështje SPAK, ka marrë të pandehur dhe gruan e Ervis Berberit, shtetasen, Adela Ruko, dhe zyrtarë të tjerë si Jonid Kazani, Drejtor i Çështjeve Rregullatore në KESH, dhe zyrtarët Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.

Ndërkohë për këtë rast hetimet vijojnë dhe brenda muajit Prill 2026, SPAK duhet të çojë në gjyq të pandehurit e mësipërm.

Por nga ana tjetër hapja dhe këqyrja e komunikimeve në platformat elektronike, ka sjellë ngritjen e akuzës për shumë zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, ERE-S dhe ministrisë së Infrastrukturës, ku së fundi në rrjetën e këtyre bisedave që kanë prodhuar më pas akuza penale, ka rënë dhe Belinda Balluku, me funksion zv/kryeministre e Shqipërisë dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Mësohet se Belinda Balluku, ka rënë në rrjetën e komunikimeve që ka zhvilluar me vartësin e saj, Ervis Berberi, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Për momentin, nuk dihet me saktësi cila është përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar mes dy zyrtarëve të lartë dhe roli ndikues që ka pasur Belinda Balluku, për paracaktimin e subjekteve fitues në prokurimit publike të zhvilluara nga ARRSH-ja.

Por ajo që dihet tashmë është fakti se këtë javë Belinda Balluku, duhet të paraqitet në ambientet e SPAK, për tu njohur zyrtarisht me akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.

SPAK duke marrë shkak nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes Berberit, gruas së tij Adela Ruko dhe ministres Belinda Balluku, ka regjistruar një dosje të re.

Ndërsa në dobi të këtij hetimi në muajin Prill 2025, prokurori Dritan Prençi, ka kërkuar në ARRSH-ë tërheqjen e dokumenteve që lidhen me praktikën e prokurimit që bën fjalë për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë në seksionin rrugor “Orikum-Himarë” pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë).

Ky tender është hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në 1 dhjetor 2021, ku më pas në muajin Mars 2022, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, do të shpallte fituesin e kontratës me vlerë 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Stucky L.T.D” me pronar të huaj dhe “Gjeokonsult & CO”, në pronësi të Xhevahir Mustafaj.

Këta do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International N.V” në pronësi të një shtetasi Hollandez por me administrator grekun, Ioannis Kirkinezis dhe “Net-Group” në pronësi të Valter Begaj, mik i ngushtë i Ervis Berberit.

Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult& CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender pasi “Stucky” nuk ishte e regjistruar në QKB, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në Mars 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.

Kohëzgjatja e kontratës ishte planifikuar të zgjaste 34 muaj sipas kontratës së zbatimit të punimeve në ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar qëllimisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këto dyshime janë përforcuar dhe kanë krijuar bindjen për paracaktim të fituesit, kur SPAK ka kyçur përmbajtjen e komunikimeve telefonike, ku del edhe Belinda Balluku.

Ndërkohë mësohet se prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që biznesmeni Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group”, ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale bashkëshortes së tij, Loreta Vallja.

Pritet që këtë javë veç Belinda Ballukut, të njihen me akuzat penale dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • K R says:
    October 26, 2025 at 6:46 pm

    SPAK është kthyer në akronimin që personifikon shumëçka sot në Shqipëri. Së pari, pushtet absolut në sytë e të gjithëve. Tmerr në zemrën e disave. Vetëm Trump (jo SHBA) e parakalon në çdo drejtim SPAK-un, bashkë me Dumanin në krye të tij. Si? Sikur një ditë Donald J. Trump të dilte në Dhomën Ovale dhe, teksa firmoste me ekzibicion dhjetëra urdhra ekzekutivë, të thoshte: Listen, në atë “Wonderful country“ se ç’është një kryeprokuror që ka një shef kabineti ithtar të Sorosit dhe palestinezëve. Ma zhdukni brenda ditës së shtunë, ora 12:00.

    Ç’do ndodhte? Çdo gjë do zhdukej si me magji bashkë me Dumanin. Fama, frika, tmerri, shpresa. Të gjithë do hutoheshin, askush s’do ta shihte më me shpresë dhe as me adhurim kreun e SPAK-ut të sotëm. Kaq e thjeshtë është. Kaq pak kemi ndërtuar, sa një emër mund të fiket si një bisht cigareje për t’u ndezur një tjetër, vetëm nga një mesazh prej SHBA. Si në politikë, ashtu dhe në drejtësi.

    Asnjë prej ithtarëve të SPAK-ut, Berishës apo Ramës, nuk do guxonte t’i dilte përkundër një force të tillë. Kujtohet Berisha kur e lanë majë dritares, pothuajse me rrugicë bosh prej një mesazhi të tillë amerikan. Shikojeni Berishën sot, të rilindur vetëm pse i dha dorën atij që i dha një “dorë” Trumpit në zgjedhje. Shikoni Ramën se ç’bën për atë ‘mesazh’: Hoqi nga Instagrami vëllain amerikan me mbiemër Soros, atë që e kishte fotografi më të dashur se vetë Ismail Qemalin.

    Reply
  • Skypion says:
    October 26, 2025 at 7:36 pm

    Po cfare hapje telefonash! Korrupsioni i Ballukut ben mu qe nga larg; eshte sheshit; duket qarte; do te mjaftonte vetem qe prokuroret te benin thjeshte punen e tyre, dhe te hapnin ceshtje kryesisht. E megjithate, nuk mjaftoi kjo, as denoncimet nga opozita ndaj saj ne SPAK. Po atehere, c’ndodhi qe keshtu si krejt papritur na u thirr e korruptuara ne SPAK?!
    E thjeshte: Kryeqenefi vendosi ta beje edhe kete kurban; kjo ishte kurbani i radhes; dhe ta mendosh qe ndjehej e sigurt nen hijen e Rames!
    Eshte e cuditshme, sesi bashkepunetoret e Rames, ata qe nuk u k avajtur mandata per burg akoma, besojne se Rama do t’u sherbeje si nje mbrojtje e sigurte! Sikur t’u kete hedhur magji…
    Si nuk munden ta kuptojne keta njerez qe nje njeri i tille si Rama, qe pat akuzuar te atin e tij ( sipas gazetarit te njohur Baze) per gjene me te turpshme qe nje djale mund te akuzoje babain e tij; nje njeri si Rama qe pikerisht per kete, nuk njihte te birin e tij; nje njeri si Rama qe edhe kur u martua se dyti, e beri thjeshte ne interes te pushtetit ( ata te PR-it i thane se nje lider politik nuk mund te qendronte beqar avanturier) – pra si munden t’i besojne atij?!
    Mund te jete edhe qe jo se i besojne, porqe bejne sikur. Mund te jete qe keta bashkepunetoret e tij, te kene marre parasysh rriskun e larte, qofte edhe te burgut, vetem e vetem qe te behen milionere; ashtu sic ka ndodhur vertete me shume te tjere qe sot jane ne burg ose liruar, si krimineli Saimir Tahiri qe sot thone se eshte nje sipermarres i suksesshem dhe me shume biznese e para
    Dhe me te vertete, te gjithe keta qe i beri kurban, ne fakt nuk se u eshte prekur gjeja e vjedhur; thjeshte po bejne ca pak vite burg. Kjo shpjegon edhe faktin, qe edhe pse gjithe bota e di qe ishte Rama ai qe i beri kurban, nuk thone asgje per kete, perkundrazi lehin e lehin: fajin e ka Saliu!
    Keta jane kriminele shume me te keqinj se trafikantet e droges; te pakten keta te fundit e mbledhin mendjen per rrezikun e larte, se jane me koke ne thes, se shanset per te humbur jeten apo per burg te gjate jane shume te medha; kurse politikanet socialiste te korruptuar bejne miliona me rrezikun e vetem te dy a tre viteve burg e hajt.

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 8:50 pm

    Ceshtja Velia dhe ceshtja Balluku jane ngritur nga PD, Velia u sulmua me Molotov per 1 vit cdo jave,kurse Baluku la ca vjet qe nuk quhet me Beinda ne diskursin e Berishes,por Lubii..Gjetja e fakteve te krimit te vjedhjes dhe korrupsionit eshte tregues qe drejtesia ka filluar te funksionoje.Nuk ka me PANDESHKUESHMERI si ne vakt te Berishes.Nuk ka me intimidim dhe diskretitim te kryeprokurores nga gojejevgu,pse ben detyren ,pse ngriti Akuze per vrasje kur te vraret jane plandosur te pergjakur ne sy te mijra demostruesve dhe miljona qe i shohin nga ekrani.Edhe kete do ja ndalosh kryeprokurores,o bishe gjakatare???????????????? .PD vertet nuk vjen dot ne pushtet me vote,,POR ZERI I SAJ DEGJOHET DHE RESPEKTOHET.
    Ne Europe do shkojme,por me PD suflere,poshte Skenes.

    Reply
  • hallexhiu says:
    October 26, 2025 at 9:00 pm

    Mua me çudit ky palaçua Qyno ; qysh u arrestua bashke me Artan Hoxhen dhe si u liruan ?! Keta jane pjese e spiunllekut qe perpilojne dhe orkestrojne shume gjera. Megjithate parlamenti shqiptare duhet ta rishikoje çeshtjen e ligjshmerise ku liria e personit dhe privatesia nuk egziston me ne Shqiperi. Ma merr mendja se kishte me shume liri ne kohen e Enver Hoxhes se sot. Sot liri ka vetem krimi dhe kriminelet. Si eshte e mundur Qe Sali Berisha me gjithe ato krime ne kurriz flete sikur s’ka ndodhe gje keto 35 vjet?! Ketu duket hapet qe Dumani dh SPAK jane pjese krimit dhe bashkepuntor ne te. Nje rrezik i madh per shqiptaret qe po kthejne kohen e Hitlerit. Kush duhet ta zgjidhe kete?! Ndersa Balliku ne se ka vene dore ne parate e publikut, le ti paguaj sipas ligjit, por kjo çeshtja e Sali Berishes po i shpie njerezit ne vetegjyqesi perballe atyre qe bejne sikur zbatojne ligjin dhe vendosin mbi plepat.

    Reply
  • edi says:
    October 26, 2025 at 10:01 pm

    Hall i madh te paska gjet o halexhi sepse seshte arrestuar Berisha ! Bashkohuni koke me koke me “demokratin” apo te “persekutuarin demo dhe qani hallin e Rames, beni nje ankese ne spak kunder berishes qe megjithese ka ndenjur ne pushtet vetem 13 vjet eshte ai qe e ka fajin qe qeveria e Rames jane te gjithe hajdute !

    Reply
  • chp says:
    October 26, 2025 at 11:07 pm

    Pse socjalistat e Ramortjes dhe sidomos 2 Metroshi Kryeminister e kane hallall poshtrimin qe po i ben SPAK-u me Usaliun e Marikes bashke me sekte antishqiptare ne Amerike qe nga Fazllicet e Serbise & Nick Geixhat e Greqise e deri te mafjozi votimeve LaCipita ??

    Kam shume argumente dhe po permend vetem 1 nga qindra te tille;
    Ne dhjetor 2013 kapet me DRITA NDEZUR” si terrorist Xhelal Mziu se sipas drejtesise ai kishte patur MOSBARAZI NE TENDERA..
    Atehere ne vendin e duhur “ulurija” se kjo mban ere regjizure kriminale se me kete akuze mund te arrestoheshin kush eshte marre me dhenie tenderash giysma e administratave…Thjesht kjo behej ” nga usatallaret” per te eklipsuar krimet e Usaliut Marikes….Por problemi nuk eshte ketu..
    Pas nje jave te arrestimit te Zhelalit hyne nen ambjentet e policise Noka me Strazimirin me pistoleta ne brez qe dukeshin dhe i poshtruan policet e Rames…Kaq mjafton qe te themi se keto veprime te tilla jane KARMA per Ramen
    sepse kur ke TEPSINE. & TIMONIN dhe vota plebishitare dhe rri si FRYKS me Sali Belerin dhe trim i cartur me kufomen e Enverit ..keshtu do ta pesoi si Leloja te filmi “Lulkuqet mbi mur” dhe e meriton..

    Reply
    • ¿? says:
      October 27, 2025 at 11:00 am

      Enveristi YÇ ben sikur nuk e kupton qe edhe Salehu, edhe Ramortja jane kelyshet e Enverit. Leqe me idiotizmin karakteristik te Enveristave edhe mund te mos e kuptoje me verte.

      Reply
  • Bariu fushës says:
    October 27, 2025 at 6:53 am

    Spak është berë si SS gjerman i Hitlerit dhe Heimlerit dikur.Kush ishte çafir e hante .Spak i Berishës dhe Ramës kush punon e pëson.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Protestë në Kakome, banorët shembin rrethimin që kufizonte tokat prej 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Dudumi on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  4. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?