Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Hapni Hormuzin o k*pila’! Trump lëshon gojën, përgjigjet Teherani: Ndalo, po e çon SHBA në ferr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Hapni Hormuzin o k*pila’! Trump lëshon gojën, përgjigjet Teherani: Ndalo, po e çon SHBA në ferr
AktualitetBote

‘Hapni Hormuzin o k*pila’! Trump lëshon gojën, përgjigjet Teherani: Ndalo, po e çon SHBA në ferr

Published: April 6, 2026
Shpërndaje

Teksa Shtëpia e Bardhë mohoi pretendimet se Presidenti amerikan ishte shtruar ditën e djeshme në spital, vetë Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke paralajmëruar shkatërrimin e gjithë urave dhe infrastrukturës energjitike të vendit, nëse Kanali i Hormuzit nuk hapet deri të martën.

“E marta do të jetë dita e urave dhe infrastrukturës energjetike në Iran, të gjitha në një. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticat e mallkuara, ju kopilë të çmendur, ose do të shkoni në ferr – DO ta SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, ka paralajmëruar Trump.

Kreu i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i është përgjigjur drejtpërdrejt presidentit amerikan me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

- Publicitet -

“Veprimet e tua të pamenduara po i çojnë Shtetet e Bashkuara në një ferr të vërtetë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet”, shkroi ai.

Dhe ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po hyn në ditën e 37-të, Irani dhe Omani po negociojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas Ministrisë së Jashtme të Omanit.

Po ashtu ditën e sotme, forcat speciale amerikane kanë njoftuar se kanë gjetur pilotin e zhdukur në Iran pas rrëzimit të një F-15 të premten. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe anëtarë të lartë të stafit të tij ndoqën operacionet e shpëtimit.

Trump ka njoftuar se piloti gëzon shëndet të plotë dhe i quajti operacionet e shpëtimet si një nga më të guximshmet në historinë e SHBA-së.

Ushtria amerikane ka dërguar dhjetëra avionë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta gjetur atë. Jam i lumtur të raportoj se ai është shëndoshë e mirë.

Shpëtimi, i atribuohet suksesit të djeshëm me gjetjen e një piloti tjetër të guximshëm, një lajm që nuk e konfirmuam menjëherë, në mënyrë që të mos rrezikohej suksesi i operacionit tonë të dytë të shpëtimit”, tha Trump në Truth.

Por Pasdaran pretendon se ka shkatërruar një nga avionët që ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.

“Një avion armik amerikan që kërkonte pilotin e rrëzuar u shkatërrua në rajonin jugor të Isfahanit”, njoftuan Garda Revolucionare.

Ushtria izraelite nga ana tjetër ka deklaruar se ka nisur sulme të reja ndaj infrastrukturës së Hezbollahut në Bejrut. Po ashtu, grupi i mbështetur nga Irani, Hezbollah, thotë se ka lëshuar raketa drejt Izraelit verior – të cilat IDF pretendon se i ka kapur.

Ndërkohë, organizata e vendeve eksportuese të naftës dhe aleatët e saj (OPEC+) kanë vendosur të rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë duke nisur nga muaji maj. Vendimi u mor nga tetë vendet kryesore prodhuese, por zbatimi i tij mbetet i pasigurt për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?