Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Haradinaj: T’i kalojmë festat si evropianë të civilizuar, jo në barrikada e me urrejtje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Haradinaj: T’i kalojmë festat si evropianë të civilizuar, jo në barrikada e me urrejtje
AktualitetKosovë

Haradinaj: T’i kalojmë festat si evropianë të civilizuar, jo në barrikada e me urrejtje

Published: December 21, 2022
Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje serbëve lokalë në veri të Kosovës dhe udhëheqësve të tyre politikë që të heqin barrikadat, duke thënë se ata nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak nuk kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.

Postimi i plotë:

T’i kalojmë festat e fundvitit në qetësinë familjare e jo në barrikada

- Publicitet -

Serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë, duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre. Nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, (përjashto agresionin rus në Ukrainë), ku pengohet lëvizja e njerëzve, pos në veri të Kosovës.

Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara.

Institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë.

Nuk besoj se ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës.

Prandaj, serbët në veri nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.
I ftoj përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e gjithë njerëzit e arsyeshëm, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave.
Po ashtu, u bëj thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës apo të Serbisë, NATO-s e KFORIT, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave, kësaj njolle të fundit në Evropë.

T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë e të civilizuar, në qetësinë familjare e jo në barrikada e me urrejtje për njëri-tjetrin.

Miqësisht Ramush Haradinaj

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gaqi says:
    December 21, 2022 at 1:13 pm

    Klloun, te duket vetja si Rambo por nje njeri fallco je. Harram mbeshtetja qe te kemi dhene kur ishe ne Hage.

    Reply
  • Andis says:
    December 22, 2022 at 3:12 am

    Nje dron bajraktar i rregullon dhe I sheshon gjerat me barrikadat ne Kosove.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  • Gjykata franceze rrëzon kërkesën e Ermal Beqirajt, biznesmeni mbetet në burg, pritet ekstradimi në Shqipëri
  • LISTA: 50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?